Festa e 100 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise e organizuar nga Radio Projekti 21 dhe Shoqata Alba – Dansk ,ishin nje nder festat e ralla qe organizohen ne Skandinavi ,ku prioritet i jipet Camerise. Kesaj historie te dhimbshme te kesaj pjese te kombit. Ne program ishte caktuar qe festen madheshtore te 100 vjetorit te hapet me dy kengetaret nga Cameria,ikonat e kenges Came ,Hysni Alushi dhe Enkilejda Arifi (Alushi) .Pra xhaxha e mbese do te hapnin programin me kengen tashme hymen te Camerise “Vaj e mall per Camerine”.Nje atmosfere e jashtezakonte ne salle kur ata kendonin ,te shoqeruar edhe nga bija e Camerise ,por dhe sponsorja e kryesore e kengetarve z.Malvina Qirko qe i shoqeronte me dy te reja te tjera me vallen came. Malvina e veshur me nje fustan te kuq simbolizonte ngjyren e flamurit ,si nje bije e denje e Camerise. Ishte hera e pare pas kaq kaq vitesh qe kenga Came pushtonte sallen dhe njerzit duatrokisnin pa u ndalur,por ne syte e shumeve prej bashkeadhetarve kishte pika loti,sepse vete kenga came ate ate dhimbjen brenda,qe mergimtaret ne nje menyre a ne nje tjeter e kane perjetuar ate. Ndaj duartrokasin dhe gezojne por dhe lotet jane ato qe tregojne me shume,se ajo toke shqiptare duhet ti bashkangjitet truallit arbnor. E tek takon spektatore te ndryshem ne salle dhe kerkon te dish, se si po ja kalojne ne kete feste te shqiptareve ata falenderoje me gjithe zemer shoqaten “Alba -Dansk” qe i ftoi keto kengetare ,por nuk mund te lene pa permendur edhe bijen e Camerise Malvinen qe me kursimet e saja beri te mundur ardhjen e ketyre ikonave te kenges Came,qe i gezoi dhe i mbushi me shume emocione te gjithe te pranishmit ne salle. Sepse si Hysniu dhe Enkilejda nuk kendojne mire vetem kengen Came ,por ata jane te njohur edhe me repertorin e shumte te te gjitha trevat shqiptare dhe kendojne ne cdo gezim familjar qe kane shqiptaret kudo ku ata jetojne e punojne. Ata jane te pranishem edhe ne Diaspore ,ne te gjitha festat shqiptare. Para kesaj feste ata kishin qene te ftuar ne komunitetin shqiptar ne Kanada,ku ishin teper te entusiast per mikepritjen e shqiptarve. Por ne nje interviste ekskluzive qe drejtori i Radio Projektit i beri te dy kengetarve ,ata shprehen mirenjohjen e tyre per mikpritjen e komunitetit shqiptar edhe ne Danimarke dhe premtuan se do te jene dhe here te tjera te pranishem ne festat e ketij komuniteti. Po ashtu falenderuan Shoqaten “Alba – Dansk” per ftesen,por nje pershendetje dhe nje urim te vecante bene edhe per Malvinen qe e beri te muduar ardhjen e tyre qe te gezojne se bashku me komunitetin shqiptar ne Danimarke. Ata treguan e Cameria eshte nje plage e tyre dhe nje amanet i te parve dhe ne do te vazhdojme ti thurim kenge gjithnje camerise dhe vuajteve te atyre bijve dhe bijave Came dhe se nuk do ndalemi kurre duke kerkur te drejtat tona legjetime.
Me poshte do percjellim per te gjithe lexuesit dhe viitoret e faqes “Alba – Dansk ” dicka me teper nga jeta dhe veprimtaria e ketyre dy artisteve te medhenj nga Cameria,per ta kompletuar edhe me mire punen dhe aktivitetin e tyre.











Hysni Alushi – Vajzes Came

Mua te shkretin se cme gjeti
mos e gjet asnje njeri
ra nje shi u be qameti
ndeza zjarrin qe te rri
epo lart ne stan
atje ne male mblodha
dhen e mblodha dhi
nje came mu be havale
e nuk kish naten ku te di
ref:
Aq e bukur ish shejtania
sa me la naten pa gjume
kush se di se cte ben camja
le te vi e tja them un
Njeri tjetrit ju afruam
ishte ftohte e binte shi
dhe me brucen u mbuluam
tere naten sa u di
epo nuk e di se cmolloisem
hallin bashk te dy e qam
trup me trup u rokullisem
o tere naten o sa u tham
ref:Aq e bukur ish shejtanja
sa me la naten pa gjum
kush se di se cte ben camja
le te vi e tja them un.
