Kanë kaluar 18 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz.Pikërisht më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve, për të sulmuar ata.
Atë natë komandanti Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, por rezistencë ndaj sulmit të forcave serbe kishte bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.
Sulmi i tretë ndaj familjes Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Ku pas një lufte që zgjati tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë këtu edhe komandantin, Adem Jashari, të atin e tij, Shabanin dhe vëllain Hamzën.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply