Përgjigjia e vajzës pas tradhëtisë me shoqen e ngushtë.
Pak ditë pas ndarjes nga e dashura, Geni i shkruan asaj një letër përmes Anabel. Në këtë letër të ardhur në shkurt, Geni i përgjërohet Erjolës që t’a falë tradhëtinë e tij. Por nuk vonon shumë që në Anabel të vijë edhe përgjigja e saj, duke zbuluar të gjithë shkakun e ndarjes së tyre. Sa mund të falet një tradhëti?
“Mirmbrema. Ju lutem postojeni.. Une jam i ri ne faqen tuaj dhe per her te pare shkruaj sonte. Jam Geni dhe kjo esht per Erjolen. Te dua me zemer dhe me shpirt, ti je e bukura ime, ti je shpirti im. Ma jep edhe nje mundesi te lutem engjelli im. Me beso qe e kam kuptuar se pa ty jeta ime svlen asgje.. Jam penduar aq shum sa vetem nje zot e di, nuk e di ti cfar jam ne gjendje te bej per ty.. Te shkruaj te kjo faqe sepse un e di se ti e lexon cdo status. Ma hiq bllokun zemer dhe ndize nr e tel sepse un jam i vendosur se do te vij te shtepia ose do te te rrembej me zor, sepse ti je vetem e imja dhe e askujt tjeter.. Po te duash me shaj ne ofendo ose me vrit vetem mos me refuzo mos ik nga une.. Une dua te kerkoj ketu publikisht te behesh nusja ime.. Te lutem me thuaj po dhe me lumturo jeten.. Po vuaj aq shum.. Pa ty un nuk jam asgje, pa ty nuk egzistoj.. Ju lutem njerez, beni dicka qe bukuroshja ime te me fale dhe ti thote po propozimit tim.. Un jam i gatshem te jap dhe jeten per te, sepse ajo esht e pazevendesushme esht gjeja me e cmuar per mua. Po pres me padurim nje mesazh nga ti, ose ketu tek Anabeli ose mua personalisht ne fb ose te telefon. Une po pres zemer… ”
Por gjërat nuk janë ashtu siç duken. Shumë shpejt ka ardhur edhe përgjigja e vajzës së cilës i drejtohej letra. Ja çfarë shkroi ajo.
Pershendetje Anabel. Dua ti them Genit qe per mua ka marr fund gjithcka.. Une kurre nuk ta fal tradhetine edhe c’eshte me e keqa me shoqen time qe e kam pasur si moter gjithe keto vite.. Nuk me interesojn pretekset se ke qene nen efektin e alkolit as nga ti as nga ajo.. Per mua qe te dy jeni te vdekur qe nga 1 jave.. Merre unazen tende e shko propozoi Ides, ajo do te pranoje sepse eshte femer pa cipe, sepse smund te ma bente mua nje gje te till qe e kam mbajtur si moter, po nuk thone kot qe i joti ta fut sot.. Tani qe ka marr fund cdo gje mos kerko ta rimekembesh ate qe u shemb para pak ditesh. Une jam e afte te gjej tjeter fundja sje i vetmi ne kete bote. por me vjen keq per ju, sepse njeri humbi nje njeri qe e donte sinqerisht dhe pa interes dhe tjetra humbi nje moter qe i rrinte prane me vite.. Vafshi ne djall qe te dy.. Kaq kisha per te te then. Sepse interesi qenka mbi gjithcka sot, madje dhe mbi shoqerin dhe tradhtia dhemb por prap se prap une jam e forte, do ja dal dhe pa ju. Ju jeni e shkuar dhe un do vazhdoj te shoh te ardhmen. Lamtumir Geni dhe jet te lumtur me “Idushen” tende.. Erjola.
Anabel
Leave a Reply