Me shume kenge nga: Hysni Alushi
Hysni Alushi
Hysni Alushi – Ne Dasmen E Vajzes Time
Hysni Alushi – Nuse Babai Te Percjell
Hysni Alushi – Dasma çame
Hysni Alushi – Dhender Ne Paramithi
Hysni Alushi – Osman Taka
Hysni Alushi – Qe Ne Dhjete Vjece
Flet këngëtarja çame Enkelejda (Alushi) Arifi
Tropoja dhe camëria janë një
Tani koha punon për camërinë
Kënga është gjuha më e bukur e mirëkuptimit, mirësisë, dashurisë traditave, zakoneve, kulturës së një kombi.
Nga Albert Zholi
Para disa ditësh në TOB u zhvillua koncerti recital i këngëtares së mirënjohur tropojane Fatmira Breçani, me rastin e 50-vjetorit të lindjes së saj. Në këtë koncert ishte e ftuar dhe këngëtarja çame Enkelejda (Alushi), Arifi (e martuar në Kosovë), së bashku me xhaxhanë e sajë Hysni Alushi. Në këtë koncert, ata kënduan dy këngët hit për çamërinë “Vaj e mall për Çamërinë” , “Lermë të të shikoj” që bënë që spektatorët e TOB të ngriheshin në këmbë. Ishte një koncert interesant, jo vetëm se u këndua live, por kryesorja ishte se u kënduan këngë nga dy këngëtare nga viset më skajore të kombit shqiptar, nga Camëria dhe nga Tropoja. Ndaj dhe ky koncert i ideuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, ngjalli shumë interes dhe debat. Pas koncertit për “Telegraf” zhvilluam këtë bisedë me këngëtaren çame Enkelejda Alushi.
Znj Enkelejda, ishte dëshira juaj, apo ftesa e Fatmira Breçanit që të merrnit pjesë në këtë koncert recital, me rastin e 50-vjetorit të lindjes së këngëtares tropojane Breçani?
-Qesh). Në fakt kërkesa ishte nga ana e Presidentit të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, z. Haklaj, por dhe të mos ishte kjo ftesë, unë do të vija vetë në këtë koncert.
Përse?
Janë shumë arsye. Njëra prej tyre është se kam kohë që njihem me këngëtaren Fatmira Breçani dhe më ka pëlqyer zëri i saj, mënyra e veçantë e të kënduarit, tekstet e këngëve, potenca e saj e zërit, etj…Me Fatmirën unë kam marrë pjesë në shumë koncerte që ka zhvilluar Unioni Artistik I Kombit Shqiptar, në të gjithë trevat e kombit shqiptar. Kemi marrë pjesë në koncertet e zhvilluara në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, sarandë etj..pa diskutuar për në Tiranë. Kemi bi 3 vjet që këndojmë bashkë dhe ajo më ka pëlqyer edhe si karakter, si njeri, si femër tradicionale. Pra këto ishin disa nga arsyet që unë do të vija patjetër në këtë koncert të saj.
Si u ndjetë në këtë koncert?
Cdo koncert ka të veçantat e tij, ka bukuritë e tij. Pork y koncert ishte I veçanta sepse salla dhe pse ishte me ftesa, ishte mbushur plot, kishte shumë personalitete të të gjitha fushave dhe të gjitha këngët ishin të shoqëruara nga fillii në fund me duartrokitje. Dhe ajo që do veçoj ishte se Fatira si gjithonë këndoi live, ashtu siç kënduam dhe unë me xhaxhain. Pra ne jemi tre këngëtarë që këndojmë që këndojmë gjithmonë live, ndryshe nga shumë këngëtaë që spërdorin këtë mënyrë të kënduari.
Në repertotin tuaj gjithmonë znë vend dhe dy këngët pë çamërinë, origjinën tuaj. Si priten nga publiku këto dy këngë?
Ju e patë vetë se si u pritën. Dua tju them se këto dy këngë janë këngë hite që sa më shumë kalon koha ato bëhen më të dashura, më të dëgjuara, më të bukura. Ju ishir se si u ngrit në këmbë gjithë TOB dhe kënga u shoqërua vetëm me duartrokitje. Populli ynë është një popull shummë I ndjeshëm ndaj historisë. Tashmë dihet nga të gjithë ashtu sikundër e thonë dhe dy këngët tona se sa kanë vuajtur populli I çamërisë nga andartët grekë, se si ata u zbuan padrejtësisht nga tokat e të parëve të tyre. Camëria është si Kosova. Ajo ëshët pjesë e kombit shqiptar. Nqs koha e vuri në vend padrejtësinë ndaj Kosovë, tashmë ka ardhë koha e krahinës së camërisë. Po ju them se kur kam kënduar këngën e parë për Camërinë në Kosovë aty ju pë promovimi) salla u ngrit e gjitha në këmbë, sa u duk sikur nga duartrokitjet, ndërtesa ku bëhëj koncerti do të shembej. “Vaj e mall për Çamërinë””, edhe sot dëgjohet me shumë kureshtje dhe në çdo shtëpi kosovare. Kosovarët që e dinë çdo të thotë të jetosh jashtë strehës tënde qoftë dhe përkohësisht, I japin vlerën që duhet Camërisë dhe popullit të saj.
Në këtë koncert ju ishit dy këngëtare, një nga skaji më verior I Shqipërisë dhe tjetar nga pjesa më jugore. Ishte rastësi?
Edhe po edhe jo. Por dua të them se ishte shumë domethënëse në të dy rastet. Ishte domethënëse sepse jemi në një monet që kombit shqiptar I duhet unitet më shuë se kurrë. Vetëm me këtë unitet ne miund të kërkojmë të drejtën e Camërisë që koha e ka mbuluar me pluhurin e harresës, por që sot, djemtë dhe vajzat çame, intelektualët e vetë shiptarë, politika shqiptare po e heq këtë pluhur, për të vënë padrejtësitë në vend. Tashmë është koha e Camërisë. Në këtë koncert ne donim të tregonim se shqiptarët nga veri në jug janë një dhe të pandarë. Kënga është ajo që e bashkon më shumë një komb. Kënga është gjuha më e bukur e mirëkuptimit, mirësisë, dashurisë traditave, zakoneve, kulturës së një kombi.
A keni ndonjë projekt për të kënduar edhe në jug, në pjesën e camërisë shqiptare?
Po. Dihet tashmë se Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, çdo vit, në verë organizon në Sarandë dhe Konispol një spekakël kushtuar Camërisë, këngëve të kësaj krahine. Eshtë i katërti vit radhasi që ne do këndojmë për camërinë në skajin më jugor të saj. Dhe kjo është shumë sinjifikative, pasai mban ndezur ëndrrat shumëvjeçare të popullit çam. Unë kam tashmë një ide të re për një këngë ndryshe për çamërinë, por ende është projekt. Le t’ja lëmë kohës këtë project (qesh).
Egjithatë kënga juaj e parë mbetet si himn për Camërinë?
Për mua të dyja janë njësoj. Secila ka rëndësinë dhe mesazhin e vet. Ajo është e para ndaj dëgjuesi si duket mësohet më shpejt, por ajo I la vend këngës tjetër, po aq të bukur…
Mund të na thuash dy vargje të këngës së parë?
. Do ti them duke kënduar:
Kur të shoh kështu moj xhane
Me jelek e çitjane
Borzilok e manxurane
Çame e kaluar çame.
Vite të tëra e martuar në Kosovë. Jeni ambientuar?
Qesh. Më duket se kam lindur aty. Kosova më duket si pjesë e Shqipërisë, ku s’kam asnjë dyzim, hamendësi, se ndodhem në vend të huaj. Më duket se jam në Rrogozhinë, në Durrës, në Prishtinë, Gjithçka më duket shqiptare. Gjuha, tarditat, zakonet, kënga etj…Më duket se jam në shtëpinë e prindërve të mi. Por do të doja të isha këto ditë në Camëri (loton).
Pra e keni një peng në jetë?
Eh. Nuk mund të them se është peng, është një ëndërr që pres të realizohet. Dua të shkoj në vendlindjen e gjyshërve të mi…
Lermë një si të të shikoj
Sa herë malli të më marrë
Lermë një baçe ta punoj
Që kur të vdes të kem një varr.
