Te nderuar antare dhe miq te shoqates Alba – Dansk ,ju uroj vitin e ri 2017 ,me shume te mira dhe arritje ne familjet tuaja .Qofte per te gjithe ne nje vite i begate,me sa me shume te mira materiale e shpirterore,Me sa me shume gezime ne familjet tona,ku te mbreteroje paqja ,dashuria e sinqeriteti.Te jemi me te bashuar me njeri tjetri,ti gjindemi prane ne gezime dhe ne fatekeqesi.
Te mendojme dhe te sjellim syte dhe nga ata qe nuk jane te afte per pune,per invalidet e luftes dhe familjet e tyre,per femijet bonjake,te tregojme me shume perkujdesje,sepse dhe ata jane pjese e shoqerise sone.Tu gjindemi me afer te vetmuarve te semurve tu perkushtojme me shume kohe.
Prinder te nderuar,te kushtojme me shume kohe per mirerritjen e perkujdesjen e femijve tone,qe ata te rriten me dashurine per atdheun e tyre per token “Meme”,sepse viti qe lame pas kaloi me shume ngjarje te dhimbeshme e situata te pakendeshme ne familjet shqiptare.
Gjate vitit qe lame pas,dhuna ne familje njohu shume rritje,ndaj me shume perkujdesje,te dhurojme me shume dashuri per njeri tjetrin.
Viti 2o17 ,eshte viti i realizimit te shume detyrave dhe te puneve tona,vit i afrimit dhe i konfirmimit te me shume vlerave tona kulturore dhe ne te gjitha aspektet e jetes.
Ne mergimtaret,atje ku jetojme e punojme te tregojme kulturen e traditat tona te shkelqyera ,qe te jemi shembul i mire para autoriteteve te vendeve ku jetojme ,por dhe para popujve te tjere ku jetojme ne bashkesi.
URIME DHE PACI GJITHMONE GEZIME NE FAMILJET TUAJA,PAQE E RESPEKT,LUMTURI E DASHURI,SEPSE KESHTU E LARTESOJME KALANE E MADHE TE SHQIPTARVE.
GEZUAR 2017 !
KRYESIA E SHOQATES “ALBA – DANSK ”
Kopenhage – Danimarke – Dhjetor 20126.


Leave a Reply