RIZA LAHI
Shqipëria ime mbushur me lypsa e të papunë
Me prostituta dhe burra që blejnë bukën e fëmijëve me listë
Parttë politike dhe politikanë si kukulla të kurdisura
Buzë adriatikut të qetë
Në një cep të saj ja, disa poetë
Kjo do të thotë se Shqipëria mer r frymë
Shqipëria nis ushtarë në gjith botën
I nis me paratë e saj
Si djaj janë sulur mbi poetët që të gjithë
Por ata prap shkruajnë dhe kjo do të thotë
Se Shqipëria ka ende forca për të ecur
Ngado politikanë që kanë dy karta, njërën
Të partisë së tyre
Tjetra, me një cek të një padroni të padukshëm
Mes varfanjakëve
Kryevarfanjëkt janë poetët
Por ata
Ende shkruajnë dhe kjo do të thotë
Se Shqipëria po mbledh forcat
Njerëzit duan të ikin nga Shqipëria
Që ka një million emigrantët, Evropa
Ende nuk u jep liri të lëvizin jashtë shqiptarëve. Ajo
I ndruhet se mos kushedi se sa të tjerë duan të lënë atdheun e të venë të fitojnë para
Evropa
Është gati t’u japë vizë të ikin ku të duan
Një grupi të vogël që
Janë gati të hanë dhe
Por të mos e lënë atdheun
Këta janë poeët.
Në arritë Shqipëria të dërgojë ushtarë në gjith globin
Të vishet me spaleta floriri kokë e këmbë
Nëse nuk do të ketë më poetë
Kjo do të thotë se ajo
Është kthyer në një kufomë që ecën
Ecën dhe mburret


Leave a Reply