Nga: Muhamet Borova
Doni të bëheni të lumtur harroni politikën edhe para zgjedhjeve,mos e harxhoni energjinë për të tjerët.Në politik ju participoni duke votuar, që të tjerët të profitojnë.Bëhuni miku i vetëvetes, ushqehuni,vishuni pastrohuni,qeshni dhe mos lejoni që dita e djeshme ta merë pjesën më të madhe të ditës së sotme.Mos u mundoni ta kapni fluturën, nëse jeni të qetë ajo vetë do të vijë në dorën tuaj. Ne të gjithë sa shumë mund japim, sa kohë harxhojmë, duke u menduar dhe duke e kërkuar lumturinë.Sa herë kemi gabuar kur për ditën gjykojmë sipas mëngjezit,ashtu edhe sa shumë herë kemi gabuar duke i gjykuar te tjeret sipas disponimit tonë.Lumturia është brenda tek ne, kurse e kërkojmë jashta nesh..Gjërat më të mira në jetë nuk janë materiale,nuk janë as paratë, as stolitë e arit,as mobilet unikate,nuk janë as shtëpitë me stilin barok ose futuristik,gjëja më e mirë që na bën të lumtur është mungesa e vuajtjeve shpirtërore dhe dhimbjeve trupore.Po ta flasim të vërtetën më pak ka nevojë të mbajmë mend, nëse vazhdimisht gënjejmë duhet më tepër të mbajmë mend,prandaj gënjeshtra na bën më pak të lumtur dhe më shume të demoralizuar.Mendojmë se pasuria e madhe sjellë edhe lumturi më të madhe,qe të jemi të pasur duhet të krijojmë shumë,por që të jemi të lumtur duhet të kërkojmë pak. Kur do ti kemi kërkesat e mëdha lumturinë do ta kemi të vogël. Ashtu siç nuk duhet ta kërkojmë ylberin kur nuk ka shi,ashtu nuk duhet të kërkojmë edhe gjëra të pamundshme, që të kemi qetësi shpirtërore.Kur jemi të qetë,jemi edhe më të lumtur. Vitet janë relative,në fillim kalojnë ngadalë kurse më vonë shpejt, ngjajshëm si puna e alpinistit hypja në mal është e ngadalshme,por zbritja është e shpejtë.Sa më pak preokupohemi me vitet dhe moshën aq më të lumtur do të jemi!
Burimi/Drini.mk/Nesot.dk


Leave a Reply