U votëbesua Qeveria e Malit të Zi! Dy deputetët shqiptarë votuan në favor të Qeverisë! Pse? Çfarë arsye kishin? Kush u telefonoi? Si do i japin llogari popullit për këtë veprim të pa pjekur politikisht që shkon në dëm të interesave të shqiptarëve në Mal të Zi? Kur Forumi Demokratik për Integrim i thoshte hapur që “partitë shqiptare” janë satelitë të kryeministrit Gjukanoviq, sulmet vinin nga çdo anë kundër nesh, jo që nuk ishte e vërtetë ajo që thonim, por se donin të mbysnin zërin e të vërtetës. E vërteta sado thellë të varroset, një ditë do shpërthejë nga fundi i dheut. Kjo thënjë u vërtetua sot. Nuk mjafton fakti që pozita e pakicave, gjegjësisht e popullit autokton shqiptar në Mal të Zi është më kritikja në rajon, por edhe të legjitimohet një pushtet që nëpërmjet akteve të ndryshme të varrosë të drejtat themelore të shqiptarëve në Mal të Zi, nëpërmjet disa “shiftarve”! Veprimi i sotëm i përfaqësuesëve politik shqiptar në Mal të Zi, është ndër aktet më të dëmshme të epokës pluraliste të përfaqësimit tonë në Mal të Zi. Edhe disa politikan që sot po i kritikojnë veprimet e këtyre deputetëve, dikur ishin pjesë e kësaj qeverie, pra thjeshtë, sot bëjnë propagandë për “pikë politike”. Bravo ju qoftë ju Deputet të nderuar që rridhni nga treva e Ulqinit dhe e Malësisë që votuat njeriun, që sipas disa organizatave ndërkombëtare etiketohet si kryemafioz dhe kryekriminel botëror. Kjo tregon se etiketat e Kryeministrit janë bërë tuajat dhe ti gëzoni! Vepra juaj sot në parlament përbën krim kundër shqiptarëve në Mal të Zi.
Unë jam Dritani edhe sot!
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply