24 çmime u ndanë mbrëmjen e sotme. Nga “Filmi më i mirë” deri tek “Skenari më i mirë”, këta janë fituesit e çmimeve Oscar 2016:
1.Skenari më i mirë i përshtatur:“The Big Short”, filmi me karakter ekonomik që tregon historinë e krizës fiananciare të viteve 2000.
2.Skenari më i mirë origjinal:“Spotlight”, filmi gazetaresk që tregon historinë e vërtetë të abuzimeve që u bënë me fëmijët nga ana e priftërinjve të kishës së Bostonit.
3.Aktorja më e mirë në rol jo-protagonist:Aktorja Alicia Vikander, relativisht e re por që shkëlqeu në rolin e saj në filmin “The Dannish Girl”.
4.Kostumografia më e mirë:Jenny Beavan, e nominuar 10 herë për këtë kategori dhe fitoi këtë vit për kostumet e realizuara në filmin fenomen me 10 kandidime, “Mad Max: Fury road”.
5.Produksioni më i mirë:Colin Gibson për punën e bërë në filmin “Mad Max: Fury Road”
6.Artisti më i mirë i make-up-it:Lesley Vanderwalt, Elka Wardega dhe Damian Martin sërish për filmin “Mad Max: Fury Road”
7.Kinematografia më e mirë:Emmanuel Lubezki për filmin “The Revenant” i cili ka marrë 12 nominime. Lubezki fiton pas tre kandidimeve rresht që nga viti 2013.
8.Editimi më i mirë: Sërish “Mad Max: Fury Road”. Çmimi u rrëmbye nga Margaret Sixel e cila është dhe bashkëshortja e regjisorit George Miller.
9.Editimi më i mirë muzikor:Mark Mangini dhe David White, specialistët e tingullit në “Mad Max: Fury road”.
10.Miksimi më i mirë muzikor:Chris Jenkins, Gregg Rudloff dhe Ben Osmo, prapë për filmin “Mad Max: Fury road”
11.Efektet më të mira vizuale:Çmimin e marrin Andrew Whitehurst, Paul Norris, Mark Ardington dhe Sara Bennett për magjinë që krijuan në filmin fantastiko-shkencor “Ex Machina”.
12.Filmi i animuar me metrazh të shkurtër më i mirë:“Bear story” i cili tregon historinë e trishtuar të një ariu që ka humbur familjen e tij. Por filmi nuk është thjesht vizatimor pasi i gjithë rrëfimi simbolizon periudhën e vështirë të popullit kilian gjatë regjimit totalitar të Pinoçetit.
13.Filmi më i mirë i animuar:“Inside Out”, një realizim për të gjitha moshat duke qenë se tregon forcën e mendjes dhe zemrës së pastër të një fëmije.
14.Aktori më i mirë në rol jo protagonist:Mark Rylance për rolin e tij në filmin bazuar në histori të vërtetë “Bridge of spies”. Mark fitoi kundrejt Sylvester Stallone, aktorit aq të dashur nga publiku.
15.Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër:“A Girl in the River: The price of forgiveness”, dokumentar i cili tregon sesi mbi 1000 femra çdo vit bëhen pjesë e vrasjeve për shkak të nderit në zonat rurale të Pakistanit.
16.Dokumentari më i mirë:“Amy”, jeta dhe karriera e këngëtares Amy Winehouse. Realizimi përloti të gjithë fansat pasi në të shfaqej një anë tjetër e saj, që askush nuk e kishte njohur.
17.Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër:“Stutterer” një film që në pak minuta tregon izolimin e një njeriu nga bota e jashtme. Ai e ndërton botën e tij mbi marrëdhënien virtuale që ka krijuar.
18.Kënga origjinale më e mirë:“Writing’s on the wall”, një krijim i Sam Smith dhe Jimmy Napes për filmin aksion “Spectre”.
19.Kompozimi muzikor më i mirë:Çmimin e mori Ennio Morricone për krijimin e tij në filmin “The hateful eight”. Ennio dallohet për bashkëpunimet e shumta që ka patur me regjisorin Quentin Tarantino.
20.Regjisori më i mirë:Alejandro Gonzalez Inarritu për filmin “The Revenant”. Ky është viti i dytë rresht që Inarritu fiton këtë trofe.
21.Filmi më i mirë i huaj:“Son of Saul”. Tematika hebreje ka prekur gjithmonë jurinë e çmimeve Oscar dhe këtë gjë bëri dhe ky film i cili trajton vuajtjet dhe sakrificat e tyre.
22.Aktorja më e mirë protagoniste:Brie Larson, aktorja protagoniste në filmin dramatik “Room”. E gjithë historia vërtitet rreth përpjekjeve që ajo bën për të dalë nag dhoma ku e kanë mbyllur sëbashku em djalin e saj 5-vjeçar.
23.Aktori më i mirë protagonist:Leonardo Di Caprio, arrin të fitojë pas 4 nominimeve. Kjo është një ngjarje historike jo vetëm për aktorin por për të gjithë mbështetësit e tij.
24.Filmi më i mirë: “Spotlight”, me regjizor Tom Mçarthy dhe Mark Ruffalo, Michael Keaton dhe Rachel McAdams në role kryesore. Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një grupi gazetarësh të cilët zbuluan skandalin e abuzimeve seksuale mbi fëmijët nga ana e kishës së Bostonit.
http://shenja.tv/


Leave a Reply