
Dashi
Hëna në shenjën e Peshkut ju sjell lajme të mira ligjore. Puna do përmirësohet dhe ndryshimet që doni të bëni do jenë pozitive.
Demi
Dita e sotme sjell një synim të ri i cili do përkrahet dhe ju do arrini të merrni më të mirën. Në jetën sociale sot do jeni të suksesshëm.
Binjakët
Asgjë nuk duket e vështirë sot sidomos në fushën e karrierës planeve dhe optimizmit për të ardhmen. Mund të merrni lajme të gëzueshëme.
Gaforrja
Dita e sotme ka më shumë hapësira në lidhje me veprimtarinë tuaj. Do keni mundësi të udhëtoni apo të kontaktoni me njerëz të dashur.
Luani
Sot do dilni nga ndikimi i egoizmit të tepruar. Do shpreheni më shumë me partnerët tuaj dhe do doni të jeni vetëm me ta në momente intime.
Virgjëresha
Sot do jetë fillimi i mirë i një bashkëpunimi. Mund ta shikoni si një mundësi që ju jepet në një moment të papritur dhe duhet ta shfrytëzoni.
Peshorja
Puna dhe iniciativat tuaja sot do kenë përparësi dhe mundësi realizimi. Ka ardhur momenti që të bëni ndryshimet që nuk i keni bërë deri tani.
Akrepi
Me sa duket ju do jeni në qendër të vëmendjes në lidhje me shanset apo mundësit që do ju jepen në lidhje me anën sentimentale.
Shigjetari
Dita e sotme ju jep shansin të merreni me çështjet familjare të cilat doni s’ doni duhet ti përparoni drejt zgjidhjes apo ndryshimeve.
Bricjapi
Dita sot do ketë të bëjë me situata që lidhen me të afërmit por edhe me karrierën. Do arrini një sukses i cili ju vë në qendër të vëmendjes.
Ujori
Dita e sotme do flas për ekonominë dhe zhvillime të mira në këtë drejtim. Mund të keni mundësinë të avanconi edhe në çështje ligjore.
Peshqit
Sot keni shanse të mira në jetën personale dhe në çështje që lidhen me ekonominë. Vendimet që do merrni ju sjellin fitime të qëndrueshme.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply