Shpesh shoh ne faqet e rrjetit social F.B. poezi qe ne te vertete nuk jane poezi, megjithese deshira e atyre qe tentojne t’i shkruajne ato eshte e madhe per te paraqitur si poezi. Po, POEZIA eshte shume e veshtiere, delikate dhe pse jo e ndjeshme dhe nuk e pranon kurre mediokritetin aq me teper shtirjen dhe te patalentuarin, ate qe me pak fjale do ta cilesoja jo poet….Natyrisht jo te gjithe jane poet dhe aq me teper jo te gjithe arrijne te realizojne nje poezi e cila se pari e ka burimin tek shpirti dhe tek magjia e paspjegueshme e vetlindjes…poetet lindin, nuk behen. Mund te mbarosh disa Universitete dhe Akademi, por…ah, poet nuk behesh dot as nga diploma, as nga parate as nga deshira…poezia vjen bashke me njeriun e vecante, lind me te dhe jeton me te. Keshtu miqe te nderuar, ne mirkuptim do te thoja me shume dashamiresi, ata qe e ndjejne se…nuk arrijne dote tek shpirti magjik I poezise le te mos I bjen me qafe poezise se mire…. Ka mjaft gjera te tjera qe njeriu mund ta shpreh boten e tij te brendeshme dhe ndjenjat…. Ju jam mirnjohes edhe njehere per mirkuptimin e sinqerte…Mos I bini me qafe POEZSE….
Burimi – Facebook – Faqja personale e shkrimtarit e poetit Vasil Tabaku


Leave a Reply