Danaj: Komunizmi izoloi Shqiperine, Brukseli izoloi KosovenEshte nje e vertete e hidhur. Por dhimbja e se vertetes eshte gjithmone me e lehte se dhimbja e mashtrimit. Pse e them kete? Degjova nje ambasador te huaj ne Kosove qe etiketonte nje parti politike ne Kosove te tille qe synon te izoloje Kosoven nen shembullin e Shqiperise se kohes se komunizmit. Bukur zoti ambasador!! Po tani qe ne Kosove drejtojne parti politike te cilat i binden Brukselit duke hequr “dhe breket”, po i binden Brukselit per cdo gje? Po tani, pse Brukseli e ixoloi Kosoven dhe shqiptaret duke mos ju liberalizuar vizat? Kush e ka pergjegjesine? Komunizmi apo racizmi fetar dhe politik i Brukselit? Njemije e nje gabime te kete qeveria e Kosoves, njemije e nje difekte te kene politikanet e Kosoves, asnje prej ketyre gabimeve nuk justifikon qendrimin racist te Brukselit. Ai dmth Brukseli i liberalizoi vizat neonazisteve ukrainas, ju liberalizoi vizat proruseve gjeorgjiane. Dhe…la ne izolim la si geto nje popull me te vuajturin e Europes me historine me tragjike. Cfare eshte kjo? Demokraci? Jo. Plotesim kushtesh te BE? Jo. Ky eshte mor ti ambasador vetem shovinizem demokratik. Dhe perfaqesues te ketij shovinizmi jeni ju dhe gjithe trupa e ambasadoreve te BE ne Prishtine. Jeni ju qe preferoni dhe kini nostalgji per Milishevicin dhe Sheshelin. Jeni ju qe me qendrimin tuaj satanizoni shqiptaret. Jeni ju qe shqiptaret i doni si banore ne vende te ndryshme te BE, por jo si popull ne truallin e tyre te quajtur Shqiperi Verilindore ose Kosove. Raciste me kostume demokrati. Shoviniste qe e fshihni ate pas gabimeve te politikaneve shqiptare. Inkuizicioniste fetare qe para disa vjetesh ne mes te PE u shprehet se “vellezerve tane te krishtere, serbe e malazeze ti lejojme te qarkullojne pa viza qe ne 20 dhjetor qe te shijojne Krishtlindjet”.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply