Një gjykatë greke ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burg shqiptarin, Alket Rizai, i cili u bë i famshëm pasi u arratis dy herë me helikopter nga burgjet greke.
Dënimi i dhënë sot për Rizain është për veprën penale të pengmarrjes, pasi dyshohet se vite më parë, Rizai ka marrë peng dy punonjës të burgut, të cilët i mbajti 24 orë në izolim. “Nuk jam as djall e as shenjtor.
Të gjithë të burgosurit kanë të drejtën e lirisë dhe të mos lëndojnë dhe unë s’lëndova njeri. Më dënoni sa të doni, pak rëndësi ka, unë për një vit e gjysmë dal nga burgu”, ka thënë Rizai përpara organit të akuzës. Sipas mediave, Rizait i mbetet një vit e gjashtë muaj për të vuajtur në burgjet greke.


Leave a Reply