Në pergjithësi, kur vjen puna tek e puthura, nga ana mjekësore, të gjithëve mund t’u shkojë mendja tek shpërndarja e mikrobeve, një akt johigjenik, por sigurisht edhe tepër romantik. Megjithatë, e puthura ka mjaft ndikim në gjendjen tuaj shëndetësore, sigurisht nëse personat që puthen nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje ngjitëse.
Përpos faktit që ndihmon në ndërtimin më të fortë të imunitetit tuaj, e puthura ka disa të Mira shëndetësore gjithashtu. Ja, disa prej tyre:
E PUTHURA UL PRESIONIN E GJAKUT
Ndoshta nuk e dinit, por e puthura zgjeron enët e gjakut, gjë që ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Ekspertët e fushës shprehen së e puthura rrit rrahjet e zemrës në një mënyrë të shëndetshme dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
QETËSON DHIMBJET MENSTRUALE DHE ATO TE KOKËS
Kur enët e gjakut zgjerohen gjatë aktit të puthjes, kjo shërben edhe si qetësues, sidomos për dhimbjet e kokës, apo ato menstruale.
LUFTON DËMTIMIN E DHËMBEVE
Duke qënë se e puthura rrit prodhimin e pështymës në gojë, kjo ndihmon të pastrohen papastërtitë, të cilat në më të shumtën e rasteve shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Sigurisht mos harroni t’i lani ato përditë.
ÇLIRON HORMONIN E LUMTURISE DHE LARGON STRESIN
E puthura ju bën të ndiheni të lumtur, pasi kur ju putheni, truri çliron hormonet e të ndjerit mirë, si serotonin, dopamine dhe oxytocin. Kjo do ta përmirësojë marrëdhenien tuaj në shumë aspekte. E puthura gjithashtu largon stresin dhe çliron epinephrine në gjakun tuaj, duke e bërë që të pompojë me shpejt, gjë e cila mund të çojë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq.
DJEG KALORI
E puthura nuk do ua zëvëndësojë pistën e vrapit, por studimet kanë treguar se një e puthur e fuqishme dhe mjaft energjike mund të djegë 8-16 kalori. Nëse puthjes zgjat për një minutë mund të digjni rreth 26 kalori.
FORCON SISTEMIN TUAJ IMUNITAR
E puthura lidhet gjithashtu edhe me forcimin e sistemin tuaj imunitar dhe zvogelon reagimet alergjike të njerëzve që vuajnë nga alergjitë e lëkurës dhe hundës. Një nga studimet e bëra për këtë sygjeron që e puthura mund të rrise imunitetin e femrës nga Cytomegalovirus (herpes virus).
TE TJERA
E puthura ka mjaft të mira të tjera shëndetesore, si rritja e vetë-besimit, tonifikimi i muskujve të fytyrës, ju përdorni rreth 30 muskuj kur putheni, ul cortisolin hormonin e stresit, përmireson humorin dhe zvogëlon ankthin. Endorfina e çliruar gjatë puthjes shton valet e euforisë.
E puthura ju ndihmon të zgjidhni partnerin e duhur./taf.sapiens.al


Leave a Reply