E rrethuar nga pamje fantastike të maleve dhe detit të kaltër, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli, që nuk është kthyer ende në një vend referencë për turistët. Kështu e nis Business Insider artikullin e saj mbi Shqipërinë dhe arsyet se përse turistët duhet ta shtojnë atë në listën e destinacioneve turistike.““Shqipëria”, është e njohur për vendasit si vendi i shqiponjave, një pseudonim i marrë nga folklori dhe i trashëguar breza pas brezi. Sipas gojëdhënave një i ri shqiptar shpëtoi një shqiponjë nga goja e një gjarpri helmues. Kjo tregon gatishmërinë e shqiptarëve për të ndihmuar të tjerët,” shkruan më tej Business Insider.
Po ashtu në këtë artikull thuhet se shqiptarët njihen për mikpritjen e tyre dhe prirjen për të trokitur herë pas here gotat e rakisë së bërë vetë. Ditët e diktaturës komuniste janë një kujtim i largët për të gjithë dhe Shqipëria është drejt një të ardhme të ndritur. Sipas Business Insider, nuk ka kohë më të mirë se tani, për të vizituar Shqipërinë, duke listuar 5 vendet që duhen vizituar.
Business Insider e cilëson Beratin si xhevahirin në kurorën e Shqipërisë. “Pushtimet e vazhdueshme të Beratit e kanë lënë vendin me një miks të arkitekturës. Turqit sollën influencën e tyre dhe të njëjtën gjë bënë edhe komunistët. Një shkrirje interesante e stileve që është e këndshme si për syrin edhe për kamerën”, shkruhet në artikull dukje përmendur edhe Kështjellën e Beratit të ndërtuar mbi qytet për të mbrojtur banorët nga nga pushtuesit bizantinë.
Më tej artikulli në fjalë ndaler tek Parku kombëtar i Valbonës i cili ofron alpinizëm dhe kamping fantastik.
“Mallet e mjegullta dhe ujëvarat alpine dominojnë në këtë cep të vendit të paprekur, që fermerët e kanë kthyer në atraksione turistike për të huajt. Rajoni kufizohet me Kosovën, territorin e pretenduar ashpër nga serbët dhe shqiptarët. Kjo është shtëpia e qenve të egër, e ujqërve dhe arinjve. Por mos u frikësoni nga kjo. Mallet ofrojnë kampingje fanstatike,” përshkruhet më tej.
Akomodimi nis nga 20 dollarë për natë. “Shqipëria po bëhet një pikëz e vogël në hartë për turistët nga gjithë bota.Rrugë dhe hotele të reja janë duke u ndërtuar dhe vendi po planifikon ndërtimin e një aeroporti të dytë në Kukës”, shkruan Business Insider.
Ndërsa “Bjeshkët e Namuna”, Business Insider i krahason me fjordet e Norvegjisë. Peizahi që të orfon Liqeni i Komanit do të ishte një ëndërr për fotografët dhe duket sikur është shkëputur nga trologjia Lord of the Ring.
Qyteti i vogël i Himarës ofron ushqimet më të freskëta të detit, ndërsa Jala cilësohet si “Ibiza e Shqipërisë”.
Rrënojat e të kaluarës komuniste janë gjithnjë të pranishme në Shqipëri.
Ndërsa për Tiranën, Business Insider shkruan se është ndoshta qyteti më unik i Europës.
Piramida e Tiranës kryeson listën e atraksioneve turistike më të pazakonta në Shqipëri. Ndryshe Piramida është muzeu i diktatorit Enver Hoxha që u hap në vitin 1988 ndërsa tashmë është boshatisur. Po ashtu një vend i përsosur ku turistët mund të bëjnë selfie.





Syri.net


Leave a Reply