Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me presidentë dhe liderë shtetëror gjatë qëndrimit të tij në Rio të Brazilit.
Thaçi ka takuar zëvendëspresidentin e Brazilit, Michel Temer, të cilin e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë që i ka bërë përfaqësuesve kosovarë në Brazil, transmeton Koha.net.
Në takim me zëvendëspresidentin Michel Temer, Thaçi ka kërkuar që të ruhen kontaktet ndërmjet dy shteteve dhe të ndërtohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Gjatë qëndrimit në Rio, Thaçi ka takuar edhe presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri. Edhe me homologun e tij argjentinas, Thaçi ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke kërkuar që të gjenden forma të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Në Brazil, presidenti Thaçi është takuar edhe presidentin e Sllovakisë, Andrej Kiska. Ai ka thënë se Sllovakia e mbështet të ardhmen europiane të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Të gjithë përfaqësuesit e këtyre shteteve, presidenti Thaçi i ka ftuar që t’i bashkohen 112 shteteve të botës, që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply