Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë, kanë reaguar pozitivisht ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e konsideroi Ligjin e Vettingut konform kushtetutës, duke mos pranuar kërkesën e PD e cila e konsideronte atë të jashtëligjshëm. “Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vetingut. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, nxisim udhëheqësit shqiptarë të punojnë me shpejtësi për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri” bëhet e ditur në një deklaratët të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Një reformë kuptimplotë që i largon gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi gjyqësor gëzon mbështetjen e publikut të gjerë dhe është një prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, vlerëson deklarata.
Nga ana e tij Delegacion i BE në Tiranë, në një deklaratë për shtyp, nënvizon se “BE-ja i inkurajon autoritetet shqiptare të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është thelbësore për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është pritur gjatë nga qytetarët shqiptarë. Komisioni Evropian,do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi vetingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit” shkruhet në deklaratën e Delegacionit të BE në Tiranë.
TVSH


Leave a Reply