Një çift nga Brazili, të cilët janë më të shkurtërit në botë, jetojnë në “botën e ëndrrave”. Sipas tyre, gjatësia nuk e kufizon stilin e tyre të jetës. Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino, nga Brazili, të dy janë prekur nga format e nanizmit.
Dyshja, e cila shpreson që të hyjë në Librin Gines të Rekordeve Botërore, tha se u takuan në një faqe interneti dhjetë vjet më parë dhe filluan që të bisedonin në mesenxher.
Paulo, 30 vjeç, i cili vuan nga gjendje e rrallë gjenetike, e quajtur diastrophic dysplasia dwarfism, tha se ishte dashuri me shikim të parë për të.
“Mua mu duk shumë e bukur që kur e pashë për herë të parë”, tha ai. Sakaq,Katyucia, 26 vjeçe, e cila vuan nga achondroplasia nanizmi, e cila ndikon në mos rritjen e kockave, fillimisht e bllokoi atë në mesenxher.
“Kur nisa që të flas me Paulon, ai ishte vërtetë i besdisshëm”. Gjithçka do të kishte marrë fund, nëse Katyucia nuk do e kishte zhbllokuar atë 18 muaj më vonë.
“Një ditë ndodhi diçka në kokën time dhe e zhbllokova atë”, shpjegoi ajo.
“Kur ajo më zhbllokoi, nuk kaloi më tepër se një minutë për ta përshëndetur”, shtoi Paulo.







Leave a Reply