Depresioni mund të variojë në mënyrë të dukshme nga pikpamja e seriozitetit të gjëndjes. Në formën e lehtë është normale që njerëzit të ndihen depresivë, kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi, apo kur u vdes ndonjë i afërm. Depresioni i lehtë zakonisht zgjat pak dhe pasohet nga përmirësimi. Depresioni madhor ndodh kur një individ provon një ose më shumë episode depresioni madhor, simptoma kryesore e të cilit është ajo e një gjëndjeje shpirtërore të rënë dhe humbja e interesit për aktivitete normale. Simptoma të tjera mund të përfshijnë prishjen e gjumit, këputjen, rënien në peshë, ndjenjën e fajit të kotë, ndjenjë e të ndierit i pavlefshëm, paaftësi për t’u përqëndruar, mendime rreth vdekjes dhe vetëvrasjes. Këto simptoma shfaqen të paktën për një periudhë dy javore. Personat që vuajn nga depresioni madhorë e përshkruajnë veten si të trishtuar dhe të pashpresë. Ndodh që ata nuk gjejnë motiv për të vazhduar jetën dhe përpiqen të vrasin veten.
Depresioni madhor zakonisht fillon në moshën e pjekurisë së hershme, por episode të depresionit madhor mund të shfaqen në çdo moshë, duke përfshirë edhe fëmijërinë. Një episod i depresionit madhor zgjat të paktën gjashtë muaj, por mund të shkojë edhe një vit, madje edhe më tepër.
Çrregullimi Bipolar.
Çrregullimi Bipolar karakterizohet nga luhatje të skajshme dhe të paparashikuara të gjendjes shpirtërore: nga një eksitim i madh në një melankoli të skajshme. Individi i cili vuan nga çrregullimi bipolar mund të bëhet tej mase i eksituar, llafazan, mburravec, i papërmbajtur dhe nganjëherë destruktiv. Në këtë fazë ai mund të flasë për projekte krejt të parealizueshme. Pastaj, fare papritur, individi me çrregullimin bipolar bëhet qa i zymtë dhe përjeton ndjenja të thella pavlefshmërie dhe vetëvlersimi të ulët, nuk ha nuk fle, nuk ka dëshirë të lëvizë, etj. Kur ndodhet në gjëndje depresive, personi me çrregullim bipolar sillet njëlloj si personat me depresion madhor. Nga çrregullimi bipolar vuajn 1% e popullatës botërore, ndryshe nga depresioni unipolar, nga i cili vuajn 15-20 % e popullatës së botës.
Çrregullimet e Personalitetit.
Çrregullimet e Personalitetit janë probleme të strukturë së personalitetit të individit. Çrregullimet e Personalitetit janë shpesh të pranishme edhe në lloje tjera çrregullimesh dhe janë dëmtime afatgjata të funksionimit shoqëror dhe personal. Kur ka karakteristika të keqpërshtatjes, që shkaktojnë pikëllim ose dëmtim të aftësisë për përshtatje kemi të bëjmë me çrregullime të personalitetit. Këto çrregullime shpesh fillojnë në adoleshencë dhe vazhdojnë gjatë gjithë jetës. DSM IV-R përmbledh tre grupe të çrregullimeve të personalitetit: Grupi A përfshin çrregullimet paranoide, skizoide dhe skizotipike të personalitetit. Grupi B përfshin çrregullimet antishoqërore, të ndërmjetme, histrionike dhe narcisistike. Grupi C përfshin çrregullimet e personalitetit të tipit shmangës, të varur, obsesiv, të papërmbajtur.
Një nga çrregullimet më serioze të personalitetit është çrregullimi i personalitetit antishoqëror, i njohur gjithashtu si personaliteti sociopatik ose personaliteti psikopatik.
Shkaktaret e Depresionit
Nuk ka shpjegime te thjeshta perse njerezit perjetojne depresion. Depresioni eshte nje crregullim kompleks, i cili mund te zhvillohet per nje shumellojshmeri arsyesh. Ai mund te preke cdo njeri dhe cdo moshe, pa dallim gjinie, race, etnie, apo shtrese sociale.
Disa njerez bien ne depresion pas nje ndryshimi madhore ne jeten e tyre, si p.sh. vdekja e nje njeriu te afert, divorci, humbja e vendit te punes, shpernguljet etj. Gjithashtu, me sa eshte vene re, edhe ngjarjet e gezueshme, si te berit prind, martesa, mund te shkaktojne depresion. Por ndonjehere edhe ndryshime te vogla mund te shkaktojne donjehere depresion.
Disa faktore qe permbajne rrezik per shkaktim depresioni:
• Nje histori familjar depresioni
• Vdekja apo semurja e nje te afermi apo te dashuri
• Konflikte qe mbartin stres, sic jane zenkat familjare, apo grindjet ne pune.
• Abuzimet fizike, emocionale apo seksuale.
• Ngjarjet madhore te jetes, si shpernguljet, diplomimet, ndryshimet e punes, martesa apo divorci, te berit prind i ri, pleqeria etj.
• Veshtiresite financiare.
Nese ju mendoni se jeni i depresionuar eshte shume e rendesishme qe te kerkoni ndihme.
Simptomat e Depresionit
Nder simptomat me te njohura te depresionit jane: nje ndjesi e thelle e trishtimi, mungese shprese dhe ndjesi boshlleku. Ju mund te habiteni kur te mesoni qe njerezit me depresion shpesh perjetojne edhe simptoma fizike.
Ne pergjithesi, ne qofte se ju keni perjetuar disa kombinime te simptomave emocionale dhe fizike te paraqitura me poshte, per me shume se dy jave, dhe ato ane nderhyre qartesisht ne jeten tuaj, duhet te diskutoni shqetesimet tuaj me nje spcialist : Emocionale
Trishtim pergjate dites, pothuaj cdo dite.
Humbje e interesit ose kenaqesise per aktivitetet e perferuara
Ndjesi boshlleku dhe humbje shprese.
Te ndierit i stresuar, nervoz, ose i derrmuar.
Veshtiresi per t’u perqendruar dhe per te marre vendime.
Te ndierit i pa vlere.
Ndjesi e tepruar vetefajesimi.
Irritueshmeri dhe nervozizem.
Mendime per vdekjen apo vetevrasjen.
Fizike
Lodhje ose mungese energjie
Te fjeturit teper, ose pak.
Ndryshime ne oreks dhe peshe.
Dhimbje ne pjese te ndryshme te trupt.
Dhmbje koke.
Dhimbje shpine
Probleme me tretjen e ushqimeve.
Marrje mendesh.
Mos u trembni nga kjo liste simptomash. Ekzistojne terapi dhe trajtime, te cilat mund t’ju ndihmojne ti lehtesoni, madje edhe ti eleminoni simptomat emocionale dhe fizike te depresionit.
Diçka reth vetëvrasjes
Një çështje e rëndësishme e lidhur ngushtë me çrregullimet e gjëndjes shpirtërore është ajo e vetëvrajes. Vetëvrasja është një mundësi reale në rastet e depresionit. Afërsisht, një në dhjetëmijë amerikan vret veten. Sipas Organizatë Botërore të Shëndetësisë, çdo 40 sekonda, diku në botë, një person vret veten. Mbi 1 000 000 njerëz vrasin veten çdo vit në botë. Vetëvrasja zë vendin e tetë në listën e shkaqeve të vdekjeve në popullatën e përgjithshme botërore, por shkaku i tretë në popullatën mes moshës 16-24 vjeç. Rreth 25 000 persona vrasin veten çdo vit në SH.B.A., kurse në Shqipëri rreth 1500.
Më shumë tentojnë vetvrasjen gratë se sa burrat, por janë burrat që vdesin prej vetëvrasjes tre herë më shumë se gratë. Mosha mesatar e atyre që tentojnë vetvrasjen është 30 vjeç, por një rritje e madhe vërehet në kohët e fundit tek të rinjtë nën 20 vjeç si dhe tek të moshuarit.
Përse njerëzit përpiqen të kryejn vetëvrasje? Pavarësisht se ka arsye të shumta dhe specifike, shumica e atyre që tentojnë, apo arrijnë vetëvrasjen, shoqërohen nga ndjenja se jeta e tyre nuk vlen më të jetohet. Ndjenja e të qënit pa shpresë dhe ajo e fajita janë mbizotërues në raste të tilla.
Pavarësisht ndryshimeve specifike, tek njerëzit që tentojnë vetvrasje dallohen disa karakteristika:
• Vendimet që marrin dhe mënyra e zgjidhjes së problemeve, zakonisht janë të gabuara.
• I shohin situatat dhe veten e tyre si të pashpresa.
• Kanë shumë shtrembërime konjitive rreth vetes së tyre, përballë të tjerëve dhe së ardhmes.
• Humbasin ndjenjën e kontrollit dhe qëllimit personal dhe vetëvrasja shihet si zgjidhja e duhur.
• Humbasin ndjenjën e vlerësimit të njerëzve të tjerë dhe t kujdesit të tyre.
Radhë herë, vetëvrasa është një vendim i menjëhershëm, i shtyrë nga një impuls i çastit. Gjatë ditëve dhe orëve para vetëvrasjes, përgjithësisht dallohen sinjale apo shenja paralajmëruese. Sinjalet më të forta janë ato verbale, si p.sh. “nuk vazhdohet më kështu”, “nuk më intereson më asgjë”, “po më mbushet mendja ti jap fund” etj. Paralajmërime të tilla duhen marrë gjithmonë seriozisht. Të tjera shënja mund të jenë:
• Të mbyllurit (kyçurit) brenda.
• Të sjellurit në mënyra të rrezikshme.
• Sistemimi i punëve, apo i objekteve me vlerë.
• Abuzim me drogat, alkoolin apo ilaçet.
• Shfaqje e vuajtjes së madhe si shkak i ndonjë humbjeje të një të afërmi, apo i ndryshimeve të rëndësishme në jetë.
Zakonisht njerëzit që përgatiten të vetëvriten sillen në mënyrë ndryshe nga zakonisht, duke qarë vazhdimisht, apo duke u sjellur dhunshëm, duke qënë agresivë, impulsivë, të tjerë ndërpresin të folurit, shkruajnë apo bisedojnë rreth vdekjes dhe vetëvrasjes, etj. Ata humbasin energjitë fizike, kanë çrregullime të gjumit, të oreksit, shtim, ose pakësim të peshës trupore, shtim i sëmundjeve të vogla, humbje e interesit seksual, humbje e interesit për pamjen e tyre (aparencën), etj. Këto shenja, në të shumtën e rasteve i ndeshim në persona me çrregullime të ndryshme psikologjike, që nuk kanë ndër mend të tentojnë për të vrarë veten, por gjithashtu i ndheshim tek të gjithë ata që tentojnë vetëvrasjen, prandaj është e rëndësishme t’i vlerësojmë drejt ato. Persona të tillë, gjithashtu mendojnë shpesh rreth vetëvrasjes, “shohin ëndrra me sy hapur”, si dhe karakterizohen nga pamundësia për të parë përtej problemit të tyre.
Vetëvrasja është pasoja më e rëndë e depresioneve unipolarë, bipolarë, apo skizofrenive.
Shpesh, personat që mendojnë vetëvrasjen, gjënden në mëdyshje për veprimin e tyre, prandaj një element i ardhur nga jashtë mund t’i kthehet në votë ‘pro’ ose ‘kunder’ marrjes së vendimit fatal. Pra, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Depresioni është faktor kyç në vetëvrasje. Edhe pse shumica e personave që vuajn nga depresioni, nuk vetëvriten, rreth 80% e personave që tentojnë apo kryejnë vetëvrasje vuajn nga çrregullime depresive.


Leave a Reply