Shumë prej modeleve shqiptare që po zhvillojnë karrierën e tyre jashtë trojeve shqiptare, nuk hezitojnë të pozojnë nudo dhe të tregojnë në të njëjtën kohë edhe sensualitetin e tyre. Një prej tyre është edhe Afrona Dika, shqiptarja nga Maqedonia e cila jeton në Zvicër. Ajo shprehet në një intervistë për suplementin THASH&THEM, se nuk do të hezitonte të pozonte nudo për një fotograf të mirë. 20 vjeçarja mori pjesë edhe në reality shoun “Vip Shpia”, i cili përfundoi të hënën me fitoren e këngëtarit shqiptar Dr.Flori. Bukuroshja shqiptare na tregon gjithashtu për ëndrrat dhe planet, kush është politikani seksi sipas saj, e duke mos e përmendur askund këngëtarin Valton Krasniqi, i cili pretendon se ka një flirt mes tyre.
Afrona prej disa vitesh merreni me modelim, mendoni që ky profesion ju ka hapur dyert e karrierës suaj?
Profesioni i cili më ka hapur shumë dyer është modelimi, ndërsa pasion kam aktrimin dhe dëshira ime më e madhe është të shfaq talentin tim edhe në botën e Hollywood-it.
Ju jetoni në Zvicër, mendoni se është një vend i përshtatshëm për të treguar veten në këtë fushë?
Hapi im primarë ka qenë dëshira e madhe që kam pasur që fëmijë për një fotosesion dhe modelim, kurse mbështetjen më të madhe e kam gjetur gjithmonë në familjen time në veçanti tek mamaja ime. Kam pozuar për një revistë në Kosovë kurse fotosesione kam pasur tek fotografi i njohur Avni Selmani. Në Zvicër imazhi im ekziston në shumë agjensi të modës dhe në hapësira të tjera të kësaj fushe.
Karriera juaj sapo ka filluar, cilat janë ëndrrat tuaja?
Besoj se do të vazhdoj me aktivitete më të mëdha në fushën e modës, ndërsa ëndërra ime e thashë edhe pak më sipër është Hollyëood-i. Por për të arritur deri atje më duhet shumë punë.
Shumica e femrave të bukura kanë pikë të dobët politikanët, në këndvështrimin tuaj cili është politikani më i pamshëm?
Tek Genc Prelvukaj gjej një përmbushje të plotë të kritereve, që bëjnë njeriun të duket sa më tërheqës.
Po pozimin nudo e ke problem, do e bëje ndonjë fotosesion të tillë?
Nuk më paraqet ndonjë pengesë. Nëse fotografitë bëhen të bukura dhe në mënyrë artistike pse jo. Por kuptohet që duhet një fotograf i mirë me të cilin unë të ndihem sa më komode.
Jeni përfolur se jeni në një lidhje me këngëtarin Valton Krasniqi, është e vërtet?
Nuk do preferoj të flisja për jetën time personale, sepse aktualisht jam fokusuar vetëm tek karriera ime.
Su/ Shqiptarja.com
Per”Alba -Dansk” Shkodrani
Leave a Reply