Dashi:
Sektori i komunikimit dhe tregtisë janë veçanërisht të privilegjuar sot. Përballoni punën me ritëm aktiv dhe konstant, me sytë hapur dhe më një përqëndrim vërtet ekzemplar. Të qenit i shoqërueshëm dhe forma e admirueshme fizike janë një ndihmë e shkëlqyer për të marrë mbështetjen që ju duhet në këto momente. Mesazhe emocionuese.
Demi:
Jepini forcë ideve dhe prisni të reja në jetën tuaj. Yjet inkurajues janë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë fantazi, forcë dhe një ndihmë të vlefshme për të marrë vendime në sferën private dhe emocionale. Udhëtoni, lëvizni, shikoni dhe nuk do të pendoheni! Ditë e mirë për të përfunduar dhe për të sistemuar disa çështje të lëna pezull.
Binjakët:
Ditë fantastike nga të gjitha pikpamjet. Do të keni fat në palestër, do të korrni sukses në shoqëri, do të udhëtoni për punë, do të argëtoheni si të çmendur me miqtë e zemrës. Me sforcimin më të vogël do të arrini të fokusoni dhe të zgjidhni problemet, duke u mbështetur tek persona që janë të gatshëm t’ju japin një dorë. Surpriza të bukura në dashuri.
Gaforrja:
Futjuni punës dhe mos dërdëllisni kot… Situatë pak e turbullt në punë. Ju e dini mirë cila është rruga që duhet të ndiqni. Humor gri? Mos qëndroni vetëm me tekat tuaja. Dedikojuni ndonjë aktiviteti që të mund t’ju heqë mendjen dhe t’ju qetësojë.
Luani:
Nëse kohët e fundit ju mungojnë rastet për të shkëlqyer, sot mes festave e darkash pune, nevoja për protagonizëm gjen kënaqësinë tuaj. Hëna tek binjakët ju sjell humorin dhe ju garanton një ditë me shumë lëvizje. Duke ritakuar një dashuri të vjetër do të kuptoni më në fund që kujtimi nuk i përket aspak realitetit dhe mund të rrini në paqe.
Virgjëresha:
Hëna është kundër jush sot. Fjalëpak preferoni të veproni duke ndjekur instiktin pa dhënë shumë shpjegime kujt nuk kupton sjelljet tuaja. Tensione në dashuri, sidomos për shkak të mungesës së disponibilitetit tuaj për dialog. Nëse vuani nga shqetësime të cilave nuk ia dini origjinën, bëni disa analiza për të parë nëse jeni intolerantë nga ndonjë ushqim.
Peshorja:
Është i mrekullueshëm ky moment yjor, i hareshëm dhe pozitiv, meritë e programeve speciale. Profesionalisht keni sukses dhe mund të vini në jetë projekte që i keni përzemër. Dashuria është në qendër të mendimeve dhe interesave tuaja. Një miqësi është e çmuar nga shumë pikëpamje. Telefonata hyrëse dhe takime… për të mos u nënvlerësuar.
Akrepi:
Hëna tek Binjakët do t’ju shpëtojë nga një problem. Parashikohen goditje fati dhe të reja në shumë fronte. Do të takoni persona të rinj, disa prej të cilëve do të jenë të dobishëm për punën, të tjerë për miq argëtues për të kaluar kohën e lirë. Beqarë? Do të keni një flirt ose aventurë romantike. Por kujdes, sepse mund të digjeni.
Shigjetari:
Ndonjë re e errët në qiellin tuaj, por mos u shqetësoni, do të zhduket shpejt. Pastaj ndonjë pengesë duhet, sepse nëse nuk ndiheni të vënë në provë mërziteni. Ngadalësoni ritmet, po ecni shumë shpejt dhe mund të mbeteni pa frymë. Shfrytëzoni intuitën dhe kreativitetin.
Bricjapi:
Mundësi për të transformuar situatat në favorin tuaj, falë edhe ndihmës së personave që keni afër. Do të vini re që ata janë persona të besueshëm dhe do të ndiheni të mbështetur. Kujdes me shëndetin! Mbani nën kontroll kolesterolin.
Ujori:
Një qiell fantastik ju jep mundësinë të merrni shumë kënaqësi edhe nga gjërat e vogla. Kjo ditë është veçanërisht favorizuese për ata që punojnë në sektorin e spektaklit apo në një sektor artistik. Kreativiteti do të jetë stimulues dhe do të fusni në xhep shumë të ardhura. Shumë mirë dashuria. Ftesa intriguese për beqarët.
Peshqit:
Është momenti i duhur për të kontrolluar dhe peshuar iniciativat që keni marrë dhe që mbani mbi supe. Ndjenjat ju lexohen në fytyrë. Çdo gjë në rregull nëse shprehin dashuri, po jo nëse reflektojnë bezdi dhe zhgënjim.



Leave a Reply