Tirane, 7 maj/ATSH-Flora Nikolla/.- Quhet Arjentina, emër i rrallë që i përket bashkimit te dy fjalëve: Aria (pjesë e partitures se muzikës klasike) dhe Tina. Famija e saj i vendosi këtë bashkim emrash, sepse e qara e pandërprerë e saj, kur ishte bebe, formonte një “arie”. Sot, fëmijëria e Tinës, mbetet e pharruar në jetën e saj. Fëmija i fundit në një familje ku e donin të gjithë, Tina ishte vajza e një prej guzhinjerëve më të mirë të kohës, Teki Sina. Thotë se ka mall për gjithçka, sidomos për familjen e saj të madhe ku mori dashuri për ta dhënë më pas pa kushte në jëtën e saj , si dhe në dashurinë e saj për Spanjën, vendin ku Tina Sina, jeton sot. Në mënyre imagjinare, kishte vite që jetonte në Spanjë, që në kontaktet e para në adoleshencë, me librat që lexonte fshehur, më vonë me filmat, apo mbas viteve 90-të, kur pati mundesi ta njihte me mirë. U vendos në Sevilla, Andaluzi, një rajon mesdhetar në jug të Spanjës së madhe, djepi i artit spanjoll. Atje, ju përkushtua studimeve, homologoi titullin mësuese e Historisë dhe Gjeografisë, mbaroi Master në Edukim për Femijët, dhe më pas mori diplomën e gjuhës spanjolle nga Instituti Cervantes, diplomë që e lejon të përkthejë shqipen pranë gjykates së Seviljes. Asnjëherë në jetën e saj të re, në vendin e diellit, nuk harroi volejbollin. Mori titullin e traineres dhe drejtoi disa vite një ekip vajzash me të cilat arriti sukses. Sot, vazhdon arbitër në Federatën e Volejbollit të Andaluzisë. Kur jeta vazhdonte rrjedhën e saj, Tina, nisi të kërkonte diçka të veçantë… që kur të ishte vetëm me Tinën, t’i shërbente për të shkarkuar lodhjen dhe tensionin e grumbulluar nga puna. Si ngacmim i shërbeu njohja me një çift spanjoll të apasionuar me punët artizanale, të cilët ishin kthyer nga një vizitë në Shqipëri. Ju rikthyen kujtimet e harruara të fëmijërisë, kur nxirrte modele nga revistat, ose ato që pikturonte vetë në një fletore me kuadrate. Ky ishte mometi, i tha vetes . Kishte gjetur atë gjë të veçantë që i mungonte. Të nesëmen, nisi kërkimet e një tezgjahu, i cili shpejt i erdhi nga Gjermania, dhe zuri vend në shtëpinë e saj. Ishte një rikthim i lumtur, Tani vendi i tezgjahut është vendi më i preferuar i saj. Pret me padurim të ketë pak kohë te lirë, të ulet, të “zhgarravisë me fije dhe ngjyra pa fund”. Ka patur netë që ka harruar orën, kur do t’u japë ngjyra, formë, jetë, gjithmonë me padurim për t’i mbaruar, dhe, pa mbaruar nje punë ka gati idenë e punës tjetër. Ka avancuar shumë dhe vazhdon t’i permbahet bazës shqiptare, duke e ndërthurur me atë spanjolle. I shton artin dhe format e Amerikës Latine, ngjyrat dhe enigmën afrikane, sidomos ato të Marrokut. Thurr ide dhe kultura, duke ju permbajtur ideve të saj se: “e bukur nuk është ajo qe kushton më shumë, por ajo që të jep kënaqësi më tepër”.F.N : Quheni Arjentina, një emër vërtet i rrallë, cila është historia e emrit tuaj ?
T.S : Ky emër i përket bashkimit të dy fjalëve: Aria(pjesë e partitures muzikës klasike) dhe Tina. Famija ime më vendosi këtë bashkim emrash, sepse duke qarë gjithmonë dhe pa pushim formoja nje “arie”. Ide shumë orgjinale e tyre.
F.N: A keni mall për ditët e fëmijërisë suaj në Memaliaj?
T.S: Fëmijëria gjithmonë e për çdo kënd, mbetet e paharruar, qoftë një fëmijëri e lumtur apo jo. Për mua ka qenë e lumtur. Jam femija i fundit në një familje, shumë e dashur nga te gjithë, goca e një prej guzhinjerëve më të mirë të kohës, Teki Sina. Per gjithçka kam mall, sidomos për atë familje të madhe që formonim, mes të gjithëve qe jetonim në Memaliaj.
F.N: Sa dhe pse jetojnë këto kujtime brenda jush ?
T.S Më kujtohen gjëra të vogla që më bënin te lumtur, kujtoj bishtalecat, fustanet, një grusht me tullumbace, një çokollatë kur merrja nota të mira, dhuratat e Vitit të Ri që më sillnin motrat nga Tirana, kujtoj shoqet dhe shokët që vazhdoj t’i kem dhe sot, mësuesen time të parë, lojrat pa fund. Ishte e pamundur të pranoja humbjen dhe në rastet kur humbja zemrohesha, kujtoj kur iknim fshehur për tu larë në Vjosë, të gjitha janë pjesë e jetës time dhe shpesh ua tregoj fëmijëve.
F.N: Për çfarë ju merr më shumë malli nga koha e rinisë suaj ?
T.S: Më merr malli, për ëndrrat e pafundme, dhe për ndonjë marrëzi të vogël të asaj kohe, që tani nuk mund t’i persëris më, sepse në ketë moshë, llogjika bën punen e saj, dhe nuk të le t’i shohësh gjërat, aq te lehta si gjatë kohës së rinisë. Kujtoj kur së bashku me shoqen time Aida, merrnim pjesë në mbrëmjet artistike me Agron Llakën në Memaliaj, kujtoj volejbollin, eskursionet e fundjavës me profesorin Arben Culli, kujtoj filmat, muziken, mbrëmjet e argetimit, zborin kur i hiqnim kundragazit peshën dhe çantën e mbushnim me ushqime, fustanet që qepnim, kur qëndisnim me Yllkën dhe kur të gjitha rrobat e bardha i bëmë gjithë lule dhe sidomos librat që lexoja, më mirë i përpija,brenda një dite. Pata momente kur nisa të shkruaja poezi, një novelë, poemë satirike, Kur mbusha 18 vjeç fillova universitetin dhe isha pjesmarrëse aktive e grevave, në vitet e para të demokracisë pak të vështira për ne, kujtoj më vonë punën, kujtoj një nga sukseset kur me nxënësit e mi fituam konkursin e Pavarëisë ne gjithë jugun në histori dhe u prezantuam dhe në rang kombetar.
F.N: Ju jeni larguar nga Shqipëria në vitin 2000, cilat ishin arsyet e largimit ?
T.S: Largimi nuk ishte i rastësishem dhe as për arsye ekonomike, nuk munda t’i rezistoj ambientit, liria ime mendore nuk përputhej me vendin, ndihesha e mbytur, nuk isha ajo që unë me të vërtetë doja të isha.
F.N: Ju vendosët të largoheshit në Spanjë, pse pikërisht në këtë vend?
T.S: Ishte vendi që ënderroja, dhe në menyre imagjinare kisha vite që jetoja ketu. Kontaktet e para me Spanjën i pata në adoleshencë me librat që lexoja fshehur, më vonë me filmat, mbas viteve 90-të, pata mundesi ta njihja me mirë. Përfundimisht, vendosa të emigroja dhe të vendosesha në Sevilja.
F.N: U përputh ëndrra që kishit për Spanjën , me realitetin që gjëndët në të?
T.S: Plotësisht. Filozofia e jetës sime u bë realitet. Jam integruar plotësisht dhe shumë e kënaqur qe jetoj këtu dhe jam pjesë e tyre. Ajo liri e të menduarit dhe vepruarit që kaq shumë më kishte munguar, arrita ta gjej dhe ta jetoj. Në fillim pata vështirësi si të gjithë, momente qe nuk kuptoja shumë gjëra, por çdo gjë kalon me kohën, njoha njerëz shumë të mirë që më bënë më të lehtë të mësohesha me ketë jetë te re.
F.N: Sevilja, qëndra e rajonit jugor të Spanjës në Andaluzi…, si do ta përshkruanit ju këtë vend ?
T.S: Do ta përshkruaj vetëm me dy fjale: Djepi i artit spanjoll. Sevilja ështe qendra e flamencos dhe lojrave me dema ,është një nga qytetet më te bukura të Spanjës.
F.N: E patët të lehtë të përshtateshit në Sevilja… , keni ndonjë ndodhi nga ditët e para pasi mbërritet në këtë qytet ?
T.S: U përshtata shumë shpejt dhe mbas tre muajsh nisa të flisja spanjisht. Andaluzia është rajon mesdhetar, dhe ka pak ndyshime me pjesën tjetër të Mesdheut. Një ndodhi??? Ka një kënge spanjolle të kënduar nga këngetari i madh Manuel Serrat ” Naci en Mediterraneo”, “Linda në Mesdhe”. Të gjithë që më pyesnin, ku është Shqiperia, ju kendojë ketë këngë. Dhe unë kam lindur në Mesdhe. Shqipëria nuk njihej nga shumica e spanjollëve, ata e vendosnin si vend në ish Bashkimin Sovjetik. Një nga momentet më të bukura ka qëne marrja e titullit “Principes de Asturias” nga shkrimtari ynë Ismail Kadare.Eshtë nder për ne, dhe mundësi qe spanjollet te njohin kulturen tonë
F.N Si vijoi më pas jeta juaj ?
T.S: Ju përkushtova studimeve. Homologova titullin mësuese e Historisë dhe Gjeografisë, mbarova Master në Edukim për Femijët, këto me ndihmuan të vazhdoja me profesionin tim edhe këtu. Pasi mora diplomën e gjuhës spanjolle nga Instituti Cervantes, përkthej shqipen pranë gjykates Seviljes.
F.N Po seviljanët si do t’i tregonit në këtë intervistë ?
T.S: Njerëz të dashur, të butë, humanë, ku në venat e tyre rrjedh art. Po përmënd disa personazhe të nderuar , arquitekti Anibal Gonzalez, piktoret Velazquez y Murillo, në letërsi, Antonio Machado, në flamenco Paco de Lucia (i cili i pëlqen shumë mikut tonë Arjan Bejko), në politikë, Felipe Gonzalez, në sport Sergio Ramos. Flasin emrat e tyre më mirë se unë.
F.N Një nga pasionet tuaja është volejbolli, dhe me sa di, keni marrë titullin Trainere N1 në volejboll …
T.S: Ky pasion ka ardhur bashkë me mua nga Shqipëria. Volejbollin e kam nisur në moshë shumë të re. Idhulli im është pa asnjë dyshim Ela Tase (përfitoj rastin t’i dërgoj një falenderim për ato momente aq te bukura që na kanë dhuruar, gjithë ekipi Dinamos me z Kreshnik Tartari). Kam luajtur në ekipe amatore, këtu mora titullin e traineres dhe kam drejtuar për disa vite një ekip vajzash me të cilat arritëm shumë suksese. Sot, vazhdoj arbitër ne Federatën e Volejbollit të Andaluzisë.
F.N: Ju punonit që e vogël tapete me motive shqiptare , Sot ju i jeni rikthyer adoleshencës tuaj , duke realizuar punë tejet artistike. Cilat ishin shkaqet e këtij rikthimi ? Dhe do ta quanit rikthim të lumtur ?
T.S: Kam filluar qysh në moshën 13 vjeçare dhe vazhdova disa vite afërsisht deri 20 vjeç, duke nxjerrë modele nga revistat, ose ato që unë pikturoja në një fletore me kuadrate. Asnjeherë nuk përdora modele të krijuara nga të tjerë. Punimet e para shërbenin për përdorim dhe dekorim të shtëpisë familjare, përdorja shumë ngjyra të forta të dukshme dhe sidomos ngjyrat tipike shqiptare kuq e zi. Me këto motive shqiptare krijova një tapet me përmasa te mëdha, dhe më kujtohet që njerëzit e kerkonin si model për gocat që martoheshin.
Shkaqet e rikthimit? Rutina ditore të lodh, kisha kohë që kërkoja diçka të veçantë, ku të isha vetëm me Tinën, të më shërbente për të shkarkuar lodhjen dhe tensionin e akumuluar nga puna. Si ngacmim, shërbeu njohja me një çift spanjoll të apasionuar me punët artizanale, të cilët ishin kthyer nga një vizitë në Shqipëri. Më shpjeguan se përveç punës së tyre si arkitektë i dedikoheshin ngjyrosjes së fijeve të ndyshme me bojra natyrale. Gjatë këtij momenti m’u rikthyen kujtimet e harruara dhe thashë : Ky eshtë mometi, e gjeta atë gjë të veçantë që më mungonte. Të nesëmen, nisa kërkimet e një tezgjahu, shpejt më erdhi nga Gjermania,dhe zuri vend në shtëpinë time. Rikthim i lumtur pa diskutim !!! Eshte vendi im i preferuar, pres me padurim të gjej kohë te lirë dhe të ulem aty të “zhgarravis me fije dhe ngjyra pa fund”. Ka patur netë, që kam harruar orën, gjithnjë dua t’ju japë ngjyra, formë, jetë, gjithmonë me padurim për t’i mbaruar, dhe, pa mbaruar nje punë kam gati idenë e tjetrës.
F.N Cilat ishin disa nga punët tuaja të para , ku u bazuat …?
T.S: Nisa te punoja duke kujtuar ato që kisha mësuar në Shqipëri, duke u bazuar prap në dekorim. Pata vështirësi sepse teknologjia e tezgjahut nuk ishte e njëjta, kohët kanë ecur dhe mjetet jane përsosur. Unë mbeta e njejta, sa u takon njohurive të endjes në tezgjah. Kishin kaluar 30 vjet. Ka shumë pak libra që i dedikohen këtij artizanati. Munda të gjej, “Dizeño de tejidos”, të Jan Shenton , përkthyer në spanjisht nga anglishtja. U mahnita, nuk mund ta shpjegoj, por kuptova që në Shqipëri njohim vetëm shkronjen A të tezgjahut, është një botë e pafund teknikash që nuk kisha idenë se egzistonin.
F.N Cilat janë disa nga motivet që përdorni ?
T.S: Kam avancuar shumë, vazhdoj ti permbahem bazës shqiptare, duke e ndërthur me atë spanjolle. I shtoj artin dhe format e Amerikës Latine, ngjyrat dhe enigmën afrikane, sidomos ato të Marrokut. Thur ide dhe kultura duke ju përbajtur ideve të mia: E bukur nuk është ajo që kushton më shumë, por ajo që të jep kënaqësi më tepër.
F.N: Po tani sa kanë arritur llojet e modeleve që realizon ?
T.S: Janë të shumëllojshme dhe të fushave te ndryshme, tani krijoj veshje, punime të ndryshme për fëmijë, shalle flamenko, por për ti njohur më mirë ju rekomandoj të gjithëve atyre që ju intereson, të shohin faqen tonë të Facebook, Telar de Tina Sina, aty janë te publikuara të gjitha punimet e mia.
F.N: Cilat janë disa nga motivet që përdorni ?
T.S: Nuk jane motive egzakte.Ndërthur motive shqiptare me ato latine, dhe kështu krijoj punime të veçanta, unike. Këtë j’ua rekomandoj të gjithëve që punojnë ne tezgjah, të përdorin kriteret e tyre kjo i bën te veçanta. E veçanta ështe ajo që të dallon nga të tjerët.
F.N :Ndjesitë e Tinës kur end në tezgjah ?
T.S: Harroj botën që më rrethon, ndihem si “Liza ne botën e çudirave”, rikthehem në fëmijri ku jam duke luajtur, shpreh emocionet dhe kur gjëndja shpirtërore nuk është në momentet më të mira, aty më ndryshon, e gjitha është një magji e vogël.
F.N: Po mendimet tuaja, cilat janë kur ju endni ?
T.S: Dhe mendimet më negative, më kthehen në pozitive.Në mëndje kam idenë që kerkoj të realizoj, dhe përqëndrohem vetëm aty. Çdo gabim i vogël është i dukshëm, edhe pse nuk insistoj të krijoj punime perfekte, thjesht të pëlqyshme, të këndshme dhe sidomos të ndryshme nga të tjerat. Çdo punim është unik, nuk krijoj dy punime të njëjta asnjëherë.
F.N: Ju drejtoni projektet “Tejer mis ideas” dhe “Telar como terapia” ne bashkënim me një psikologe malagenja. Kujt i kushtohen dhe cilat janë disa nga arsyet e këtyre dy projekteve ?
T.S: Projekti i pare ju drejtohet fëmijve,dhe atyre me aftësi te kufizuara brënda aktiviteteve artistike, një orë në javë në qëndrat të ndryshme kulturore të Seviljes. Ende idetë e mia, konsistojnë në nxitjen e fantazisë, emocioneve, krijimtarisë, kombinimin e lëvizjeve dhe mbi të gjitha zbavitjen. Janë fëmijet ata që zgjedhin çfarë duan të punojnë, materialin ngjyrat në bazë të vizatimeve të tyre. Ne vendosim në dispozicion tezgjah me përmasa 30x 40 cm të pershtatme për moshën e tyre dhe materialet. Ja kalojme shumë bukur dhe gjithmonë janë pa durim deri ditën që rikthehemi përsëri. Projekti i dytë ju drejtohet të gjithë të rriturve që duan të mësojne gjëra të veçanta, ata që duan të krijonë veshjet e tyre të ndryshme nga të tjerët, që i pëlqen artizanati. Këtë punë e realizojmë gjatë kurseve të personalizuara, orët e të cilave varen nga vështirësia e produktit që kërkojne të krijojnë. Edhe të rriturit,përdorin dizenjimet e tyre, ne i ndihmojmë t’i bëjnë realitet. Në ketë projekt kemi një bashkpunim me psikologë të cilët rekomandojne si terapi të gjithë atyre që vuajnë nga stresi dhe depresioni, punën në tezgjah. Po jep rezultate te kënaqshme, kemi arritur të ndimojmë shumë njerëz që të kalojnë momente të vështira.
F.N: Cilat janë disa nga opinionet qe qarkullojne per ju dhe punen tuaj artistike?
T.S: Po të tregoj nje kuriozitet.Veshjet flamenko shoqerohen me shallin trekëndeësh. Këtë vit qarkullonte shprehja.Ne qofte se do një shall të veçantë fol me Tinën,”La Abanesa”. Kjo më bën të lumtur. Megjithatë njerezit vazhdojnë të kene një mentalitet e gabur, sepse kur thua tezgjah bëjnë lidhjen me materialin e leshtë, në të vërtetë nuk është ashtu, sepse punohet me pambuk, mendafsh, lino, bambu, lekurë, pupla.
F.N: Do të kishit dëshirë që këtë eksperincë të vyer ta ndanit edhe më Shqipërinë , qoftë edhe përmes organizimit të nje eskpozite në Tiranë ?
T.S: Do të ishte fantastike, për mua një ekspozitë, tregon kulmin e suksesit. Jam gati të marr pjesë me çdo projekt që ka të bëje me, “Artizanati, kultura jonë”, më pëlqen të ndaj eksperiencën me të tjerë, Kam shumë deshirë që në Shqiperi të njohin teknikat e reja, jam gati të shkruaj nje libër në shqip që të ndimoj sadopak, dhe kështu jo vetëm ruajmë traditat tona dhe shumë të vlefshme të kombit por t’i zhvillojmë në nivelet më të larta. Më pëlqen të zgjeroj gamën e punimeve në Shqiperi, të mos i dedikohen vetëm dekorimit,por sidomos veshjeve të përditshme. Për momentin po përgatis një katalog me fotografi të punimeve të mia dhe llojët e materialeve që mund të perdoren. Këtë bashkëpunim që po fillojme jam e sigurtë që do kemi mundesinë ta vazhdojmë.
F.N: Deri kur do të jetoni me tezgjahun tuaj ?
T.S: Kam kaq shumë plane dhe kaq gjëra te reja që po mësoj çdo ditë sa pyes veten: Tina do kesh kohë në këtë jetë t’i bësh realitet të gjitha ? Por e kam gati përgjigjen. Do vazhdoj t’u jap mësim, më te rinjve, jo vetëm ketu në Spanjë por dhe në Shqiperi që ta vazhdojnë ata.
F.N: A mbani lidhje sot me vendin tuaj ?
T.S: Po. Aty eshtë familja dhe miqtë e mi qe sa herë mundem vij dhe i vizitoj. Me merr malli për gjithçka dhe per pluhurin dhe rrëmujën.
F.N: Si e shihni ju sot Shqipërinë ?
T.S: Ka ndryshuar shumë, gati nuk e njoh. E shoh shumë shpejt brenda në Evropë, jo vetëm në hartë por realisht ashtu si e meriton, edhe pse fati dhe historia kanë qenë kundra nesh. Jemi një popull që i rezistojme vështirësive dhe harrojmë objektivat me shumë sakrifica. Do t’ju thoja të gjithëve me gjithë zemër: Në qoftë së di diçka që mund të bëjë të lumtur, lufto për ta arritur, mos ndalo ec përpara, të thonë çfarë të thonë të tjeret, asnjëherë mos humb shpresat, gjërat e mira kërkojnë shume sakrifica qofsh në Shqiperi, Spanjë apo në çdo cep të botes. Flora të falenderoj pa fund që me dhe këtë mundësi, kam humbur lidhjet me Shqiperinë, (përvec atyre vizitave të vogla në familje) dhe do të më pëlqente të isha pjese e saj edhe pse jam larg. Të falenderoj per natyren tënde, thjeshtësinë, profesionalizmin dhe me dashurinë që na trajton te gjithëve ne që nuk jetojme aty.





http://www.ata.gov.al


Leave a Reply