Çmimi në fjalë është më prestigjiozi në Francë dhe jepet që nga viti 1802.
Viti 2016-të nis me një lajm të mirë për letërsinë botërore, e sidomos shqiptare. Shkrimtari Ismail Kadare është shpallur kësisoj “”Commandeur de la Legion d’Honneur” ose Komandant i Legjionit të Nderit, një dekret ky i dhënë nga Presidenti i Francës.
Çmimi në fjalë është më prestigjiozi në Francë dhe jepet që nga viti 1802. Çmimin në fjalë viteve të kaluara e kanë marrë emrat si Amos Oz – shkrimtar izraelit, Xhysepe Verdi, Princi Aleksandër i Serbisë, aktori Clint Eastwood etj. Këtë vit janë nderuar 600 persona, mes të cilëve viktimat e Charlie Hebdo, Vanessa Paradis, Lionel Jospin, Michel Legrand etj.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.
Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Darka e gabuar.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply