Shkruan: Mr. Sc. Blerta Haxhiaj
Pak para se të niste sundimi viktorian, ishte e lejuar pakës një shfrenim i pahijeshisë, tolerances, lakuriqësisë të shfrenuar. Mbulesa absurde dhe hipokrite kishte pllakosur gjërë e gjatë një memeceri në fushën e seksualitetit. Gjuha e mbytur nga borgjezia viktoriane bën që domenin e vet jo vetëm ta sundojë por edhe t’a ndëshkojë. “Rreth seksit s’ka më fjalë, gjuha hesht. Çifti dhe pjelloria zyrtare bëjnë ligjin. Çifti tashmë përbën një model, cakton normën, mishëron të vërtetën, ruan të drejtën e fjalës gjithë duke vendosur parimet e sekretit.“
Namuzi viktorian e përndjek, shtypë dhe kërkon ta zhdukë atë. Duke urdhëruar heshtjen, pohon mosekzistencen dhe deklaron se nuk ka asgjë për tu përceptuar në këtë fushë. Rrethngushtimi e anomalive të seksit sipas këtij namuzi të errët, bënte që shtepitë e qejfit dhe shtepitë e mjekimit fshehurazi të kishin hapësiren e tyre për të folur dhe praktikuar, kudo tjetër ishte në fuqi dekreti për ndalim heshtje dhe mosekzistence. Linguistika seksuale del në pah me anë të Freud-it, përderisa ishte e ndaluar të flisnim për seksin vallë nuk duhet ta zbatojmë (Bëjmë) atë. Freud-it, i cili bëri një bujë të madhe me mveshjen e seksualitetit tek fëmijeve, duke i’u atribuar atyre një seksualitet të paster naiv, kjo që e bëri atë një psikoanalist vjenez me emër përveç psikoanalizës, gjë që në atë kohë fëmija konsiderohej një krijesë e pastër pa mëkate ishte me të vërtetë nje krijese seksuale e pastër naïve dhe e çilter.
Foucault referon se qysh nga epoka klasike shtypja ka qënë forma më themelore e lidhjes mes pushtetit, dijes dhe seksualitetit. Normat shtypëse borgjeze bëjnë që kronika e seksualitetit të bëhet pjesë e ceremonisë të prodhimit, por nëse seksi ka qënë aq i shtypur me një vullnet aq të madh është si pasojë e mospërputhjes së tij me proçesin e vënies të përgjithshme të shoqërisë në punë, ku nga fuqia punëtore kërkohej shfrytëzimi i saj duke mos i lënë të zhgërdhehen në llumin e kënaqësive, por këtë ta shikojnë vetëm me syrin e riprodhimit. Legjitimimi i plotë i kësaj kauze në aspektin e ligjërimit kërkon një kthim mbrapa në gjurmët e turpeve arkaike, përderisa as nuk shprehet dhe si pasojë kur nuk shprehet as nuk dëgjohet. Shtypja gjuhësore seksuale – referon Foucault – ndalimi, heshtja, mosekzistenca merr pamjen e një shkelje të vetëdijshme, ligjërimi mbi seksin mohohet totalisht censura e fjalës e vendosur nga pushteti, që në ditët e sotme duket shumë paradoksale, ku ligjërimi mbi seksin të mohohet plotësisht. Ardhmëria e saj duket më prominente për faktin se kronologjia subjektive tregon se çdo gjë e ka momentin e vet për tu shfaqur.
Polidyzimi i zjarrmisë së dijes, shpresës për vendin e kënaqësive dhe vullnetit për të ndryshuar ligjet ushqen në një orgji linguistike e të të folurit për seksin duke menduar për idenë e shtypjes “Sipas ketyre interpretimeve, ‘qe nga koha klasike, menyra themelore e lidhjes midis pushtetit, dijes dhe seksualitetit’ ishte shtypja”. (Kullashi Muhamedin “Pushteti dhe Dija te Michel Foucault”) Çështja më thelbësore është se në kohët e sotme është ekzistenca e ligjërimit ku janë të thurura seksi, hulumtimi dhe shpalosja e së vërtetës, fjala kundër pushteteve, liria e fjalës, ku shërben si një nga format e shprehjes (seksi), sa të rëndësishme aq edhe familiare. Ku shoqëritë tona industriale këtë e përdorin si një mjet për fitime të medha ekonomike, duke investuar mbi seksin, ku përmes saj nxjerrin në pah ligjërimin dhe fitimin multimoral duke e bërë atë të racionalizuar, përmes kornizave lehtësisht të gatshme ku një puhize mund ta rrëzojë dhe të sjellë pasoja drastike “ Kumti i shtypjes dhe forma e predikimit përkojnë me njëri-tjetrin, ushqehen në mënyrë të ndërsjelltë.
Të thuash seksi nuk është i shtypur ose më saktë të thuash se marrëdhenia e seksit me pushtetin nuk është marrëdhënie shtypëse, sot duket një paradoks shterpë “ (Foucault, Michel “ Historia e seksualitetit / Michel Foucault) Paradoksale është fakti se në shoqëritë e sotme, ajo përdoret si instrument i pushtetit për të fituar apo për të humbur, përmes skandaleve seksuale, favoreve seksuale apo si mjet për të arritur qëllimin parësor PUSHTETIN. Ideja e kësaj nuk është vetëm teorike, ku kjo do të thotë te biesh në ndesh me interesat konfliktuale e cila është kjo tezë. Tipari i pushtetit është pikërisht shtypja ajo shtypje mohuese, gërryese dhe fajtore, ku pritet fjala ligjërimi i seksualitetit për çlirimin e hapur të simulimeve të ndryshme duke përdorur këtë tezë. Gjatë shekujve të tërë seksualiteti është konsideruar si një mëkat i mishit, të folurit, me shmangjen e saj të rrëfyerit ku gjatë rrugës së saj jemi të zënë me faj kundrejt seksit. Pse të jetë një natyrë fajtore përballë seksit ? Si pikëtakimi i dy politikave: anatomiko-politike dhe bio-politike, ku e para si një formë e pushtetit që si qëllim ka disiplinimin e trupave dhe ushtrohet të individi përmes teknikave të kontrollit të seksualitetit dhe e dyta që si qëllim ka rregullimin e popullatave dhe të ushtrohet në masa dhe grupacionet njerëzore dhe medikalizimin të higjenës seksuale shoqerore.
Çlirimi i kësaj natyre fajtore është me sipërmarrjen për ti dhënë seksit lirinë e të shprehurit, lirinë e të folurit por pasojat janë më të ngadalta sepse janë në kundërshtim me mekanizmat e pushtetit, si çështje historiko-teorike Foucault jep dyshime se pse ai do të quante ‘hipotezë shtypëse‘ ligjërimin, lirinë e çlirimit të impulsit mimetik të seksualitetit.
Në këto dyshime ai jep domosdoshmërinë e një lindje të sundimit të regjimit për shtypjen në lidhje me seksin, si çështje historike-teorike ku mekanizmat e pushtetit ushtrohen në esencen e saj si forma të shtypjes dhe si çështje historiko-politike ku ligjërimi kritik që e kundërshton shtypjen në të vërtetë është kundërshtar i kësaj shtypje apo vetëm është pjesë e këtij kundërshtimi ku thjeshtë luan rol të maskuar me premisat e kundërshtimit.
Pushtet – dije – kenaqësi, përcaktimi, regjimi i kësaj triade një ndërthurje e pashkëputshme mes ketyre në mes veti, marrëdhënia se cila e prodhon tjetrën ku funksionimi është ligjërimi mbi seksualitetin e njeriut. Fakti ligjërimor legjitimimi i seksit janë format përmes të cilave pushteti arrin deri në sjelljet më të thjeshta, më intime, individuale të deshirës të përdorimit të mishit, të rrëfimit të akteve dhe përdorimit të tyre në sajë të interesave personale. (Vazhdon …)
Rrëfimi – Pjesa e dytë
August 10, 2016opozita. com290 Views 0 Comment
Shkruan: Mr. Sc. Blerta Haxhiaj
Teknikat shumëformëshme të pushtetit janë si pozitive po ashtu edhe negative pra bilaterale, edhe pse me shumësine e teknikës se vet si një teknike unike por e shprehur me forma të ndryshme është për të veçuar partikularitetin e “vullnetit për dije“ që është mbështetje edhe instrument. Foucault-ja nuk e mohon faktin që seksi s’ka qënë i ndaluar, i shmangur apo i fshehur gjatë epokës klasike por me elementet negative të hipotezes shtypëse mohimin e kesaj hipoteze i përmbledh në një mekanizem të vetëm ku këto opozita janë thjeshte vegla të cilat përdoren në favor të nxitjes të ligjërimit të teknikave të pushtetit, atë të vullnetit për dije.
Libertinizmi sadist i shërben shumë mirë faktit për ti ndihmuar ligjërimimit të seksualitetit të njeriut, për të kundërshtuar hipotezen shtypëse të paraqitur në epokën të ndalesës së fjalës së lirë për dëshirat dhe kënaqësitë njerëzore. Akti sadist kundërshton pushtetin dhe lartëson aktin e lirisë. “Seksi eshte pushtet” vullneti për dije ka kontribuar për ndërtimin e një shkence të seksualitetit duke e diferencuar atë tashmë që më herët ishte e quajtur arti erotik, duke lënë pas shpine hipotezen shtypese ku teknikat e pushtetit nuk i bindeshin parimit (duke patur parasysh se parimet të kufizojnë dhe të urdhërojnë sepse kanë imperativin në vetëvete) të përzgjedhjes, por parimit të shpërhapjes, ngulimit të seksualitetit shumëformëse.
Historikisht, janë dy pikëpamje të seksualitetit, në Perandorinë Romake / Greke kjo ishte e shikuar si një art “Arti Erotik“, ku seksi eshte një art dhe një experience e veçantë dhe jo diçka e ndyrë dhe e turpshme. Është diçka që duhet të mbetet sekrete, por vetëm sepse mund të humbë fuqinë dhe kënaqësinë nese flitet për sa i përket kësaj eksperience në shoqërinë perëndimore, diçka komplet të ndryshme ka qënë krijuar, të cilën Foucault e quan “shkenca seksuale“. Është e bazuar në një fenomen diametrikalisht të kundërt në artin erotik: rrëfimi, nuk është vetëm një pyetje e rrëfimit kristian, por më në përgjithësi pengesa për të folur rreth tij. Një fiksim sëbashku për të gjetur të “verteten“ për kristalizimin e seksualitetit, një e vërtetë e cila duhej rrefyer Foucault-ja jep relacionin mes rrëfimit dhe tregon se seksualiteti nuk ekziston nëse nuk është i rrëfyer.
Ne jemi një shoqëri ekstraordinarie rrëfyese, rrëfimi ka hapur efektet shumë larg dhe gjërë: në sistemin e drejtësisë, në mjekësi, në pedagogji, në lidhjet familjare, në lidhjet e dashurisë, në jetën e përditshme dhe bile në ritet më solemne, krimet janë të rrëfyera, mendimet dhe dëshirat janë të rrëfyera, e kaluara dhe ëndrrat janë të rrëfyera, fëmijëria është e rrëfyer, sëmundjet dhe problemet janë të rrëfyera siç tregon Foucault: “Njësoj si dashuria më e brishtë, edhe më gjakësori i pushteteve ka nevojë për rrëfimin.
Njeriu, në Perëndim, u bë kafshë e punës rrëfyese.” Kjo formë e kritikës së fortë të psikoanalizës tregon formën shkencore moderne të rrëfimit, shikon psikoanalistët si një rrëfyesit të seksualitetit të legjitimuar në të gjithçka është e shpjeguar në termet e seksualitetit të shtypur dhe psikoanalistët bëhen interpretuesit e vetëm të kësaj forme të rrëfimit seksualiteti nuk është me një gjë të cilën njerëzit duhet ta fshehin, por është edhe e fshehur nga vetëvetja, që jep teologjikisht, disa minuta të rrëfimit të një jete të re. Duke u shfaqur, si një koncept në vete nuk ekzistonte kur Foucault krijoi projektin e tij multivoluminoz, por ky proces i të rrëfyerit ‘homoseksualiteti’ mund të interpretohet si një shprehje kundër kësaj pengese të rrëfimit. Kjo shikohet si një shtytje për të reveluar seksualitetit e individit për të konfirmuar vet ekzistencen në shoqerinë tonë. Në artin erotik, një pikëpamje e ndryshme është e mbajtur, dhe njerëzit janë të përmbajtur që të lënë në fshehtësi si sekret në sensin pozitiv të fjalës që ekziston edhe një element tjetër si kontroll social në këtë aspekt një relacion i pushtetit është krijuar mes priftit dhe rrëfyesit, mes psikoanalistit dhe pacientit të tij, mes mësuesit dhe nxënësit. Relacioni i pushtetit është qëndra e çdo analize të shoqërisë, dhe në mënyrë të veçantë, e vërtetë për seksualitetin.
Relacionet e pushtetit janë të formuar në atë mënyrë që ekziston me ekzistencen e ndryshimeve. Kuptimi i konceptit të pushtetit nuk është eksluzivisht një force negative, ai rrëfen edhe pse kemi një pikëpamje juridike të pushtetit në shoqërinë tonë, ne e shohim si diçka negative, e ngritur por negativisht, duke e definuar se çfarë nuk është ajo që nuk duhet të bëhet. Sidoqoftë pushteti është fondamenti e analizës së shoqërisë, lidhja e përbashkët e pushtetit është seksualiteti, kush është dominuesi dhe i dominuar, doktorit dhe pacientit, babait dhe birit, punëdhënësi dhe punëtori, shkurt nënshtruesi dhe i nënshtruari.
A mundet paragjykimi të pranohet si shkencë? Me Iluminizmin, pikëpamja e seksualitetit si një gjë mëkatare të rrëfehet ajo shtypet, bëhet e mutilizuar është adaptuar në pyetjet bashkohore të racionalitetit duke e katapultuar vetë atë si një shkence. Foucault bën një dallim të fuqishëm mes se çfarë është duke qëndruar në ditët e sotme të cilën e quajmë shkence dhe një doktrine paragjykuese e prokrijimit human, shkruan se duke krahasuar këto diskurse mbi seksualitetin njerëzor të këto që nga epoka e riprodhimit të kafshëve dhe bimëve, dallimi është i mahnitshëm. Nuk mundet të flasë nga ana shkencore por me një logjikë elementare, ata zënë vend të historinë e dijes, ku doktrina e seksualitetit postulon sjellje anaturale seksuale.
Në shek. XVII ne fokus ishte rregullimi i seksit te çiftet e martuara, duke injoruar forma të tjera të lidhjes seksuale, por tani grupe të tjera janë identifikuar: seksualiteti i fëmijeve, kriminelet, njerëz me çrregullime mendore dhe homoseksualet. Seksualiteti bëhet mburoja e identitetit të grupeve të caktuara të njerëzve, përverset bëhen interminoritet në vete, lidhjet homoseksuale janë të shikuara si mëkatare prandaj janë të gjykuara kohë pas kohe, por tani bëhen një minoritet që pluskon në sipërfaqen e shoqërisë, sodomisti ishte recidivist, por homoseksuali tani është një specie.
Homoseksuali në shek. XIX shndërrohet në përson, një e kaluar, një histori, një adoleshence, një personalitet, një mënyrë e jetesës, bile një morfologji, andrologji, me një anatomi indiskrete dhe mundësisht me një psikologji mistike, asgjë e plotë e këtij përsonaliteti mund ti ikë seksualiteti të vet, duke vërejtur homoseksualet si një minoritet tani është e garantuar, por para shek.XVIII vete ideja kurrë nuk do të ishte e pranuar sepse përbënte një mëkat, papranueshmeri në shoqërinë njerëzore, antihumane, joriprodhuese. Thjeshtë nuk ishte si një pjese e qënies, si pjesë fondamentale e këtij personi, por si një veprim, si diçka që ai ka bërë, por homoseksualiteti nuk ishte objekti e vetem i studimeve të shkencave mjekësore ku arsyeja ‘seksuale’ duhet të rrëfehet, është e gjetur apo zanafillën e ka në pikëpamjet të krishterta nuk ishte, siç është në ditët e sotme, e fortë, një forcë, por diçka që gjendet me një introspeksion të kujdesshëm.
Sidoqoftë, çdo detaj është i drejtuar në mënyrë të rrëfimit, çdo gjurmë e eksperiences të kënaqësisë është të ekzaminohet për të gjetur gjurmët e mëkatit. Me këtë vemendje tek detajet arsytueshmëria e seksualitetit është duke i dhënë një rëndësi të madhe në shoqëritë tona dhe ajo duhet të gjurmohet, duke konsideruar seksualitetin si diçka mëkatare nuk e ka zhdukur atë, shumë thjeshtë ka ndodhur e kundërta: është riforcuar dhe bërë diçka që të vërehet çdokund, me identifikimin e veprimeve seksuale, natyrës dhe shëndetit ishin të analizuara, koncepti ‘seksualitet’ ishte krijuar. (Vazhdon …)


Leave a Reply