Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqendrën e Kosovës, pikërisht në Ditën e Flamurit kombëtar, me 28 Nëntor. Policia e Kosovës ka arrestuar analistin e emisionit Click, z. Halil Matoshi, i cili është kapur në flagrancë duke larguar flamujt kombëtar që janë vendosur për hir të kësaj dite rrugëve të kryeqytetit.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Matoshi është përplasur ashpër me policët, të cilët e kanë arrestuar dhunshëm, porse ai gjatë gjithë kohës nuk është ndalur së brohorituri “Rroftë kombi kosovar!” dhe “Pa komb kosovar, s’do t’ketë as shqiptarë”.
Matoshi momentalisht gjendet në stacionin policor “Qendra” dhe priitet që të dërgohet në mbajtje për 48 orë. /PaPmress/
Leave a Reply