Labinot Gjini
Cdo xhami dhe çdo kishë në trojet shqiptare është e Shqipërisë, është e shqiptarëve. Është trashigimi e jona. Edhe ato të cilat Qeveria kuislinge e Kosovës ja ka ndarë Serbisë si zona kulturore të veçanta, janë tonat. Ato nuk ishin dhe nuk do të mund të jenë të Serbisë. Në çdo secilin objekt fetar, përfshirë edhe ato të zonave kulturore të veçanta, çdo shqiptar, kur të ketë nevojë mund të futet dhe të lutet në drejtim të Zotit. Cdo klerik apo prijës fetar, i cilësdo shtëpi fetare qoftë, ai duhet të jetë shqiptar dhe duhet të di vetem një gjë në mënyrë parësore : të njoh shpirtin dhe filozofinë shqiptare, vlerat e tij historike, gjuhësore, kulturore, artistike dhe synimet kombëtare në të cilat çdo secili njihet dhe të cilat i njeh edhe Zoti. Nëse i njeh këto dhe di ti transmetoj në drejtim të shqiptarëve dhe në drejtim të Zotit, ai është dhe duhet të pranohet si një prijës i vërtet dhe i respektueshëm fetar e kombëtar. Kjo është esenca e fesë përbrenda Shqipërisë dhe shqiptarisë. Shqiptaria është mbërthyese si nga ana historike (sepse shumë herë më vjetër dhe më e qëndrueshëme në kohë) si nga ana shpirtërore e çdo feje. Prandaj, fetë tek ne marrin kuptim vetem kur ato përqafojn shqiptarinë. Vetem atëherë ne e gjejm veten në to. Kurse, çdo kush që tenton përbrenda Shqipërisë (të gjithë trojëve shqiptare) dhe shqiptarisë të mendoj, të komunikoj apo të sillet përmes ideologjive, gjuhëve, kulturave, artit të huaja dhe kundra shqiptare do të humbas dhe do të quhet i humbur. Mbijetesa e çdo feje brenda Shqipërisë n’varet tërësisht nga forca e përqafimit që ajo i ka bërë shqiptarisë.
Rroftë Shqipëria ! Rrofshin shqiptarët !


Leave a Reply