SHKODËR, 16 Tetor/ATSH-Gaspër Marku/ Ka lindur dhe rritur në Gjirokastër, madje në një prej familjeve më të spikatura të këtij qyteti, por për hirë të së vertetes, Sokrat Kalivopulli, inxhinieri që ia kushtoi një jetë të tërë ndërtimit të veprave, kryesisht hidrocentralëve mbi lumin Drin është më shumë i njohur në qytetin e Shkodrës. Është kjo arsyeja që kjo figurë shumë e nderuar shumë planëshe që sot nuk jeton me, të merrte nderimet e duhura nga shkodranët.
Ne një ceremoni zyrtare të organizuar në institucionin e Këshillit të Qarkut Shkodër, kryetarja e këtij këshilli, Greta Bardeli i ka dorëzuar familjarëve të inxhinier Kalivopullit titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës. Një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të qeverisjes vendore, shokë, kolegë, miq dhe dasamirës së familjes “Kalivopulli”, etj.
“Sot është një ditë e veçantë për Shkodrën sepse ne nderojmë një nga figurat më të dashura të qytetit, i cili është, inxhinier Sokrat Kalivopulli. Përmes kujtimeve të miqve, dashamirëve dhe të familjarëve na sollën edhe një here në mend se sa i aftë ka qënë ky person në ngritjen e hidrocentraleve të Shkodrës, por jo vetem sepse ka qënë edhe një person i cili ka pasë një dashuri të amdhe edhe për vetë njerëzit dhe i ka vlerësuar ato”, u shpreh gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast kreu i Qarkut Shkodër, Greta Bardeli. Duke folur për figuren e Sokrat Kalivopullit, Bardeli theksoi se ai ishte një njeri i thjeshtë, një njeri familjar, njeri i shkëlqyer në të gjitha drejtimet. Ndaj për këtë arsye, ajo pranoi se sot ka qënë ditë shumë e rëndësishme dhe një vlerësim që iu bë kësaj figure, ku kërkesa për titull erdhi nga shoqata e topografëve shqiptarë dhe se dashamirësia e votimit unanim të të gjithë këshilltarëve, është treguesi më i mirë për vlerësimin e kësaj figure.
gac3Për Florian Kalivopullin, djali i inxhinierit të njohur, kjo ditë është ndër më të shënuarat e jetes së tij. “Dikur përpara 50 viteve, babai im gjeti strehë në Shkodër, sepse në atë kohë lufta e klasave ishte disi më e butë se kërkund tjetër në këtë qytet. Ai erdhi në Shkodër dhe nguli rrënjë në këtë qytet, mori edhe nusen shkodrane, nana ime është shkodrane është zadrimore. Pra, shtëpia, streha e çdo gjëjë që gjeti familja Kalivopolli ishte qyteti i Shkodrës. Jetoi këto, punoi këtu, e deshti këtë vend, lindem ne këtu në Shkodër, na trashëgoi neve dashurinë për këtë qytet dhe sigurisht që me lëvizjet demokratike ai lëvizi nga Shkodra dhe shkoi në qytetin e vendlindjes, popr e verteta është se ne gjithmonë kokën e kemi pasë nga Shkodra. Çdo rrugëtim tonin, çdo hap tonin, kokën e kthenim nga Shkodra prapa”, shprehet shumë i emocionuar Florian, i cili aktualisht drejton Federaten Shqiptare të Boksit në cilësinë e presidentit të saj.
Në vijim të kujtimeve për babanë e tij, Flori sjellë nëpër mend edhe momentin e ndarjes nga jeta të të atit. “Do të se kur u nda nga jeta, në ceremoninë e varrimit të tij në Gjirokastër kishte të pranishëm më shumë shkodranë .”, theksoi ai.
Duke folur edhe në emër të pjesëtarëve të familjes “Kalivopulli”, ai shton që ishte shumë emocionuese dhe e veçantë aq më tepër kur iniciativen për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” erdhi nga qyteti që ai e deshi dhe e pati më shumë për zemer. “Unë falenderoj Qarkun e Shkodrës, këshilltarët e këtij qarku që e votuan unanimisht dhënien e këtij titulli dhe falenderoj pa masë këtë qytet, që me të vertetë është pjesë e zemres dhe shpirtit tonë”, përfundoi Floriani, djali i inxhinierit Sokrat Kalivopulli.
Mes pjesëmarrësve të shumtë të ardhur, jo vetem nga Shkodra por edhe nga Tirana dhe rrethet e tjerë të Shqipërisë ishte edhe Engjëll Cici nga Berati, koleg në vite me zotin Kalivopulli, i cili në prononcimin e tij për ATSH-në, tha se, “Kemi punuar së bashku me Kalivopullin në Vaun e Dejes, në Fiers, Koman, një njeri i veçantë i të gjitha fushave, qoftë i inxhinierisë, mekanikes, dashamirësis me shokët, me njerëzit. Shumë faleminderit Shkodrës për respektin që i bëri lësaj figure të nderuar që punoi shumë për këtë qytet.”, theksoi inxhinier Cici.
gac5Nazmi Juka, një tjetër inxhinier por me banim në Shkodër, kolegë në shumë e shumë vite me Sokrat Kalivopullin kujton se është njohur që në vitin 1967 kur ka filluar punën në Hidrocentralin e Vaut të Dejes për të vijuar më pasgjatë të gjithë viteve në vazhdim duke marrë pjesë në ndërtimin e shumë veprave të rëndësishme të asaj kohe. Sipas tij, vitet 80-90-të kanë qënë vitet më të bukura të tij dhe të vetë Sokratit, sepse kanë arritur të bëjnë një punë shumë voluminoze dhe me cilësi për Shkodrën dhe rajonin në përgjithësi. “Hekurudha Shkodër-Hani Hotit, një seri pallatesh parafabrikate në qytet, rrugë të ndryshmem ndër të cilat ato në zonat veriore, mali Shoshit-Breg Lumi dhe dy urat e ndërtuara në lumin e Shalës, ajo e Lotajve dhe Ndërlythas për të vijuar edhe në shumë e shumë vepra të tjera.”, thotë Juka. Në aspektin personal Juka thotë se Kalivopulli ishte një njeri universal, shumë i përgatitur, një njeri me një shpirt të jashtëzakonshëm dhe shumë human. Një njeri që njihte shumë gjëra, njihte fushëm e ndërtimit në mënyrën më të mrekullueshme, njihte fushën e mekanikes ku edhe vetë aktivizohej duke punuar, filloi të njihte maknat e mëdha të hidrocentraleve duke i drejtuar edhe vetë në shumë raste. Por, jo vetem kaq sepse ai njihte më së miri edhe fushën e mjekësisë duke marrë pjesë shumë herë në biseda profesionale me mjekët e Shkodrës duke kontrubuar sa herë kishin nevojë edhe punonjësit e hidrocentraleve ku ai punonte.
/f.n/


Leave a Reply