Vajta ne Stamboll
Te bej pazar
dhe per kujtim ta blej nje vazo balte
paqe dhe selam
ustah poqar dhe vazen me te mire
per mua ne e pate
vazoja nga dora sec me ra
dhe mu be 25 cope
me erdhi rrotull deti marmara
dhe duqani turk mu hap si grop
Pa me shau poqari rend turqisht,
une e shava shqip dhe mend i lash
per cudi poqari nuk u ligsht
vec dy pika lot ne sy i pash
mos u cmend ky turk e musliman
une e shaj ai me dur ne qaf
vazo tjeter mori ne dyqan
dhe me tha me shaj per bese prap
cer ti si une tha jam shqiptar
shqip vella ti sham edhe nje here
fjala shqipe z’blihet ne pazar
ne dyqan ka kohe qe se kam ndjere
vazoja nga dora sec me ra
dhe mu be 25 cope
me erdhi rrotull deti marmara
dhe duqani turk mu hap si grop
Pa me shau poqari rend turqisht,
une e shava shqip dhe mend i lash
per cudi poqari nuk u ligsht
vec dy pika lot ne sy i pash
mos u cmend ky turk e musliman
une e shaj ai me dur ne qaf
vazo tjeter mori ne dyqan
dhe me tha me shaj per bese prap
cer ti si une tha jam shqiptar
shqip vella ti sham edhe nje here
fjala shqipe z’blihet ne pazar
ne dyqan ka kohe qe se kam ndjere
Kjo grua
nga Dritero Agolli
Kjo grua qe bie ere cokollate,
Me mua ra dikur ne dashuri,
Tani jeton me burrin ne pallatet,
Qe ngritem vjet ne bulevard te ri.
Dhe nuk e di, e lumtur eshte valle ,
me burrin zemerbardhe e shtatelarte,
Qendroj ta pershendes , ti them ca fjale,
Si kalimtar, si mik e shok i larget.
Por koken nuk e kthen ajo nga une,
Trak- trukun e sandaleve le pas,
Ate ne djaleri e desha shume,
Betoheshim te ishim perhere bashke…
Por bashke s’patem fat te lidhnim jeten,
Se donte apartament te ri e telefona,
Une beja vec artikuj per gazeten,
Dhe flija redaksive ne poltrona..
Por une e di, akoma naten ne enderr,
I shfaqem, e hap deren boje hiri,
I shfaqem dhe i futem drejt ne zemer,
Megjithse prane saj fle zemermiri.
Kjo grua qe bie era cokollate,
Qe desh nga une apartament te ri,
Tani jeton me burrin zemerbardhe,
Jeton e lumtur ?
Nuk e di !
”Dashuri e veshtire”
Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s’te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
…Libri nga gishtrinjte te ka rene.
Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.
Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.
Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire….
I Pa turp jam…
S’i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe s’jane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te c’ndershme te veshura mire.
Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja, dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s’ka gje per te qeshur!
Ja thone se ime bije miliona fiton
Prej hateresh qe i bejne e dyer qe i hapen
Si shperblim per poezine qe ujdisa
Tash dyzet vjet per kte qerrata Parti
Qe nuk me harron e nderin ma di
Le te thone sa te duan se dhendri im
Mijra dollare merr fitim
Ne tendera qe i ben me policine
E nga firma te huaja merr leverdine
Ama mua nuk ma ndan Rakine
E un si bilbil kendoj per Partine
Une Poeti nga Devolli
Qe vetura e kolltuku muk mu ndan
Qe kur depuetet u be Dritero Agolli
Packa se nen hunden time u arrestuan
Dynja me Poet e shkrimtare
Disa dhe per dy fjale van ne litar
E pun e madhe lumi le ti marre
Kush b.ythen drejt nuk di te mbaje
Kur penen te marrin partin mos ta shaj
Se gjemen i bej e hater su mbaj
Le te qajne nenat e tyre le te qajne
Rakin me rruaza nuk dua t’ma ndajne
As qepen e bozhigradit e mishin e qengjit
Mos guxoj kush ne tryez t’ma mungoje
Se dyfek nxjerr e derdh plumb ne goje
Jam Poet monument kulture
Packa se im at ish fshatar me poture
Une vetur falas kisha nga Shteti
E sot miliona mi fiton Elon Muhameti
Jam krenar e i bute me shok Partie
Dallkauk e kopuk me kelysh demokracie
Nderi e Parimi jan pun boshe
Rakia dhe e dashura me cica ne qoshe
Jane kuptim i vertet i jetes
Prandaj nuk ju ndava hudhrave dhe qepes.
Idhulli i rene
Vdiq dhe lypsari me i madh i Tiranes,
Qe mbante Tre Qente e zinj si gorrilla
Ne qoshen e lumit te turbullt te Lanes,
Ku hidhen kutira LM-je, DASH-i, prezervativa.
Tani s’do mblidhen se bashku Tre Qente,
S’do flasin me gjuhen qenore rreth tij duke ngrene,
Mbaroi uniteti i çelikte perjete,
Njeheresh te tre s’do lehin ne hene.
Lypsari, idhulli i tyre, ka rene!…
(1995)
Njerëzit
Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz qe hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën.
Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buze pështyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.
Dyert
Sa ngrihemi heret nga shtrati
Fillojme e hapim kaq dyer,
I hap i lumturi, i hap i ngrati,
I hap i heshtur, i hap i rrembyer…
I hapim tere diten, i hapim tere jeten,
Mos rrime brenda te ndrydhur,
Dhe cuditerisht e shohim veten
Ende te mbyllur…
Ne pritje
Ne rruge eshte vone e ngrin heshtja
Zverdh hena ne perden e qiellit si buka e misrit
Ne guven e duarve te mia ndrit shkrepsja
Te ndizet cigarja me filter…
Ne guven e gjoksit me digjet ngadale
Kandili i shpirtit
Pres nje grua nga porta te dale
Si dita e fundit te vitit…
Ta pijme tok nga cigarja helmin e hidhur
Dhe vrerin e verdhe nga hena
Mbase keshtu di behemi me pak te ditur
Ne boten e çmendur me shpresa si flete te rena…
Heshtja
Cigarja u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xhame era perdet s’i tund
Dhe hesht korridori.
Me koke mbi tryeze te flesh
Te shohesh endrra te blerta…
Sa ndot!… Te zgjohesh e prape te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
(1990)
Ligjërimi i ujkut plak
Mua ujkun më ndjekin me britma e sharje,
Mua që botës i dhashë vërtet nje kulturë,
Mua heronë e përrallave me kurthe, kanosje e hakmarrje,
Në vatha dhënsh e ahurë.
Sikur mos të isha unë, as gjysma e përrallave s’do te ishte,
Dhe ndofta s’do të ishte as gjysmë e folklorit,
Se mendja poetëve aspak s’do t’ua priste,
Të bënin rrëfime pa bëmat e mua te gjorit.
Ju pyes, a nuk vlejnë përrallat e mia,
Një dele të zgjebur që marr diku në një vathë,
Apo një gomar që pëllet nga uria,
Me miza në veshët e gjatë?
Po ju, të thinjur në librat e trashë,
Ju, folkloristë, kritikë, poetë e shkrimtarë,
Me honoraret që merrni nga bëmat e mia brenda dhe jashtë,
A nuk gëlltitni më tepër se unë mijëra viçër, dele e gomarë?
Majtas dreqër, djathtas djaj
Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s’di nga t’ia mbaj;
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.
Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.
Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s’ndaj:
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.
Ku të futëm, s’gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj…
U çmenda, po lidhmëni
U çmenda, po lidhmëni,
Tek mikesha shpimëni;
Ajo di e bën magji,
Me mollët në ka në gji.
Tek dy mollët zgjidhmëni,
Sipër mikes shtrimëni,
Të më kthejë me magji
Nga të çmendur në njeri…
(1976)
Tre nga te preferuarat e mia :
Ëndërra të Turpshme
E dedikoj diku
Njeriu sheh ëndrra të tmerrshme në gjumë,
Po sheh dhe ëndrra të turpshme vetmuar në dhomë,
Të tmerrshmet durohen më shumë
Të turpshmet vërtet të tmerrojnë.
Dhe zgjohesh sikur po mbytesh në lumë,
Në lumë të ndytë me gjëra gjirizi e blozë,
Ky turp ka qenë veç turpi i një ëndrre në gjumë,
Megjithatë ta fshish nga ndërgjegja s’ke forcë.
Të mbetet një shenjëz turpi, një gjumë.
Sikur S’jetoj në Vendin Tim
Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.
Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetënmë ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi ato çaste me njëri-tjetrin
s’e di nga vjen ky helm se s’kam ç’të them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhinKy vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshetI huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.
Trishtimi
Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.
Ku vete s’e di , veç s’dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.


Leave a Reply