Kisha bler gazetën “Drita”, të vetmen gazetë letrare të asja kohe, ku ishte botuar një cikël me poezi nga të miat.isha student I vitit të parë në fakultetin e Gjuhë Letërsisë në Institutin e Lartë Pedagogjik në qytetin e Shkodrës. Natyrisht isha I lumtur, pse jo dhe pak I ledhatuar në sedër, për këra “arritje” timën letrare.Midis poezive të botuara ishte edhe nje poezi për “Ison Labërishte”, dhe unë si nip Vlore ndjeheshakrenar që më në fund kasha bërë dicka për Labërinë dhe këngën e saj magjike.
Përballë meje vinte një nga miqtë e mi të mirë, me një buzëqeshje të lehtë në buzë…Beqari ishte miku I jonë, I poetëve të Institutit, ai ishte një vitë para meje në fakultet dhe rrinte përgjithësisht me poetët e kursit të vet si Novruz Shehu, Visar Zhiti, Nazif Agalliu apo ndonjë tjetër, por edhe me ne më të “vegjëlit” Beqari ishte I afërt, miqësor dhe tepër I shoqerueshëm. Beqari mbante gjtihashtu në dorë Gazetën “Drita” dhe me një mirësi njerzore në fytyrë më përqafoj duke më uruar ciltërsisht.”Bukur, më tha ai, bukur, urime Vasil, suksese” Dhe ne ecëm përgjat rrugës duke biseduar.
Ai më ftoi për një kafe dhe pasi u ulëm e më la ta shijoja “triumfin” mr një ton të qetë dhe tepër miqësor, më tha, mendoj se poezia për “Ison Labërishte” kërkon më tepër pubnë Vasil, është ende një ide që duhet shtjelluar…Nuk besjo se ka lab, vlonjat apo kushdo tjetër nga këto trva, që nuk di të këndoj labce.Labi këngën e ka mbiemrin e vet “ konkludoj Beqari, teksa më rilexonte poezinë e botuar në gazetë…Kuptohet që unë heshta dhe po analizoja në mendje ato cka më tha miku im I m irë Beqar Musai, kaluan vite, unë botova disa libra poetic, porn ë asnjë prej tyre nuk e përfshiva poezinë “Isoja Labërishte” sepse ende nuk kasha arritur që të arrija që kënga labe të shëndrrohej në një mbiemër të labit…Eh sa e vështirë ishte, tepër e vështirë. Beqari më kishte dhënë një definicion të mrekullueshmë, tepër të thjeshtë por tepër të vështirë për tu realizuar në artin poetik.
Atëherë kur e botova për herë të parë poezinë “Iso Labërishte, isha një njëzetvjecar, një nip Vlore porn ë fakt I lindur dhe I rritur në Ballsh të Mallakastrës, por asnjëherë I ndarë nga kënga magjike labe, ajo ishte Brenda meje, e bukur mahnitëse dhe e jashtëzakonshme, por unë isha I pafuqishëm ta përshkruaja poetikisht sic duhej…Dhe tashmë që jam një gjashtëdhjetvjecarë I thinjur, më në fundë e kam rishkruar poezinë…dhe shpresoj se do të jetë e arrirë , shpresoj, por më mungon shumë miku im I mirë Beqar Musaj për të më dhënë vlerësimin për poezinë “Iso Labërishte. Gjithësesi Beqar unë pot a sërgoj, edhe pse ende nuk kam guxuar ta botoj miku im, pres vlerësimin tënd Beqar, komentin tënd miqësor dhe dashamirës prej shoku të rrallë, babaxhan, I ngrohtë dhe fisnik…
KJO ISO LABËRISHTE…
-Me përkushtim Vlorës
Kjo këngë…
Dhe një tufë laureshash
Mbi kreshtat e larta
Një ujvrë zërash
Murmurima të arta
Dhe shpirti im që merr flakë
Iso labërishte
Ku jeta
Ecën
mbi kalldrëmin e yjeve
me hejbet plotë dhimbje
dhe supet
ngarkuar më ëndërra
shpërthime shpresash
gjithë vetëtima…
kjo kënga labërishte
më merrë në krah
më ngre
nëpër qiej zërash
buzëqeshje burrash
ku shkunden
puthje vajzash të brishta
dashuri madhështore
të parrëfyera
të rralla,tronditëse
ngjethëse dri në tejbukuri
përqafimë psherëtimash
nën gunën e dhirtë
nëpër rrëpira
ku prrenjtë e pasioneve
cajnëzemrën prej guri
të malit
ku dhimbja,durimi,
krenaria dhe vdekja
shëndrrohën
në një iso të gjatë
plot trishtim të mahnitëshëm
dhe të bukur
gjër në cmenduri…
…iso labërishte
Nëna ime prej kënge
dashuria ime prej zjarri
puthja ime prej rrufeje…
ku lahet deti
dhe ngjitet drejt reve
lumi prej dallgësh
dhe uji
…ku Vlora
Si një vashëz mitike
Kreh flokët…
Dhe mbjellë këngë
Një pyllë zërash
Për bijat dhe bijtë
Dukat, Tragjas e Radhimë…
Himarë, Kurvelesh
…o deti qe sjellë trimërinë
O deti që lind furtunë
Dhe rritë
Shpirtin e labit si trëndelinë…
Male
Male dhe dhimbje…
Male
Male dhe këngë
Ngritur si male
Mbi trupin e brishtë Labëri
Ku isoja
Shëndrrohet në valle
Dhe zëri ynë
Në cdo cep tëndin
Ngre monumente…
Ah moj isoja labërishte
Magjia njerzore
Që magjeps vet magjinë
E ndjej
Je brenda meje
Je fryma dhe ajri
Që rritë mrekullinë…
Isoja labërishte
Që shoqe
Ke vetëm Labërinë…
…dhe kuptohet, pas kësaj poezie të realizuar pas 40 vjetesh, shpresoj të jem në “rregull” dhe të kem thënë dicka të qëndrueshme pse jo dhe të pranueshme nga Beqari dhe gjithë lexuesit e mi…Ne pinim kafe bashkë, rrinim dhe diskutonim të qetë, Beqari ishte një njeri që kurrë nuk nxitohej, nuk ngutej në konkluzionet e veta, por kur e shprehte dicka, ishte vërtetë bindës dhe I pakundërshtueshëm.Ai ishte argumentues dhe rracional, asnjëherë nuk rrëmbehej dhe nuk e pash të shante…Beqari nuk dinte të shante…Ai fliste ngadalë DHE ËMBËL, SIC DINË TË FLASIN NJERZIT E MIRË E TË ZGJUAR…
Tiranë, 25 janar 2016
Vasil Tabaku
Burimi – Faqja personale ne facebook
Leave a Reply