BALADE CAME
Ylberi, si nje pershendetje e perlotur
lamtumire,
u zhduk matane largesive,
mbi kreshtat e flakeve,
neper shi.
Matane largesive u zhduk e perflakur
Cameria
dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e
lashta epirote,
mbi te shtrenjtat troje tona
stergjyshore.
Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete.
Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge
neper bregore.
Dhe kudo toka came,
mbuluar nga rete,
renkon e mbytur ne gjak e lot,
e mbetur shkrete,
pa zot.
Na e tregojne drejtimin plumbat,
na e ndricojne rrugen flake, qe gjithe
token kane perpire.
Pas shpinave tona perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive.
Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi…
Lamtumire, Cameri!
Enkelejda Alushi, kompozuar nga Edmond Zhulali, me vargje të poetit Bilal Xhaferri.
Intervistë me këngëtaren Enkelejda Alushi – Arifi

Gjyshi im më kish thënë, se kur jemi ndarë, atje ke vëllanë, që kurrë se ke parë
Se kur jemi ndarë
Atje ke vëllanë
Që kurrë nuk e ke parëShumë kohë u mendova
Ç’ka u bë sahati
Vajta të takoja
Vëllanë nga Filati
O moj nuse e bukur
Ç’të solli kësaj ane
Kështu në të dukur,
Më dukesh si çame
Kur të shoh kështu moj xhane
Me jelek e çitjane
Borzilok e manxurane
Çame e kaluar çame.
Me këto vargje filloi biseda me këngëtaren çame Enkelejda Arifi në ambientet e TOB. Nuk i këndonte vargjet e këngës, por i recitonte. Me atë ndjeshmëri dhe pathos si në këngë. Rreth tryezës ishin mbledhur me dhjetëra simpatizantë të saj dhe ajo mes lotëve recitonte vargjet e këngës Hit në Kosovë “Vaj e mall për Çamërinë”. Një këngë që të ngjall emocion, të shtang, të mallon, të rrënqeth, të bën të kërkosh të pamundurën. Kënga e saj është një Apel për gjithë politikën shqiptare, për organizmat ndërkombëtarë: Ktheni sytë nga Çamëria, nga kjo trevë perlë e bukurisë shqiptare. Ktheni vëmendjen dhe sytë, nga kjo tokë shqiptare e lënë në harresë, ku vëllai është ndarë nga vëllai, nëna nga fëmija, gjyshi nga nipi, motra nga vëllai në mënyrën më të padrejtë. Gjithë biseda kaloi mes lotësh, ku ajo në gjithë rrugëtimin e saj jetësor deri në ngjitjen në skenë, për asnjë momnet nuk ka lënë vend pa u prezantuar “Unë jam çame”.
Ju jeni me origjinë nga Çamëria. Na thoni çfarë ju kanë treguar prindërit, kur janë larguar nga Çamëria dhe si janë vendosur në Rrogozhinë?
Unë di që gjyshërit e mi janë larguar nga Çamëria kur ka ndodhur eksodi. Kanë qenë vitet ‘43-‘44. Ata janë vendosur në hyrje të Rogozhinës, ku banonin 80% vetëm me banorë çam, dhe ajo lagje quhet lagja “Miqësia”. Ka qenë një lagje tipike çame, ku kemi ruajtur të gjitha adetet tona.
Çfarë ju kanë treguar prindërit tuaj për shpërnguljen nga Çamëria?
Në ato vite unë di që burrat e fisit të babait tim kanë ardhur më përpara në Shqipëri sepse i merrnin ushtar me zor, ata nuk donin të ishin në shërbimin ushtarak të Greqisë. Gjyshi im ka qenë nga një fshat afër Filatit edhe gjyshja që është ende gjallë është edhe ajo nga një fshat afër Filatit që quhet Vorsela. Këto dy fshatra i ndante vetëm një lum.
Çfarë ju ka ngelur në mendjen tuaj ndonjë këngë apo ndonjë histori që ju ka treguar gjyshi apo gjyshja juaj për Çamërinë?
