Djersitja bëhet shpesh e bezdisshme, por për ta shmangur pihet një shurup i përgatitur me hudhra të shtypura. Ky shurup pihet në mbrëmje, rreth 2-3 lugë gjelle.
Mund ta pengojmë me sukses djersitjen natën nëse lëkurën e trupit e freskojmë me lëng molle. Ndërsa djersitja e këmbëve evitohet me anën e patateve, të cilat pasi shtypen lihen të thahen. Masa e thatë vendoset në një pecetë dhe lihet për 24 orë.
Vapa e verës dhe ushtrimet energjike shkaktojnë djersitje, por studimet e kohëve të fundit, sugjerojnë se djersa mund të shkaktohet nga një faktor tjetër që nuk ka lidhje me temperaturën e lartë.
Studiuesit japonez mendojnë se receptorët e muskujve që ndiejnë lëvizjet ndikojnë në djersitje. Shkencëtarët nga Hong Kongu kanë ndërtuar një robot, i cili lëviz dhe djersitet. Fjala është për një robot që u është dedikuar dizajneve të rrobave. Ai shërben për modelet e reja që përdoren për kushte ekstreme. Ky robot u quajt Walter dhe kushton 13.000 dollarë, kurse djersitja stimulohet nëpërmjet vrimave nëpër trup nga del lëngu.


Leave a Reply