Kryetari demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas përmbytjeve në Maqedoni. Basha shkruan në Facebook se bilanci tragjik i jetëve te humbura ka tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik
“Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura, mes të cilëve shumë shqiptarë, kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta. Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenje solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptare të bëjë te njëjtën gjë”, shkruan Basha.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply