Me kurora lulesh në dorë, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa pritet që nesër në orën 10:00 të mengjesit të ia mësyejnë memorialit të 14 qytetarëve serbë të vrarë gjatë luftës, i cili gjendet në fshatin Grackë të Lipjanit. E një akt i tillë do të ishte krejt normal sikur në pllakën përkujtimore të mos shkruante “viktima të terrorit shqiptar të korrikut të vitit 1999”, apo siç thuhet me terma fyes në serbusht “shiptarskog terora”.
Ndonëse kjo vizitë dhe nderim nuk po bëhet për herë të parë nga Thaçi e Mustafa, ajo çfarë e rëndon këtë gjendje është fakti që nesër është 28 Nëntori, apo siç njihet në mesin e shqiptarëve si “Dita e Flamurit”. Dhe në vend që drejtuesit e institucioneve të nderojnë dëshmorët e familjes Jashari apo Haradinaj dhe shumë familjeve të tjera që dhanë shumë për luftën dhe flamurin kuq e zi, ata kanë zgjedhur të nderojnë para një pllake ku ka mbishkrim që shqiptarët i cilëson kriminelë.
Më poshtë e keni të bashkangjitur agjendën e vizitave me 28 Nëntor nga Thaçi e Mustafa, si dhe fotografinë e pllakës përkujtimore ku do të bëhen nderime:
AGJENDA E PËRBASHKËT E KRYEMINISTRIT DHE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS:
1. Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi bëjnë nderime para memorialit të 14 të vrarëve serbë gjat luftës së Kosovës në Lipja, së bashku edhe me përfaqësuesit e Listës Srpska.
VENDI: Grackë, Lipjan
KOHA: 10:00
2. Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi bëjnë nderime në Velani, para varrit të Presidentit Historik, Dr.Ibrahim Rugova.
VENDI: Lagja Velania, Prishtinë
KOHA: 13:00
pampress.com
Leave a Reply