Mund të mos jetë një vlerësim real dhe i plotë, por është publikuar prestigjozja britanike The Indipendent dhe si e tillë merr shumë vlera. Kjo sepse sipas një studimi të kryer nga eksperienca personale është hartuar një listë vendesh mes të cilave edhe Shqipëria, të cilat kanë probleme të ndryshme me turizmin.Lista është titulluar ja arsyet se pse njerëzit nuk do ti vizitojnë kurrë këto vende.
Na kritikojnë se nuk dimë të jemi të sjellshëm me turistët por ndërsa na krahasasojnë më vend me bukuri të rrallë natyrore si Tailanda apo Bahamas, duket se përveç natyrës me to kemi të përbashkët edhe mungesën e sjelljes ndaj turizmit dhe turistëve.
Por sfida jonë në raport me dy vendet në fjalë është e madhe pasi ne jemi akoma një filiz në turizmin global, Tailanda dhe Bahamasi kanë kanë dekada që janë kthyer në miniera turizmi si për veten ashtu edhe për botën.
Kështu që apeli për operatorët turistike në këtë pikë është një dhe vetëm një, tregohuni të sjellshëm dhe mendoni se turizmi nuk zgjat vetëm një sezon. /SYRI.net
Lista e plotë e vendeve që kanë probleme me turizmin
Sjellja ndaj turistëve. Shqipëria, Malajzia, Mauritania, Solomon Islands, Thailanda, Bahamas, Tunisia, Vietnam
Lypsa: Belize, Meksikë
Të mërzitshëm: Finlanda, Franca, Luksemburg, Sllovakia
E rrezikshme: Kroacia, Honduras, Somalia, Venezuela
Papastëria: Kuba, Rusia
Papastëria/ Lypsa: India, Indonesia, Philippines
E shtrenjtë: Danimark, Norvegji, Sllovenia
Të zhurmshëm: Itali
Varfëria: Haiti, Xhamajka, Paraguai
Racizmi: SHBA
Të pasjellshëm: Republika Çeke, Greqia, Libani, Rumania, Arabia Saudite, Zvicra, Turqia
Ngacmime seksuale: Egjipti, Maroku, Svazilandi
Skematikë: Kamboxhia
Transporti/ Banjot: Kina
Shumë ftohtë/ E mërzitshme: Kanadaja
Luftë: Afganistan, Irak, Siria, Jemen
Të çuditshëm/ racistë: Japoni, Korea e Jugut
Syri.net


Leave a Reply