Nga inaonline -Nga Milot Rizvani/
Edhe këtë herë u godit Kumanova…dihet pse-ja….Atje është kalaja shqipëtare…Atje kërcet pushka…Atje është qëndresa…Shkupi është për çaj rusi, Tetova për dimija, Gostivari për iftare, Kërçova për alltona dasme, Dibra për rromuze, …ne të Strugës e Ohrit mos na ngani se tash luajmë domino e kemi sezon pllazhe..
…Ti gjumë…edhe ne gjumëëëë….
Ora 3 e natës…kujdestar nënkuptohet…jam zgjuar…kohë pas kohe qetësi…tek tuk pacientë…me dhimbje koke, neurozë, hipertension e depresion, molisje nga agjerimi, dhimbje lukthi nga mosngrënia e shpesh edhe nga mbingrënia…marr anamnezë ekzaminoj , ordinoj terapi…por asesi tmë jap të dhënë anamnestike dikush se sonte veçmas u shqetësua, se sonte u mërzit e u dëshpërua nga lajmi i hidhur i këputjes së një lule të posaçelur, ndarjes nga jeta të një engjulli që ia thyen krahët në mes, të një pafajsie që si rrufe u godit nga qielli, të një fëmije që u godit me motivin qyqar e vrastar të një psikopati që nesër përsëri do të sillet rrugëve e do pij birra me shokët e vet si vetja e do shaj nëpër stadiume…do këndoj këngë e fyerje raciste…do godas pas shpine..do rrah nxënës autobusëve e rrugicave të ngushta të lagjeve…do drogohet skutave të errta natën…e në mbrëmje pse jo…do haj edhe iftare me bashkëqytetarët musliman shesheve…biles pas atij iftari të organizuar madhështor me po të njëjtit njerëz të dal nga teravia. ..do shoh edhe ndeshje futbolli në kafene…
Rri e mendohem…edhe të dua të dremis nji 5 minutësh ..më tradhëtojnë sytë e lotët…Atë ditë të mallkuar mund të isha edhe unë atje…mund të isha me fëmijën tim…mund të ishe edhe ti o mik i dashur me fëmijën në krah apo përdore, me ramazan apo pa ramazan në gojë…me shami në kokë apo me kryq në qafë…pak rëndësi ka…jeta është jetë…të gjithë 46 kromozome në qeliza i kemi…por ja që në mesin tonë kemi vrasës kriminelë bisha të shfrenuara..po çka bën ligji për ta…çbën shoqëria për ta…çbëjmë secili prej nesh për ta…
Unë sonte nuk dëgjova për Almirin e vogël që e vramë ne…nuk dëgjova nga asnjë njeri.. nuk dëgjova as një prokuror në lajme..as një politikan që në përfaqëson…vetëm disa gazetar për fat të keq në media…sonte as edhe një pacient nuk ka shprehu brengën, dhimbjen apo mallkimin e asaj dite e të atij çasti…nuk e di e është lutur dikush sonte për shpirtin e tij përveç familjes…a bëm lutje në kishë apo xhami apo ja kemi futur gjumit…e nesër pale kur çohemi…ia fusin një shëtitje…një plazhi…një iftari këtu e atje duke u mbledhur në masë të gjerë…apo na pret një miting partie..apo përgatitemi për bajram e pastaj ia mësyjnë detit….s e di….sa prej jush fjetën sonte apo smundën dot të vënë gjumë në sy….po Almiri ynë po fle gjumin e përjetshëm e për ne ….tre ditë, e harrohet…dielli prap do lindë nga lindja e jeta do vazhdojë…normalisht në vëllazërim bashkimin që na la gjeneral Tito…e ne shqiptarët apo muslimanët kur do shohim një fëmijë që po fle do themi…sa bukur, kij kujdes e mos e zgjo se po fle si një shqerrë…e ata të karpateve po ashtu do vazhdojnë të thonë: vidi kako spie..kako zaklan (përkth..shih si po fle, si me qenë i therrur)…
U prehsh në paqe o shpirt i vogël…aq sonte mund të bënim për ty…..
Ti gjumë….edhe ne gjumë…pa nesër shohim e bëjmë. ….nga do fryjë era , do kthejmë gunën….R. I.P.


Leave a Reply