Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qendër të Shkodrës. Drejtuesi i një motori është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.
Kalimtarët dhe të pranishmit në vendin e ngjarjes kanë njoftuar ambulancën, e cila ka ardhur në kohë rekord.
Nga të dhënat e para në vendngjarje bëhet me dije se përplasja ka qenë e fortë. Drejtuesi i motorit ka dalë në krahun e kundërt dhe është përplasur me një makinë. Të njëjtat burime raportojnë se i riu nuk kishte mbrojtëse në kokë, ndaj dhe ka pasur gjakderdhje të shumtë si dhe dëmtime të tjera në trup.
I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.


Leave a Reply