ZEF PERGEGA
Ne ambjentet kulturore te kishes “Zonja Pajtore” ne Detroit me 24 nentor 2012 u zhvillua simpoziumi shkencor “100 vjet pavaresi” I ideuar dhe realizuar nga famullitari i kesaj kishe Dom Ndue Gjergji. Ky tubim shkencor ishte aktiviteti me i motivuar kombetar, i realizuar nga diaspora e Detroitit me rastin e kremtimit solemn te 100 vjetorit te pavaresise.
Idete e fresketa, pa buje e zhurme, Dom Ndue Gjergji i kyen me nje heshtje apostolile si princesha ne mbreterine e bleteve qe me mjalte i mbush hojet.
Dr. Gjeke Gjelaj me nje oratori te dallueshme dhe miresjellje teper te ndjeshme, celi aktivitetin me te rendesihsem te vitit 2012 ne Detroit. Ne fjalen e tij nder te tjera tha: “Kjo dite e shenjte eshte krenari kombetare e vulosur me gjakun e deshmoreve ne zemren e shpirtin e popullit shqiptar, pa dallim feje, krahine apo shteti . Nepermjet ketij simpoziumi neve perkujtojme dhe betohemi ne cdo pike gjaku te derdhur per liri. Inisiativa per te zhvilluar kete aktivitet lindi si shprehje e dashurise se madhe ndaj kombit tone, te kaluares se tij nga i perndershmi Dom Ndue Gjergji…Mjaft jetuam te ndare, mjaft te sunduar dhe mjaft te grabitur nga te huajt. Nje komb jemi, nje gjak kemi dhe nje gjuhe flasim, nje shkabe kemi ne flamur. Tjeter te vertetete nuk ka dhe as mos paste!”
Drejtimi i sesionit shkencor edhe nga Luke Juncaj, Valentin Lumaj dhe zonjat Gjelaj e Palushaj ishte si nje kurore harmonike dhe plotesisht ne funksion te idese se temave. Ata bene vlersime dhe i prezantuan me dinjitet te gjithe ligjeruasit.
U ekzekutuan hymnet kombetare te te dy shteteve nga Ermelinda Paparisto, ndersa hyrjen e flamurit ne salle e drejtoi veterani Vesel Ujkaj.
Aktivitetin e pershendeti Everest Haxhi atasheu ushtarak i Shqiperise ne Amerike. Ai ne fjalen e tij evokoi marredhenjet e shkelqyera te Shqiperise me Ameriken dhe ndihmen e madhe qe na ka dhene ky shtet per integrimet Euroatlantike.
Zonja Donika Bardha lexoi ne anglisht pershendetjen e z. Ekrem Bardha, konsull i nderit, qe i dergonte ketij aktiviteti ne pamundesi per te marre pjese mbasi ishte ftuar sipas saj nga kriministri Berisha per te asistur ne programin e festimeve te 28 Nentorit ne Shqiperi.
Porf. Jusuf Buxhovi mbajti temen mbi rendesine e pavaresise se popullit shqiptar duke e shtjelluar kete ceshtje ne linjen 100 vjet shtet, 100 vjet ndarje dhe 100 vjet shprese per bashkim
Papas Antoni Bellushi meshtari i arberesheve te Italise, njeheresh studiues, historian, botues dhe publicist foli mbi faktoret qe cuan ne ekzistencen e identitetit kombetar te arberesheve te Italise . Nje rol te rendesishem kane lujtur vatrat dhe nenat qe ishin shkollat e gjuhes shqipe. Feja dhe kishat e ritit bizantin te bashkuara me Vatikanin qe me Konsilin e Firences me 1439. Nje factor tjeter kane qene ngritja dhe funksionimi i kuvendeve dhe letersia e shkrimtaret e arberesheve qe luftuan e punuan me idene e Shqiperise Etnike.
Shkrimtari Naum Prifti mbajti kumtesen mbi rolin e Vatres per pavaresise e Shqiperise. Porf Skender Karaqica foli mbi figuren e Ismail Qemalit dhe kontributit te tij ne gritjen e flamurit ne Vlore me 28 nentor 1912. Mergim Korca trajtoj figuren e Luigj Gurakuqit me fakte te reja dhe vizionin e ketij patrioti per qeverisje perendimore te Shqiperise te dale nga Turqia. Ai foli rreth gjysem hijes se Gurakuqit te lene ne harrese nga qeveria e regjimit komunist. Madje ai tha se edhe sot nuk po na lene vendin vend qe te quhemi demokrat. Gjovalin Kacorri evokoi kontributin e Dom Nikoll Kacorrit si nen kryetar i Qeverise se Vlores. Kacorri shprehu shqetesimin qe asnjeri ne qeveri s’po e vlerson kete figure, madje asnjeri ne kete eveniment shkencor ngurroi te ia permende emrin
Ardian Ndreca profesor ne Universitetin Urbaniana te Romes mbajti nje teme shume interesante mbi rolin e kishes katolike dhe te meshatreve te saj te spikatur ne rujtjen e identitetit kombetar shqiptar dhe vizionin e shqiptarit per ne familjen europine. Prof Bahri Brisku solli fakte per kontributin e Pave Guci ne perpjekjet per pavaresi. Prof Niazi Muhameti shpalosi te dhena te pa degjuara per kontributin e shqiptareve ne Maqedoni per pavaresi si dhe ate fetar katolik te kesaj treve ne forcimin e ndjenjes kombetare shqiptare per shkeputje nga Turqia. Prof Sami Repishti nga New-Yorku nuk mori pjese, por studimi i tij dhe i Vili Kamsit u lexuan ne kete simpozium. Shkrimtari nga Malesia e Madhe Fran Camaj mbajti ligjeraten mbi kontributin e malesoreve dhe te kryengritjes se Malesise se Madhe per pavaresine e Shqiperise.
Drejtuesit lexuan telegramin qe Elidon Pashaj, lider i bektashinjeve te Detroitit i drejtonte ketij sezioni
Ne fund Dom Ndue Gjergji i pershendeti ligjeruesit, duke pohuar se te gjitha ligjeratat do te botohen ne nje buletin te vecante. Me pas te pranishmit moren pjese ne promovimin e vepres se porf Jusuf Buxhovit “Kosova” Kisha shtoi nje darke per te gjithe te pranishmit dhe te ftuarit.
V:O – Fotoja ilistruese eshte marre nga google dhe eshte vete nga ana jone – Redaksia e “Alba – Dansk”
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply