Prof. dr. Nazim F. Qehaja – Të festosh zgjedhjen e kryetarit të vendit, me votat e Listës serbe, kundërshtarëve të përbetuar të shtetësisë, nën presionin e tankeve dhe policisë, personin nën hetime ndërkombëtare për vrasje të vëllezërve dhe motrave të veta, për dhunimeve dhe krime ekonomike, nënshkrues i Fusnotës, me të cilën vendit i merret e drejta ndërkombëtare për të funksionuar si republikë, autorin e intervenimit policor në pjesën veriore të Kosovës, për t’ia bashkuar edhe komunat e tjera me shumicë serbe, nga pjesa qendrore dhe jugore, duke krijuar në këtë mënyrë një zonë kompakte territoriale, si parakusht për formimin e mëvonshëm të Republikës serbe, me të gjitha begatitë e tjera natyrore, nga Leposaviqi deri në Kamenicë, ose duhet të jesh plotësisht i paditur, i marrë ose tradhtar, shpjegim tjetër nuk ka.
Nuk do të kalojë shumë kohë, kur ky milet, një pjesë e të cilit sot do të më quajnë të marrë, do të kuptojë se zgjedhja e Hashim Thaçit kryetar, në mënyrën e përshkruar më lart, është bërë me bekimin e Serbisë, Evropës dhe Amerikës, vetëm për një qëllim: Formimin e Republikës serbe. Për të njëjtën gjë dhe me qëllim frikësimi është paramenduar edhe formimi i Gjykatës Speciale Ndërkombëtare. Për mua personalisht dhe familjen time, shokë dhe miq, ata që më duan dhe respektojnë, skenat e djeshme në Kuvend dhe në rrugë janë turpi i pafund, i një pjese, jo të vogël, të këtij mileti, skajshmërisht të mjerë, i cili si gjithmonë, gjatë historisë, ishte, dhe qe në gjendje edhe dje, për pak lekë, të luftojë mes vete për interesa të Serbisë dhe armiqve të tjerë!
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply