Fobia sociale konsiderohet një çrregullim kronik i shtrirë në kohë, për të cilin kërkohet trajtim. Përgjithësisht këshillohet një kombinim i mjekimit me ilaçe dhe psikoterapisë.Së fundmi, Paroksetina (paroxetine, paxil) pranohet si ilaçi më efikas pëe trajtimin e fobisë sociale.
Mjekimi me ilaçe
Së fundmi, Paroksetina (paroxetine, paxil) pranohet si ilaçi më efikas pëe trajtimin e fobisë sociale. Grupe të tjera ilaçesh, të cilat mund të trajtojnë fobinë sociale përfshijnë frenuesit monoamine oksid (MAOIs) si fenelzina (nardil), beta bllokuesit si proparnolol (inderal) dhe benzodiazepinat si klonazepam (klonopin).
Paralelisht me trajtimin e fobisë sociale, këto medikamente mjekojnë edhe ndonjë çrregullim tjeter që shoqëron fobinë sociale, siç është çrregullimi i panikut.
Medikamendtet anti-anksioz nuk këshillohen për trajtimin e depresioneve. Gjithashtu, individë me histori të abuzimit me ilaçet, alkoolin apo drogat janë të ekspozuar ndaj rrezikut të abuzimit edhe me këtë grup ilaçesh, prandaj këshillohet të mos i përdorin. Gjithashtu përdoimi për një kohë të gjatë i benzodiazepinave çon në varësi fizike. Beta bllokuesit ndalohet të përdoren nga individë me azma apo probleme polmonare.
Si çdo ilaç, edhe medikamentet kundra fobisë sociale mund të kenë efekte anësore. Jo çdo individ me çrregullim të fobisë sociale mund të trajtohet me këto medikamente, por për pjesën më të madhe të tyre, ilaçet zbusin simptomat në mënyrë të dukshme brenda harkut kohorë të disa javëve.
Terapia konjitive-bihejviorale
Terapia konjitive-bihejviorale është një lloj psikoterapie. Personat me fobi sociale mësojnë mënyra të reja për t’iu përgjigjur situatave që shkaktojnë frikë dhe keqfunksionim fizik. Terapisti e mëson personit se si të vlerësojë në mënyrëmë të arsyeshme situatën që e frikëson. Duke i drejtuar besimet e pasakta, terapisti ndihmon personin të zvogëlojë frikën e të qënit i gjykuar nga të tjerët. Këto ndryshime në mënyrën e të menduarit, gërshetohen me ekspozimin gradual të kontrolluar ndaj situatave që provokojnë ankth tek personi.
Leave a Reply