Për të bërë një vepër të mirë mjafton gatishmëria dhe vullneti. Këtë e posedonte Melisa Bekteshi, nxënësja 15 vjeçare nga Veleshta, e cila bashkë me familjen jeton në Hag të kantonit San Galen të Zvicrës.
Ajo, duke vazhduar shkollimin e mesëm në një shkollë profesionale për financa dhe system bankar, në kuadër të planprogrameve të aktiviteteve shkollore, kur është dashur të bëjë një projekt, ajo e ka bërë projektin për një kënd lojërash për fëmijë, që sipas saj i ka munguar shkollës në vendlindjen e sajë në Veleshtë. Këtë projekt ajo e ka realizuar me sukses dhe sot në mënyrë solemne u bë përurimi i këtij këndi lojërash.
Në fjalën e rastit, drejtori i shkollës fillore “Zini Hani” në Veleshtë, Vait Zhuta, para të pranishmëve, faleminderoi Melisa Bekteshin, që e pasuroi dhe begatoi shkollën me këtë kënd lojërash, duke theksuar se Melisa Bekteshi të shërbejë si shembull për dashurinë ndaj vendlindjes.
Përshëndeti dhe faleminderoi edhe kryetari i BL Veleshtë, Baki Kupa, ndërsa 15 vjeçarja Melisa Bekteshi, duke marrë fjalën mes tjerash theksoi:
“Jam Melisa Bekteshi, jam 15 vjeçe, dhe jetoj me familjen në qytezën Hag të kantonit San Galen në Zvicërr. Jam nxënëse e vitit të parë të shkollës profesionale në degën e financave dhe sistemit banker. Në kuadër të aktiviteteve shkollore, kishim për detyrë të bëjmë një project, dhe unë u përcaktova që të bëj një project për një kënd lojërash për fëmijë, të dedikuar për vendlindjen tonë të përbashkët-për Veleshtën.
Fillimisht të gjithë ishin skeptik për këtë, por vendosmëria ime dhe këmbëngulja më rezultoi pozitivisht, duke grumbulluar mjete të mjaftuara nga firmat e ndryshme për ta kompletuar këtë kënd lojërash, dhe kam hasur në mirëkuptim gjithëkund, që ëndrra të bëhet realitet. Sot, vërtete ndihem krenare që arrita ta bëj këtë kënd lojërash për fëmijët e vendlindjes tonë të përbashkët. Jam emocionuar kur e shikoj se me sa kënaqësi është mirëpritur ky kënd për fëmijë.
Ky ka qënë edhe motivi kryesor, që në këtë mënyrë ta shprehë edhe atdhedashurinë time për vendlindjen dhe banorët e saj. Përfitoj nga rasti që të shprehë faleminderimet e mia për të gjitha firmat që ndihmuan dhe kontribuan bashkë me disa veleshtar, që ky project tu shërbejë të gjithë njerzve të vullnetit të mirë, që të bëjnë diçka për vendlindjen. Një faleminderim i veçantë për Familjen time që më mbështetën fuqishëm drejtë realizimit të projektit. Uroj që të gëzoni çaste të këndshme në këtë kënd për fëmijë”.
Ndërsa në momentin e prerjes së shiritit të përurimit, ajo shtoi: “Deri në këtë moment projekti ka qënë imi, tani e tutje është i Juaji”.
Ajo poashtu para të pranishmëve lexoi letrën e shkollës së saj, ku prof. Michael Litscher flet me krenari për suksesin dhe humanitetin e Melisa Bekteshit përmes fjalëve: “Mua Michael Litscher më lejohet ta shoqëroj dhe ta këshilloj Melisën në punën e saj të projektit prej në shkurt deri në qershor. Qëllimi i saj është të kërkoj fonde për të ndertuar një kënd lojrash në vendlindjen e saj në Veleshtë.
Puna ime ishte që ta shoqëroj dhe ta ndihmoj Melisën për organizimin e grumbullimit të fondeve. Sfida ime me e madhe ishte kur unë desha ta frenoj Melisën për këtë projekt
duke menduar se për një afat kaq të shkurtër nuk mund tja arrije qëllimit, dhe i thash të shese ëmbëlsira në qytet dhe ta prezantoj projektin për të grumbulluar para, por ajo ishte shum e vendosur për nismën e kësaj pune,dhe filloj të shkoj nëpër ndërmarje të ndryshme duke e prezentuar projektin e saj si dhe dërgonte e-majle në shumë firma në rrethin ku ajo jeton. Por më në fund Melisa me të gjitha përpjekjet që bëri arriti të mbledhë para sa për ta ndërtuar këtë kënd lojrash.
Megjithate ne jemi krenar me punën e Melisës, pasi shkolla jonë nuk ka pas kështu projekti të madh deri tani, dhe kjo ësht një model për të ardhmen për nxënësit tjerë”-përfundon letra e prof. Michael Litscher.
Në shenjë faleminderimi, B.L.Veleshtë, dhe Radio Rrapi, i ndanë nga një “Mirwnjohje” Melisa Bekteshit.
Më pas, në shkollën fillore “Zini Hani” u përurua edhe fillimi i një klase të fëmijve të moshës së re parashkollore 2-3 vjet, që sipas fjalëve të përgjegjësit të sektori të arsimit në komunën e Strugës, Syrja Rashiti, “Është projekt i përbashkët i komunës së Strugës dhe UNDP, për hapjen e këtyre çerdheve nëpër shkolla, dhe një ndër ato është edhe kjo çerdhe në Veleshtë. Uroj që pos këtyre 30 fëmijve që tani vijojnë këtë klasë, numri i tyre të rritet dita ditës, ndërsa neve na mbetet që kënde të këtilla të hapim edhe në shkollat tjera të komunës së Strugës”-përfundoi Syrja Rashiti. (M.Latifi/INA)


Leave a Reply