Pak kohë para vrasjës nga dora gjakatare e udbashëve në Untergrupenbah të Gjermanisë Jusufi këndoj këtë këngë të dhimbshme kushtuar Nënës së tij.
“…..Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s`do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë….”
JUSUF GËRVALLA
TEKSTI I KËNGËS
DO TE KTHEHEM NENE (Sjellur nga Vjollca Kaciu)
Ka kohë që më mundon
vetmia o nënë
E votër braktisa një ditë
N´vendlindje e di është vjeshtë vonë
Të presin të korrura e brenga.
N´mendime m´ke tretur
tani o nënë
për birin që të la n´vetmi
Shikimi përhera kah dera t´përgjon
trokitje të lehta dëshiron.
Ref
Kthehu shpejtë m´ke pas thënë
se brengat më kanë molisur
Të presin shokët një vorr nën bli
Porositë e babait tënd.
Kaluan pranvera e vjeshta o nënë
që kur ti e ndjell veç një kthim
nëse vetë nuk do të mundem
do i them birit tim
Në vendlindje le t´shtrojë çdo gëzim
Të lutem jeto me shpresa o nënë
se dikush një ditë do t´trokllojë
N´atë vatër ku së pari zëri im jehoi
Andej nipat le të ngrejnë shtëpinë …
Lavdi jetes dhe vepres se Jusuf Gervalles,Kadri Zekes dhe Bardhosh Gervalles !…
Burimi – Facebook
Leave a Reply