Historia e “7 SHALJANËVE” është historia e :Deli Pjetrit, Marash Palit, Vuksan Gjonit, Ndrek Koltonës, Gjelosh Ndout, Dakë Markut e Ded Shpendit. Aso kohe i derguari i perandorise osmane kerkonte qe krahina e Shales te jepte djem per ushtrin osmane me pretekstin se kto djem do ti sherbenin “ushtris se vendit te tyre”. Abaz Aga i derguari i Pashes se Shkodres ne Shale nuk arriti ne asnje menyre qe tja mushte mendjen burrave te Shales qe te jepnin djem per ushtri. Pasha gjithashtu kishte derguar nenpunsit e tij ne Kelmend por kelmendasit ishin prere ne bese e ishin vrare te gjith ato qe merrnin pjesë ne mbledhje.
Shatete Shaljant bien dakort qe te shkojn ne kala te Shkodres e te takohen me Ibrahin Pashen e Murat Pashen. Me te mberrit ne kala te Shkodre (vend ku qendronin te emruarit e Perandorise Osmane) Shtat çarmatosen nga ushtaret e pashes por ato dorzojn vetem armet e medha ndersa armet e brezit nuk i dorzojne. Gjaet kohes qe Shatate shaljant po bisedonin me pashen i cili nuk linte moment pa i ofenduar ata asnjehere nuk pranunan qe te jepnin djem per ushrin osmane. Situata ne nje moment nxehet dhe shtat shaljant shtien mbi Murat pashen. Deli Pjetri arrin te lagrohet nga kalaja dhe me ndihmen e nje ushtari te kalase nga Kosova strehoet te Shpetin Qatipit (nenpunes osman). Babai i Qatipit e strehon ne shtepi kunder deshires se te birit i cili i kerkonte me cdo kusht qe ta vriste Deli Pjetrin. Por Qatipi pas fjaleve te te atit vendos ta ndihmoj Deli Pjetrin.
Lajmi per vrasjen ne kala kishte marre dhene e te gjithe mendonin se shtate shaljant ishin te vdekur. Deli Pjetri mberrin ne Shale ku nuk pritet mire as nga e ema e tij e cila i thote: “Pse ke ardh ku i ke lan shokt?”. Deli Pjetri do te quhej tradhtar pasi ishte larguar nga kalaja e nuk kishte vdekur se bashku me shoket. Vuksan Gjoni i liruar nga burgu ku mbahej se bashku me shoket e tij me qellim qe te binte popullin shaljan te dorzonte djemte ne ushtri takohet me Deli Pjetrin ne Shale e te dy bashke me ndihmen e Qatipit e ushtarit kosovar te kalase vendosin te shkojn e te shpetojn shoket. Ne kala ndodh perleshje ku ato priten ne bese dhe vriten.
Gjithashtu sot ka shume kënge dhe drama për “7 SHALJANËT”.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply