Prania e muslimanëve në kishë ditën e lutjes, në Francë dhe në Itali është përshendetur nga qindra e mijra njerëz në mbarë botën. Ky lajm ka qenë në faqet e para të gazetave. Kjo tregon se njerzimi duan paqe dhe jo me luftra,ku do të kemi vec humje jete. Jeta është dhuratë e Zotit dhe ai din kur ta merr dhe jo në këtë mënyre sic veprojnë terroristët e shtetit të vetshpallur islam. Ky gjest i mirë i muslimanëve në keto shtete është shembulli më i mirë për ti treguar botës ,se feja islame është fe e paqës dhe jo fe e dhunës. Terrorizmi nuk ka të bëjë fare me fenë islame . Terrorizmi nuk ka fe ,nuk ka identitet ,ai ka vetëm një emër – Terrorizëm.
Shënim i redaksisë Alba – Dansk.
————————————-
Shkëputem një mesazh të priftit katolik Dom Gjegj Meta të hedhur në rrjetin social facebook… Ja cfarë thote Dom Gjergji në mesazhin e tij ,me këtë rast …
—————————————–
Gjergj Meta
Gjesti i pranisë se myslimanëve në meshët e së dielës në disa qytete te Italisë dhe Francës, si përgjigje ndaj vrasjes së priftit francez nê Rouen, ishte një gjest simbolik me vlerë. Por i pamjaftueshëm nëse mbetet i izoluar. Përgjigja ndaj terrorizmit duhet të bëhet së bashku dhe çdo ditë. Unë e kuptoj që për atë pjesë të islamit që promovon dhe don paqen është e vështirë të përballet me një pjesë që këtë paqe nuk e do. Nuk mjafton vetëm të thuhet: ky nuk është islami, ai që vret nuk është mysliman! Duhet të veprohet, të punohet së bashku që kjo e keqe të çrrënjoset. Nisma e imamëve europianë është një rreze shprese, sepse është një gjest konkret larg retorikave.
Gjesti i sotshëm qoftë fillimi i një kulture të re takimi ku rrëzohen muret dhe ndërtohen urat. Lufta ndaj të keqes së terrorizmit do të kete martirët e saj, por duhet bërë patjetër.


Leave a Reply