Festa e 1 Qershorit nuk ka ardhur gëzueshëm për të gjithë fëmijët shqiptarë. “News 24” ka qenë sot në konviktet e ish-Institutit Bujqësor në Tiranë ku qindra familje të varfra kanë rreth 2 vite pa drita dhe në mjerim të plotë. Një prej familjeve që jeton në varfëri ekstreme është edhe ajo e Përparim Kaculit, invalid i grupit të parë. Babai i 5 fëmijëve është detyruar që t’ia besoj dy djemtë e vegjël jetimores së Durrësit, ndërsa me mund të madh arrin të ushqejë më së shumti me bukë thatë 3 fëmijët më të rritur.Ashtu i pamundur sa mezi qëndron në këmbë, Përparimi na fton në shtëpinë e tij që ndodhet në katin e 3 -të të ish-godinës numër pesë që dikur para viteve ‘90 shërbente si konvikt i Institutit Bujqësor, e ku jeton prej 17 vitesh i futur si pastrehë.
Vetëm pamja e jashtme e ndërtesës të shokon sapo hedh sytë, dhe pa hyrë brenda saj e imagjinojmë sa çfarë na pret.
Një ajër mbytës ndihet sapo kalojmë pragun e shtëpisë ku jeton përparimi dhe tre fëmijët e vegjël 4, 7 dhe 9 vjeç. Shtëpia është vetëm një dhomë ku familja e varfër ngrys ditët në terr të plotë, pasi energjia elektrike ka dy vite që i është ndërprerë, sikundër të gjitha familjeve të tjera që jetojnë në 8 godinat ish-konvikte.
Përparimi është invalid i grupit të parë dhe vuan pasojat e një aksidenti të rëndë të ndodhur para 30 vitesh gjatë shërbimit ushtarak dhe përfiton 10 mijë lekë të reja pagesë që nuk i dalin as për ilaçe.
Lufta e egër për mbijetesë ka detyruar prindërit e pamundur që të braktisin më të vegjlit binjakë, të cilët i janë besuar prej dy vitesh jetimores së Durrësit.
Nëna e fëmijëve thotë se ka frikë për fëmijët pak më të rritur të cilët lypin pas shkolle rrugëve të Tiranës pa dëshirën e saj.
Ëndrra për një shtëpi të tijën është ajo që vijon t’i japë kurajë Përparimit, edhe pse prej 8 vitesh nuk merr përgjigje nga Bashkia e Tiranës, të cilës i ka bërë më shumë se një kërkesë për banesë sociale.
Ndërkaq, për të ndihmuar familjen e Përparim Kaculit, vihet në dispozicion numri i kontaktit 068 39 14316./BW/
https://www.youtube.com


Leave a Reply