Aldo i emisionit të mëngjesit në Tv Klan e gjen gjithnjë një mënyrë për të tërhequr audiencën. Këtë herë ai ka ftuar një fallxhore, identiteti i së cilës nuk u bë me dije. Gjatë gjithë kohës, fallxhorja mbante një kapelë për mos t’u identifikuar ndërsa përmes letrave që hapte në tavolinë lexonte marrëdhënien Rama-Meta. Më poshtë do mund të lexoni gjithçfarë fallëxhorja tha për “Aldo Morning Show” në transmetim të drejtpërdrejtë.
“Janë në një shqetësim total të dy palët me gjumë të prishur me pak shpresa për të dalë në një përfundim të përbashkët dhe gjithmonë shtyhen me pritjen sot nesër për të arritur sadopak në një përfundim.
Është më optimist Ilir Meta në këtë problem, Rama në dilemë, Meta priret nga një optimizëm më i madh.
Rama i shqetësuar totalisht e mendon këtë si një betejë, ka më tepër humbje se shpresë, pret me patericë një lajm nga Ilir Meta, zgjidhjen e ka të varur nga Ilir Meta. Është i dorëzuar, kështu e konsiderojnë letrat.
Si do shkojë…
Do prishen si koalicion, do prishen dhe më tepër, tani nuk është fort i deklaruar, por do deklarohet, shumë shpejt do prishet. Nuk flas për zgjedhje por për prishje, prishja e koalicionit është zgjidhja dhe shpëtimi i këtyre të dyve. Ilir Meta luan me asin, e ka të mirën në xhep, si ti pëlqejë o ta pranojë kushtin që i është vënë në tavolinë o ka zgjidhje tjetër. Ramës i kanë ngelur projekte të pakryera financiare në dorë, nuk arrin qëllimin e vet ashtu sikur e ka menduar….
Më doli asi, paska zgjedhje…
Dicka urgjente i ka bashkuar bashkë, rreth një ngërci po bisedojnë, i shqetëson zvarritja, duhet ky ngërç mos zvarritet”, konstatoi fallxhorja e cila hera-herës kishte dhe ndërhyrjen e Aldos që i kujtonte t’i shikonte mirë letrat se “gjithë Shqipëria ka vetëm këtë hall tani”.
http://www.albnews.al


Leave a Reply