
KANUNI I LEKË DUKAGJINIT, VLERAT E TIJË DHE KEQPËRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NË SHQIPERI, NGA INDIVID TË VEÇANTË,
DHE NGA POLITIKA SHQIPËTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHEM!
Në periudhën më të vështirë për kombin dhe popullin Shqipëtarë, atëherë kur Shqipëria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej në rrezik ekzistenca e kombit shqipëtare… Nën kujdesin e drejtpërdrejte të burrit të madh të kombit Shqipëtarë Lekë Dukagjinit, prijës i Dukagjinit, u mblodhën krerët më të shquar të burrërise dhe intelegjencës Shqipëtare të asajë kohe, ku bashkuan mendimet përfundimtare të tradites dhe zakoneve Shqipëtare në të gjitha fushat e jetesës, duke përpiluar atë dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ?KANUNI?.
Lekë Dukagjini e mori atë inisiative në atë moment delikat për fatet e Kombit dhe të popullit shqipëtarë, në një kohë kur shumë vënde të ballkanit dhe më gjërë, nuk kishin, jo vetem një Kanun ligjor të ngjashëm, por as norma zakonore të njohura gjërsisht në të gjithë kombin e tyre, e aq më pak në arenën Ballkanike, apo deri në dyert e perandorisë Osmane e me gjere…
Pra në atë periullë, kur ballkanit po i kërcnohej jo vetëm një barbari 500 vjeçare e sapo filluar, por po i kërcnohej edhe një asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e çdo gjëje të trashiguar gjatë shekujve nga ato vënde… Në atë pikë kulmore për historinë e Kombit Shqipëtare e shohim Prijësin e Dukagjinasve Lekë Dukagjinin, jo thjeshtë si një prijës i një krahine me tradita e zakone të hershme Pellazgjike-Ilire-Shqipëtare.
Por, si një njeri që vihet në krye të atijë misioni historik, humanitar, njerzor shqipëtarë, për të shpëtuar jo vetem kulturën, traditat, zakonet e popullit shqipëtarë, por për ti vënë gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombëtarë shqipëtarë, përballë, armikut pushtues e shkatrrimtarë. Dhe per ti thënë se ne jemi shtet, komb më vehte, me zakonet dhe traditat tona që nuk guxon askush të na i shklasë. Në të njëjtën kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjë llojë ligji as pushtimi prej perandorisë Osmane. Ligje të një pushtuesi që tentonte të zhdukte zakonet, traditat, kulturën e Kombit Shqipëtarë, për të vendosur ato të vetat…
Në atë periudhe delikate dhe mjaft të rrezikshme për popullin dhe kombin shqipëtare, Lekë Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat më të mençur të trevave veriore shqipëtare. Bashkim në një kuvënd, në të cilin u shtruan në një diskutim të gjërë, traditat, zakonet, shekullore të popullit të thjeshtë, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhën më të mirat dhe më të drejtat për ti bashkuar në një të vetëm e mbarë kombëtare, që do të quhej ?Kanuni?.
Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do të thote: ?Prerje e drejte?, pra vëndosje drejte për çdo njeri, si për atë që është i pasur apo i varfer, si për atë që është i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe për atë që është njeri i thjeshtë dhe pa ndonjë prezencë në shoqëri. Pra Kanuni do ti gjykonte njësoj fajtorët dhe do tu jepte njësoj pafajsinë të drejtëve, të pafajshëmve… Pas atyre kuvendeve të gjata, të kryepleqve të malsinave, Dukagjinit, e krahinave të tjera, Lekë Dukagjini pas mbledhjes se mëndimeve të të gjithe kryepleqësisë Shqipëtare anë e mbanë.
Duke i bashkuar dhe seleksionuar në një të vetëm, nxorri të perfunduar ?Kanunin?, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: ?Kanuni i Lekë Dukagjinit?. Për vetë meritën që pati ai burrë i madh i kombit në organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare… Kanuni mori udhen e pa kthyeshme të historisë Shqipëtare. Ai ishte ?Kushtetuta? e parë kombëtare, ku i thotë botës dhe njerzimit, se populli Shqipëtarë është i kompletuar me ligjet e veta, bazuar në zakonet tradicionale shekullore Shqipëtare si dhe në themel të vet ka dhjetë urdhënimet e tënzot sipas biblës së shënjtë… Kanuni ishte për atë kohë një deklarim botrisht; se Kombi Shqipëtare është komb katolik, që i falet dhe i lutet Zotit, që njeh biblën e shënjtë dhe njeh ?Benë? sipas biblës e zakonit shqipëtare. Pra është një vënd Europian, që po deklarohej kundër nderhyrjeve ushtarake osmane në Shqipëri, në ballkan e më gjërë…
Që prej atijë momenti të daljes së Kanunit të Lekë Dukagjinit, pushtimi osman nuk do të ballafaqohej vetëm me qëndresën e armatosur të popullit Shqipëtarë, por dhe me fuqinë morale që u dha mbarë shqipëtarve vetë Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atë mbështetje shpirtërore, unitet bashkimi e vllazërimi, pastërti e besë ndërmjet njëri tjetrit, shuarje të grindjeve e ngatrresave midis vllezërve Shqipëtare. U dha pra, një përsosmëri në motivimin e vetë jetës në të gjitha pikpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj të kqijave e padrejtsive…
Ne Kanun nuk thuhet se vriten femite as grate per gjak!
Nuk thuhet se izolohen grate as femijet per gjak!
Nuk thuhet se njeriu duhet ta vrase njeriun per fjale goje, per te shame e as per te rame!
Nuk thuhet qe kur ndodh nje vrasje duhet me ba vrasje tjeter…
Por thuhet askush nuk ka te drejte me ja marr jeten tjetrit, pervec ai Zot qe ja ka fal jeten njeriut!
Ai qe ja derdh gjakun dikujt duke ja marrun jeten i ka borxh jeten e vet, gjykimit te pleqve, te fisit, te shoqnise, te njerzise…(keto fjale i ke dhe ne bibel e Kuran).
Vrasja e njeriut te qet ne gjak!
Gjaku falet prej fisnikve, prej njerzve me njerzi!
Trimi din me fal!
Por falja ndodh vetem atehere kur vrasesi me nje pervujtesi pendimi te thelle para botes, njerzise, shoqnise dhe fisit te viktimes, para pleqve qe e pleqnojne ate vrasje, din me u perul me rrespekt pendimi dhe kerkon falje burrnisht!
Atehere falet gjaku!
Ligji Amerikan e vret njeriun, kur ja merr jeten tjetrit…
Pra vete Klintoni ka deklaruar se Kanuni i Lek Dukagjinit ka nje themel te ngjashem me kushtetuten Amerikane ne lidhje me mbrojtjen e jetes se njeriut, me rrespektimin e trinomit “Per Zot, e Fe e Atdhe”!
Kanuni kurre nuk e ka demtuar as Veriun as Jugun, por i ka shpetuar nga asimilimi nen perandorine e Osmanve, i ka shpetuar Shqiptaret per mos humbjen e gjuhes dhe te zakoneve Shqiptare…
Eshte interesante se te gjithe sulmuesit dhe pushtuesit e Kombit Shqiptare, gjene e pare qe kane tentuar te na zhdukin, ka qene Kanuni i Lek Dukagjinit sidomos pas shekullit 15-te, e perpara ka qene perpjekja per te na zhdukur zakonet tona, traditat kombetare shqiptare…ashtu beri dhe komunizmi, sa nuk i la Shqiptaret as te veshin rrobat kombetare as ne dasma e as kur i percillnim per ne varre…
Ne se deshiron te jesh njeri me moral njerzor e burreri e fisnikri shqiptare, Rrespekto lirine dhe te drejten e tjetrit ashtu sic do te deshiroje te ta rrespektojne te tjeret ty!
Ajo eshte baza e themeli biblik i Kanunit.
Kanuni eshte Bibla Shqiptare, vepra me e shenjte e kombit Shqiptar!
Ne se do rrespektohej Kanuni, nuk do te rrembehej asnje vajze as grua ne Shqiperi e te dergohej per prostitucion!
Nuk do te izoloheshin as gra as femije per gjaqe e as ngatrresa!
Ato qe i quajne gjaqe, nuk jane te tilla, pasi nuk quhet vrasje per gjak pse e vret njeriun kot ne rruge me i vjell portafolin, apo me i plackit makinen, apo me i rrembye femijen!
Ai qe ben ato krime kur i vjedh femijen tjetrit ose e vret familiarisht per ti rrembyer vajzen, si duhet te quhet ajo ngjarje …. ? Dhe ai ka borxh ..
Patjeter i ka borxh familjes se viktimave dhe ligji duhet me vepru urgjent deri me e denue me vdekje ate barbar!
Por kur ligji hesht se eshte ligj komunist anti-shqiptare qe i interesojne vrasjet e mafjozitetet midis shqiptarve… Atehere duhet qe atij lloj krimineli me ja vesh kokes familjaret e viktimave…sic ishte rasti ne Lushnje para dy tre vitesh kur nje kriminel vret dy prindrit e vajzes dhe e plagos vajzen,,, pse deshi ta rrembeje per ta derguar si prostitute…
Kanuni eshte rregulli qe kerkohet, ligji qe duhet te zbatohet, kur ligjet nuk veprojne, apo jane bere qellimishte te buta per te toleruar kriminelet…atehere hyn Kanuni automatikisht ku mbron individin, familjen, shoqerine e kombin…
Kanuni ka qene dhe eshte shpetimtari i kombit shqiptar ne periudhat e pushtimeve te huaja…
Sa here te ngrihet Kanuni, duhet ta kemi te qarte qe nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka ligje dhe zbatuesa te ligjeve, por ka mafjoze qe abuzojne me Kanunin, duke i cilsuar vrasjet qe ben mafja si Kanunore…Ashtu sic e cilsoj nanosi vrasjen e Azem Hajdarit, si Kanunore…ndersa vrasjen e realizoj mafja e Nanosit dhe e Metosit, per inresa politike, ku me vone mafjozisht i ekzekutoj dhe shoket e vet te organizimit te asaje vrasje…!
Vlerat e Kanunit jane diskutuar e vendosur nga njerzit me te mencur te historise tone kombetare Shqiptare…para te cilve perandorite qe thyen qafen apo diktatura qe po perpelitet neper vilat e restorantet e nanosve…jani nje hic para atyre vlerave njerzore qe permban ne vetvete Kanuni i Lek Dukagjinit!
Shkruar nga Llemadeo Dukagjini
2003.
——————————————————————————–
Arb
19-05-07, 20:24
Përmbledhje e Shpejtë e Kanunit të Lekë Dukagjinit!
Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: “kanunin e lekëve” – Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; “kanunin e gegëve” – Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. “Canon et convente”, kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala “kanun” është huazuar nga greqishtja “canon”, që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala “kuvend”, që do të thotë “parlament”, është huazuar nga një rrënjë neolatine “convente”, marrëveshje.
Tradita vendëse e zgjidhjes së problemeve të së drejtës është dëshmi lashtësie e qytetërimi. Vetëm një popull i ngulitur prej kohësh mund të arrinte të përpunonte në atë shkallë me të vërtetë të lartë elementët e vetëdisiplinës dhe të autopërgjegjësisë. Një popull që arrin të krijojë një kod të normuar bashkëjetese duhet të ketë zotëruar më parë një kulturë të ngulitur etnike. Një mënyrë bashkëjetese e pranuar pa kushte nga të gjithë do shekuj të tërë të rregullohet me norma të njësuara. Kanuni shpreh ekzistencën e një jete urbane qytetare dhe të një ndërgjegjeje bashkësie të hershme.
Kanuni i malësisë, që lidhet me emrin e Lekë Dukagjinit, por në shumë elementë mund të jetë edhe më i vjetër se kjo figurë e njohur e historisë, është një univers juridik i lashtë, nënshtresa të të cilit, për nga burimi, shkojnë deri në antikitet. Formulat e betimit nuk zënë në gojë hyjnitë me emër. Betimi “për qiell e dhe”, “për kët? gur”, “për kët? peshë”, “për kët? bukë”, shpreh një besim mitologjik. Vetëm një gjë me të vërtetë shumë e vyer mund të kapërcente shekuj të tërë për të ardhur gjer në ditët tona. Këto betime janë të njëjta me ato të grekëve të vjetër: Për Uranin (për qiellin), për Demetrën (për tokën) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit të njeriut të betohet për to. Kurse betimi për bukën të kujton kultin hebraik për “manna-n”, ushqimin e shenjtë hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetëm e drejta e rregullimit të bashkëjetesës (convente), por edhe e drejtë familjeje, e drejtë civile, e drejtë pune e procedure, një ansambël i vërtetë drejtësie, ku përcaktoheshin në mënyrën më të sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqësinë, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndërtimit të jetesës së përbashkët, në popuj të ndryshëm, sipas përkatësisë së tyre fetare, janë identifikuar shpesh me përcaktimet e librave të shenjtë. Tek shqiptarët nuk vihet re një gjë e tillë. Kategori të tilla themelore të etikës popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirësjellja, mikpritja etj. ndër shqiptarët janë përcaktuar nga “nomet e të parëve”.
1. Barazia dhe Pabarazia në Kanun
Me gjithë ashpërsinë e tij, Kanuni ka mundur t?i mbajë shqiptarët në kushte të një barazie të rreptë ndaj rregullit, “qoftë edhe i Gjomark”, që do të thotë, qoftë dhe i shtëpisë që kishte për detyrë mbikëqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, “jeta e të mirit asht nji me jetën e të keqit”, dhe “gjaku shkon për gisht”, që do të thotë të njëjtën gjë.
Shkrimtari I. Kadare ka folur për hapësirën juridike tradicionale të popullit tonë, të ruajtur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë në dukje një gjymtim të saj, përjashtimin e gruas nga çdo lloj veprimtarie që kishte të bënte me përcaktimin, ndarjen, dhënien apo fitimin e së drejtës, duke përfshirë edhe kuvendin në odën e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe në një përcaktim tjetër: të pozitës së privilegjuar të klerit në kuvend. Kanuni sanksionon që “prifti nuk bjen më gjak e nuk çohet në be” (nyje 4, § 10). Edhe “me ndollë qi meshtari të çohet në be, a për me dlirë vendin a për porotnik (dëshmitar), ky vetëm do të njihet e do të zehet për 24 vetë” (po aty). Po kështu, sanksionohen edhe favoret e kishës si institucion. Ajo “nuk giobitet e s?ka peng më kend” (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, “me qenë edhe i kullës së bajrakut”, i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. (“Edhe pse pari a krye, pengun do t?a lëshojë n?dorë të pleqve e t?vogjlis, po bani kush vaj me të”- nyje 141 § 1014). Paragrafë të tillë, si “çmimi i jetës së nierit asht nji” (nyje 124, 1 887); “secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet” (§ 889); përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve.
Mund të pohohet pa druajtje se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Në anën tjetër, edhe privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte njëri mund ta lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të ndarë të drejtën.
2. Mikpritja në Kanun
Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si “e zotit dhe e mikut” (“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime të tilla, si: “shtëpia e shqiptarit – e mikut dhe e shtegtarit”, “dera e shpisë i hapet kujdo qi ia msyen, me kenë edhe përdersi” (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë. Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i takojnë, sepse “nuk dihet a asht lypsi a shenjti”.
Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por “ia mësyn”, që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t’ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse, për ndryshe, miku ka të drejtën e vet “me hy”.
Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që “asht me bukë të të zotit të shtëpisë”. Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: “jam me bukë të filanit” apo “jam ndorja e filanit” – domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën.
3. Nderi në Kanun
Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t?u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit:
“Ndera e marrun ka gjakun” (nyje, § 598);
“Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend”.
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
“Shqiptari rron për dy gisht nder”, “Dy gisht nder e faqen e bardhë”, janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen “zonat” e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej “zonës së turpit”.
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.
4. Besa në Kanun
Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç njihet ndër shqiptarët, “kulti i besës”. Kjo është një fjalë që nuk ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Në gjuhët ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, në përkthime prej shqipes, fjala “besë”, duke mos pasur barazi kuptimore me një fjalë a frazeologjizëm të gjuhës tjetër, jepet në formë shënimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.
Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: “Në fillim qe fjala!”. Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt euro-perëndimorë, pak nga pak mori karakterin e një idiome fetare kishtare, tek shqiptarët ruajti gjurmën e burimit.
Lidhja në fjalë (për fjale) përbënte për kanunin autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet: në gjini, në fis, në famulli, në bajrak dhe në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe marëdhënie ndëretnike, mbaheshin në fjalë.
Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë.
Në kanun thuhet se “e folmja asht e falme”: çfarë premtohet, duhet të kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin “besa”, kurse tek sllavët e jugut si “arbanaska vjera” (fj. për fj. “ajo që besojnë shqiptarët”) është virtyt themelor i tyre, trashëguar prej të parëve.
5. Kanuni ose “Jus Albanicae”
Shqipëria qe e pushtuar për pesë shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nënshtrojë. Në shekullin e 19-të në Shkodër funksiononte një zyrë e veçantë, që njihej me emrin “Xhibali”, dhe që kishte për detyrë të hetonte se ku nuk përputheshin ligjet e perandorisë dhe të sheriatit me kanunin, për t?u tërhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund të jetë e vetmja ndër ato të popujve ballkanikë që mbeti si e drejtë paralele. I. Kadare, në një ese të tij, figurativisht këtë e ka quajtur “jus albanicae”.
Sot kanuni është një “opus finita” një herë e përgjithnjë, është “një botë e mbyllur”. E. Çabej, qysh në vitin 1935, në veprën “Elemente të literaturës dhe të gjuhës shqipe”, e përfshiu Kanunin në antologjinë e vlerave letrare të përzgjedhura për nevojat e shkollës. Në këtë parashtresë Kanuni gjithashtu do të shihet si një botë juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u përcoll nga brezi në brez me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në qarkullim të shumëfishtë gojor.
Kanuni nuk u botua dot deri në dekadat e para të shekullit që jetojmë. Kjo ka shpjegimin e vet. Në radhë të parë, nuk duhet harruar që e drejta zakonore e malësisë pothuajse gjithnjë ka qenë një e drejtë ilegale, që nuk njihej nga pushtetet zyrtarë, sado kalimtare që kanë qenë. Përveç kësaj, kanuni mësohej përmendësh si një trashëgim kulturor i madh, njësoj siç mësoheshin rapsoditë, legjendat, rrëfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndërgjegjja juridike e malësorëve, zgjedhja e përbashkët e mënyrës së jetesës. Mbi bazën e tij ndërtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehëse të bisedës në odën e miqve, i frymës së përcaktuar të procedurës dhe rregullave të saj të brendshme, duke dëshmuar qytetërimin e popullit tonë, mbron historinë e sulmuar të tij, pra, mbron të drejtën e ekzistencës dhe të zhvillimit të lirë të tij.
Një popull që e ka rregulluar me norma të njësuar bashkëjetesën që së lashti, një “popull me aftësi të shquara ligjvënëse”, siç do të shprehej Kadareja; tregon se ai di të vetëqeveriset, pa pasur nevojë të marrë mësime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizës. Shansi i tij mund të jetë përpara.
Vepër e përbashkët e një populli të tërë, e përvojës historike shumëshekullore të tij, kanuni është lidhur ngushtë me emrin e një duke të përmendur të arbërve të shekullit të 15-të, me emrin e Lekë Dukagjinit. Kronikat e kanë treguar atë si një nga figurat e shquara të qendresës antiosmane, prijës e komandant të malësorëve, bashkëluftëtar të Skënderbeut. Por edhe pa këto cilësi, pa trimërinë dhe titujt e fisnikërisë që i atriubon historia, pa pjesëmarrjen në luftërat për mbrojtjen e trojeve arbërore dhe vetëdijen e të qenit arbër, Lekë Dukagjini do të mbetej njësoj i lavdishëm nëpër kohëra vetëm me atë nder që i bëri populli duke preferuar në vend të anonimatit emrin e tij si autor për kanunin e malësisë.
S?ka dyshim që as Lekë Dukagjini dhe as ndonjë individ tjetër nuk mund të kishte një aftësi të tillë prej ligjvënësi, sa të hartonte një – asnjë fjalë tjetër nuk do të ishte kuptimisht e mjaftueshme – një univers të tërë juridik, lakonik e të kompletuar, siç është kanuni i malësisë. Shumë-shumë, ai mund të ishte një Gjeçov i pesë shekuj të shkuar, por një Gjeçov që e sistemoi me gojë e jo me shkrim të drejtën arbërore. Ajo u përcoll nga një shekull në tjetrin si një testament juridik. Në mesjetë, në epokën e qendresës së madhe ndaj perandorisë otomane, ndoshta u bë normimi i parë i saj, duke e ngritur atë mbi kanunet me përdorim të ngushtë krahinor. Integrimi politik i arbërve përballë rrezikut të përbashkët sigurisht e lehtësoi këtë proces.
Një karakterizim lakonik i ka bërë kanunit gjuhëtari i shquar E. Çabej, në një nga punimet e tij më të hershme, pikërisht në tekstin “Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe”, botuar më 1935. Në këtë libër ai thekson shprehimisht:
“I ndjeri baron Nopsca ka lënë edhe ky një vepër dorëshkrim mbi kanunin. Pas këtij dijetari burimi i kanunit duhet kërkuar në ligjet gjermane të Langbardëve, të cilat hyjtën në Shqipëri me anën e Venetikut. Mirëpo ne jemi të mendimit se nga ekzistenca e gjurmëve të forta të kanunit në Labëri na del një vatër e re e këtij ligji në Shqipërinë Jugore. Me këtë del i besuarshëm një burim mjaft i vjetër dhe shqiptar i këtij kanuni. Përveç kësaj ky kanun duhet krahasuar, besojmë, jo vetëm me ligjet gjermane të Italisë, por edhe me ligjet e popujve të Ballkanit”.
Për herë të parë kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua në shqip prej at Shtjefën Gjeçovit në vitin 1933. Gjeçovi ishte një prelat i shquar i kishës romane, prift i urdhërit franceskan, që jetoi midis malësive të veriut dhe ishte në kontakt me veprimin e së drejtës së kanunit mbi marrëdhëniet në shoqëri. Kanuni kishte pushtet jo vetëm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishën, sido që të pjesshëm. Gjeçovi kishte kulturë të shëndoshë filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai përktheu vepra të letërsisë botërore në shqip dhe shkroi letërsi origjinale vetë. Ishte një prej koleksionistëve të parë të gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit të tij nuk dihet. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
Shkruar nga Dr. Shaban Sinani
Kur mungon shteti, publiku merr rolin e tij
Fenomeni i gjakmarrjes është rishfaqur edhe në Korsikë të Francës apo në Jug të Italisë
Autori i Lajmit: Ismail Kadare
Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka qenë njëri prej intelektualëve, që ka orientuar gjykimin e shoqërisë sonë për problemet më kardinale, ka pranuar gjithashtu të flasë në lidhje me fenomenin e gjakmarrjes, duke e cilësuar atë si një turp. Në intervistën e tij të mëposhtëme, gjeniu i letrave shqipe kërkon ngritjen në këmbë të opinionit shoqëror dhe zgjimin e institucioneve shtetërore për të shpëtuar gratë e fëmijët nga kjo tragjedi qindravjeçare. Në këtë bashkëbisedim të shkurtër, Kadare shpërndan gjithashtu edhe konfuzionin mbi historikun dhe prejardhjen e fenomenit të gjakmarrjes. Dhe, ndërsa shumë analistë apo psikologë kërkojnë ta paraqesin gjakmarrjen si një epidemi thjesht shqiptare, Kadare sqaron se ajo është dukuri ballkanike dhe, madje, mbarëbotërore. “Ende sot ka zona në Korsikë të Francës dhe në Jug të Italisë që e vuajnë këtë fenomen”, shprehet ai. Dhe, duke kërkuar rrugët e zgjidhjes së problemit, Ismail Kadare kërkon bashkëpunimin e shtetit me shoqërinë civile dhe strukturat ndërkombëtare, në mënyrë që kjo epidemi të mos rishfaqet më në Shqipëri.