Ka shumë histori që më kanë thënë, por ajo që mua më ka ngelur në kokë është kur gjyshja ime ishte e vogël dhe tregonte se kur shkonim në shkollë na mësonin me zor greqisht. Ne, tregonte ajo, në shtëpi flisnim shqipe të pastër, por në shkollë mësuesit kanë qenë aq të rreptë sa na mësonin me zor greqishten. Mësuesit po të dinin se nxënësit mësonin gjuhë tjetër përveç greqishtes i dënonin shumë rreptë. Gjyshja ime ka pasur flokë të gjatë dhe i ka pasur me tre gërsheta të gjata. Mësuesja i thotë se duhet t’i presësh leshërat, nëna e saj nuk ia ka prerë dhe kur shkoi në shkollë mësuesja ia preu të tria gërshetat. Kur ia kanë prerë flokët në shkollë ajo ka ikur nga shkolla dhe ka shkuar në shtëpi duke qarë. Grekët kanë dashur jo vetëm të zhduknin gjuhën, por edhe zakonet dhe traditat. Këtë histori gjyshja ime ma ka treguar kur lidhte gërshetat e mia kur unë kam qenë e vogël.. Gjyshi im Ramiu që tani ka disa vjet që ka vdekur ka kënduar shumë bukur. Këtë ndoshta e kemi trashëguar unë dhe xhaxhai im. Gjyshi im për një kohë të gjatë ka lënduar në shtrat, ku humbi të dëgjuarit dhe të parit, por ai vazhdimisht këndonte. Ai këndonte ato këngë çame aq të bukura, ku mund të veçoj një këngë ku tregonte për Ccamërinë kur një pjesë shkoi në Turqi, një pjesë në Shqipëri dhe një pjesë tjetër humbën fare dhe nuk i dihet më filli i tyre. Unë fjalët e këngës nuk i kujtoj dot se kam qenë shumë e vogël, por kujtoj lotët që i dilnin dhe zërin që i dridhej gjyshit tim.
Këngën “Vaj dhe dhe mall për Çamërinë” kë ka kompozitor, autor teksti dhe kush ju ka ftuar për ta kënduar këtë këngë?
Unë dhe xhaxhai im kemi bërë disa këngë, secili për hesap të vet. Një ditë kur po pinim një kafe në Durrës tek Vollga na lindi ideja të bënim një këngë bashkë. Diskutuam se Edi Balili bën shumë këngë të bukura, por jo të jugut të trevës sonë, por të Shqipërisë së mesme. Vendosëm të kontaktonim me Edin. I themi se duam të bëjmë diçka të bukur bashkë, por e duam të trevës sonë. Ai na tha se unë kam shumë përvojë për këngët e jugut, por na tha ta diskutojmë. Meqenëse çështja Çame është problem i ditës menduam të bënim ndonjë baladë të mallëngjer apo të gëzuar. Vendosëm të bënim një baladë për të sensibilizuar të gjithë masën, ku njerëzit të ndjejnë atë dramën e madhe të ndarjes çame. Në atë kohë janë ndarë familje të tëra nga njëri-tjetri. Duke qenë se, ne jemi xhaxha dhe mbesë vendosëm që në këngë të luanim rolin motër e vëlla. Mendimi i kësaj drame familjare ishte e Jorgo Papingjit. Ka qenë një periudhë e gjatë 6-7 muaj që ne rrinin në kontakt të katër me telefon. Mbas shumë bisedimeve na vjen Jorgo me temën e trajtuar dhe me tekstin e shkruar që më pas Edi hodhi notat e para në pentagram.
Kur filloi të realizohej për herë të parë kjo këngë?
Ka qenë fundi i nëntorit dhe fillimi i dhejtorit të vitit 2006, ku klipi nuk ishte bërë akoma. Kënga është anonçuar në Radio Televizionion e Kosovës në programin e Vitit të Ri. Kur ne sollëm diskun për ta dëgjuar të inçizuar (në sallën e RTK), të gjithë artistët që rrinin për të inçizuar pjesët e veta, atë natë u shtangën. Pas dëgjimit të parë, të pranishmit kishin shumë dëshirë që ta dëgjonin sërishmi. Kënga u përsërit 2-3 herë, ku për pjesmarrësit e atij niveli nuk ishte e zakonëshme. Kur flitet që u prekën artistët çfarë mund të thuash për dëgjuesin e thjeshtë kur nga ana artistike do të ishin shumë të virgjër. Dhe e dyta ishte në Radion 21, ku shumë artistë na uruan dhe na jepnin komplimente. Kjo ishte një këngë çame dhe ne ishim të sigurtë që komuniteti çam këtë këngë do ta përpinte menjëherë, por nuk ishim të sigurtë se si do ta priste këtë këngë Shqipëria e Mesme dhe aq më tepër Kosova.
Si u ndjetë në atë moment në ambjentet e RTV-së?
U ndjeva shumë mirë. Që kur bëhej realizimi ne e pamë nga ana teknike, zëri etj. Ishte një këngë që dallonte totalisht nga të tjerët. Ishte një mbresë shumë e madhe kur shikoje reagimin e të tjerëve. Reagimet ishin nga më të ndryshmet dhe reagimet na bënin që të ndjeheshim mirë.
Ju tani keni vendosur të bëni një album tjetër vetëm me këngë për Çamërinë?
Ne sapo kemi realizuar këngën e dytë, e cila titullohet: “Çamëri nuse me halle”. Është një pogonishte tipike çame dhe është më ndryshe nga e para, pasi ka pak revoltë dhe protestë brenda saj. Ndërsa kënga e parë sensibilizon masën, kjo e tanishmja i gjallëron dhe i organizon pak më shumë ata. Besoj se kemi bërë një këngë të mirë dhe mendoj se brenda dy javëve audienca do ta shikojë edhe të realizuar edhe në videoklip.
Me kë e keni realizuar këtë këngë?
Është i njëjti autor, i njëjti staf.
A ke ndonjë peng në jetë?
Kam, por nuk mund të them se është peng. Kjo është një ëndërr që pres të realizohet. Dua të shkoj në vendlindjen e gjyshërve të mi. Sepse edhe prindërit e mi akoma nuk kanë arritur të shikojnë vendlindjen e prindërve të tyre. Shpresoj që do të jetë një ëndërr që do të realizohet shpejt.
A mendoni se këngët tuaja, dhe ju si familje jeni ambasadorët më të mirë të këngës çame?
Unë do të isha e nderuar po të ishte ashtu. Dhe do të jem e nderuar po të jetë ashtu. Unë mendoj se kam sjellë shumë mirë jo vetëm muzikën çame, por edhe çështjen çame tek njerëzit. Nga jugu deri në veriun e sipërm të Shqipërisë dëgjuesit më thonë se na ke bërë Çam.
Kam shumë dëshirë të citoj vetëm refrenin e këngës së dytë,që është ndryshe nga e para që ka mall, nostalgji dhe mallëngjim. Por kjo e dyta ka pak revoltë dhe protestë brenda.
Lermë një si të të shikoj
Sa herë malli të më marrë
Lermë një baçe ta punoj
Që kur të vdes të kem një varr
Copa, copa të më bluash
Mos më lësh nam e lishan
100 herë të më gatuash
1000 do të bëhem çam
Ju keni marrë një nismë kaq fisnike dhe të madhe, kush ju sponsorizon dhe ju ndihmon për të gjithë këtë nismë kaq të bukur dhe të madhe?
Kjo është një sakrificë e madhe, ku jo vetëm unë, por e bëjnë edhe shumë artistë të tjerë. Çdo gjë mundohemi ta bëjmë me investimet tona, me punën tonë që bëjmë gjatë gjithë vitit. Është një shtysë e brendshme që vjen vetiu, për përkushtimin që kemi për artin. Por nga ana tjetër është dhe obligimi ndjej si çame për komunitetin tim. Obligimin e kryej në mënyrën time, unë nuk mund të bëj diçka që mund të bëjë një politikan apo një njeri tjetër.
Na thuaj diçka mbi bashkëpunimin tuaj me kompozitorin Agim Krajka?
Për mua është një ëndërr dhe një nder i jashtëzakonshëm që maestro Krajka më ka besuar 10 nga këngët e tij më të mira ndër vite. Në fillim kam kontaktuar me Krajkën, vjet në shtator në Festivalin e Këngës Popullore që u mbajt në Shkodër, ku unë u cilësova me çmimin e parë, si solistja më e mirë e festivalit. Ishte propozimi i tij që më bëri që unë të interpretoj 10 nga këngët më të mira të tij, por në zhanrin e muzikës së lehtë. Jam shumë e gëzuar që profesori ka ngelur i kënaqur me zërin, me interpretimin dhe me performancën që kanë marrë këngët (pasi janë kënduar nga emra shumë të mëdhenj si Vaçe Zela, Pareshqevi Simaku, Irma Libohova) dhe jemi në përfundim e sipër. Them se së shpejti do të dalin 10 këngët më të mira të profesorit dhe njëra prej tyre do të jetë e realizuar edhe në videoklip.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply