Përbërësit:
300gr biskota të bluara
5 lugë sheqer pluhur
150gr margarinë e shkrirë
Lëng dardhe sipas dëshires
4 dardha të mëdha
5 filxhan sheqer
3 filxhan ujë
2 pudinka vanilje
Krem pana (shllag)
Arra të bluara
Udhëzimet:
1. Përziejm biskotat e bluara, sheqerin pluhur, margarinen e shkrier.
2. Përziejm të gjitha dhe pastaj shtojmë lëng të dardhës sipas nevojës apo dëshirës derisa masa të bëhet e njëtrajtshme të cilen do të mund t’a shtrini lehtësisht në kallëpin për ëmbëlsira
3. Dardhat i qërojm dhe grijmë në copa katrore të vogla.
Shtojmë ujin dhe sheqerin dhe ziejm për 10 minuta
4. Pluhurin e pudinkave e tretim me pak ujë të ftohët dhe shtojmë tek dardhat që zihen dhe përziejm vazhdimisht deri sa të trashet masa.
5. Kremin e largojmë nga zjarri, e lëmë pak të ftohet, dhe e qesim përsipër shtreses me biskota dhe e lëmë të ftohet.
6. Pas ftohjes e dekorojmë me krem pana dhe arra të bluara
Leave a Reply