Zoti Kadare, a është gjakmarrja një dukuri e trashëguar ballkanike apo pjesë e tranzicionit të një shoqërie që nuk gjen rrugën e duhur?
Gjakmarrja është një dukuri e vjetër, jo vetëm ballkanike, por universale. S’është e vërtetë se është veç specialitet shqiptar, siç paraqitet. Gjakmarrja vjen nga antikiteti grek.
E kam thënë disa herë që një pjesë e tragjedive greke e trajtojnë këtë dukuri universale, që njihet në të gjitha vendet. Është mëkat që shqiptarët ta pranojnë këtë si fenomen negativ veç të botës së tyre. Prandaj, duhet ta kemi të qartë të gjithë, dhe pse është e vërtetë se këtu ka vazhduar më gjatë si institucion, por vazhdon ende edhe në Korsikë të Francës, në Jugun e Italisë dhe po ashtu edhe në zona të veçuara të botës.
Si do ta shihnit sot librin tuaj “Prilli i thyer”, që flet për gjakmarrjen?
Gjakmarrja sot në Shqipëri, mendoj se e ka shpjegimin si reaksion kundër ndalimit të rreptë me ligj që i bëri komunizmi dhe më pas u muar si “zakon i mirë” që duhet të ringjallet. Por është zakon që s’duhej të ringjallej. Kjo që po ndodh, s’ka të bëjë me kanunin shqiptar dhe është shumë barbare dhe kryhet me kallashnikov. Është një gjëmë e zezë, e trishtueshme dhe duhet të mbyllet, se është turp për kombin shqiptar sot. Ngujimi i qindra grave dhe fëmijëve në shtëpi për shkak të gjakmarrjes, është një e tmerrshme dhe e pabesueshme.
Cili do të ishte interpretimi i juaj për Kanunin?
Ky është një kod zakonor i vjetër, i lindur në rrethana të caktuara historike. Në mungesë të shtetit, është opinioni publik që merr rolin e tij. Kjo është bërë pjesë në historinë e popullit shqiptar. Ky është një kod i përdorur që s’duhet të ekzistojë në kohë moderne. Nga ky kod kanë kaluar shumë popuj.
Por, Shqipëria është e vonuar. Opinioni ynë duhet të bëjë çmos dhe emancipimi ynë duhet ta përjashtojë këtë kod, se ne kemi institucionet juridiko-shtetërore. Sigurisht, ky kod është bërë pjesë e historisë së kaluar. Për atë kohë nuk gjykohet as i mirë, as i keq.
A ka të bëjë fenomeni i gjakmarjes dhe heqja e dënimit me vdekje me problemet e integrimit të Shqipërisë në Europë?
Ka mendime të ndryshme, por nuk mendoj se është shenjë e demokratizimit të lartë heqja e dënimit me vdekje, sikurse s’është shenjë e kundërt, vënia e tij. Çdo shtet ka marrë nga rrethanat e veta.
Europa e ka gjykuar kështu dhe mendoj se ne iu jemi bindur parimeve europiane. S’ka asgjë të keqe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbajnë këtë dënim. Ky është një shtet demokratik që mund të jetojë me këtë kod, sikurse mund të jetojë fare mirë edhe me heqjen e tij. Nuk besoj se ka ndonjë rëndësi kaq të madhe, sa i japin. Nuk zgjidh kaq punë, sa i japin rëndësi.
Si mund ta komentoni faktin, që Kanuni vazhdon të funksionojë edhe pas vitit 1912, kur shqiptarët themeluan shtetin e tyre ligjor?
Kjo është drejtësi paralele, që nuk mund të bashkëjetojë me drejtimin e shtetit, në asnjë vend dhe në asnjë rend shoqëror. Është e vërtetë se kanuni i respoekton rregullat deri në mani, por ato janë rregulla zakonore. Dhe rregullat zakonore kanë ndryshim nga rregullat shtetërore. Mund të pajtohen në një pjesë, por s’mundet të që kanuni të sfidojë rregullat shtetërore, ose penaliteti shtetëror të kryhet, duke u zëvendësuar nga Kanuni.
Kanuni eshte quajtur Kushtetuta e Pare Shqipetare.
Une nuk harrij te kuptoj pse kaq egersi ne komunikim? Kanuni i Lek Duakgjinit ka gjera shume te mira qe sikur te zbatoheshin dhe sot do ishte ndryshe ashtu siç ka dhe te keqija si gjakmarrja.NUk mund te gjykohen sot difektet e tij sepse eshte shkruajtur 500 vjet me pare kurse tani behen ligjet pa vlere brenda nje viti.
Po shkruaj disa gjera qe jane te shkruajtura ne Kanun.
FAMILJA.
Familja âsht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cillët gjallisin nen nji kulm, qellimi i të cillvet âsht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkambunt e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises
MARTESA.
M’u martue më kanûn do’ me thânë m’u bâ shpí, me i a shtue shpís nji rob mâ teper, sá per krah të pûnve, sá per të shtuem të fmive.
SHPI, GJÂ E PRONE.
132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym
PÛNA.
§ 289. Pûna e largon udhen e madhe, porsè s’mund e qesë nd’ ujë, kû mbytet bagtija, në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija. (Shif Nye LXIII, «Udha e madhe» § 271.)
TË DHÂNUNAT.
§ 499. Kanûja e malevet nuk njef uhá me shtojca fitimesh (Fajde).
NDERA VEHTJAKE.
§ 593. Kanuni i Malevet të Shqypnís nuk e veçon nierin prej nierit. «Shpírt per shpírt, se duken e falë Zoti».
DÂMET.
§ 738. «Dâmi ká çmim, por jo giobë».
FJALA E GOJËS.
§ 520. Giûha âsht tulit e gjithshka bluen.
§ 521. Fjala e gojës s’ême hîn në vesh të tjetrit, e i treti e perdoron për rrênim të kuej, un rrî e tallem.
§ 522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë të përgjegjme un rrî e zgerdhîhem; nuk mund të më kapë kush për pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême.
§ 523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njanin herë per tjetrin, me gojë të kanunit thirret »Argat i keq«. As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë.
§ 524. A fola a s’fola, goja nuk vulosë gjâ. – Fjalët e sterkqive kanûja s’i mêrr para sysh.
Oroe: Shênjimin e fuqín e fjalës së folun në hov të vrasës e shka don me thânë »Fjala peng«, me kohë do të zhvillohen.
Tek fjala jane te perfshira keto:
Mohi
§ 525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo’i dâm, per vjedhní aper ndo’i vrasë, etj.
§ 526. Të germushunat e kercnimet prej njij hamendje kanûja s’i bán. – Mohuesit nuk mund t’i hypet në qafë qi të lajë, pasë e pá pasë, per çdo zhgarkim e shpifje.
§ 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kúr ky mos të duej me ardhë n’arsye.
§ 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n’arsye mohuesin me pleq e me peng.
Beja
§ 529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin e Perendís në dishmí të së vertetës.
§ 530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun besë.
§ 531. Bén nëgojësh kanûja as s’e pelqen, as s’e tumirë; e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemòs qi të bâhet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë.
§ 532. Beja e Shqyptarit ká dý pûnë para sýsh: a) thrret Perendín në dishmí të së vertetës; b) i nenshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja.
§ 533. Beja e Malevet të Shqypnís âsht dý mndyrësh:
a) beja mbë »gúr«, me Kanû;3
b) beja mbë Kryq a mb’Ungjíll.
§ 534. Beja mbë »gúr« kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.
§ 535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prej njij zhgarkimi mohuesi, do të bâjë bé a mbë »gúr«, a mbë Kryq e Ungjíll.
§ 536. Betarë a Poronikë njehen disá »dorë bejet«, qi do të perkasin Ungjillin, e disá tjerë lêhen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini)
§ 537. Bét mbë »gúr« bâhen:
a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi;
b) per me u lidhë me besë kundra hjeksive e trathtive të vendit;
c) per me ndêjë gati me u bâ báll kercnimeve e rreziqeve të perbashkta.
Me thote ndonje se ku jane te keqijat ketu?
Sikur gjerat te hecnin sipas ketyre fjaleve sa ndryshe do ishte.


Leave a Reply