Në emisionin “Të shihemi në gjyq” me moderatore juristen e njohur Eni Cobani, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Në sallën e spektaklit sot përballë njëri tjetrit u gjendën burrë e grua një cift, protagonist të një ngjarjeje dramatike. Burri, i quajtur Artur Velo është i dënuar me 13 vjet burg dhe është lejuar të marri pjesë në sallën e së “Dielës shqiptare”.
Historia është shumë prekëse, djali është i dënuar për trafik droge dhe për konflikt me armë me policinë dhe pretendon se ka fakte që është i pafajshëm. Gruaja e tij nuk e beson dhe nuk i lejon t’i sjellë vajzën në burg. Emanuela, gruaja e Arturit, thotë se familja e burrit ska mundësi ekonomike ta mbajë dhe ndaj ajo do të ndahet.
Prekës ishte momenti kur i ati shkoi përpara sallës dhe i bëri thirrje drejtësisë ta zgjidhë sa më shpejt këtë cështje. Nëse Arturi do të dilte i dënuar, atëherë drejtësia të zbatojë vendimin, tha ai.


Leave a Reply