![]()
Dashi
Dita e sotme nën ndikimin e marsit dhe Afërditës në kuadrat sjell pak nervozizëm dhe tendencë zotëruese në marrëdhënien erotike.
Demi
Shenja juaj do përjetoj disa momente egoizmi dhe situata problematike në marrëdhënien tuaj në çift. Do ju duhet të bëheni më të dashur.
Binjakët
Dita e sotme nën ndikimin e Afërditës dhe Marsit do ju bëjë disi persona të peripecisë dhe kjo do sjell problem në jetën tuaj sociale.
Gaforrja
Pak më të vendosur dhe më të shprehur do bënte që ju të ishit shumë të suksesshëm në jetën tuaj erotike. Bëni kujdes me shpenzimet.
Luani
Me Afërditën në shenjë do të jeni në qendër të vëmendjes. Do keni shumë propozime, do ju duhet të qetësoni partnerët në rast xhelozie.
Virgjëresha
Keni një problem sot, me sa duket nuk po gjeni zgjidhje në një çështje erotike dhe kjo ju ka zemëruar. Do donit të ishit më të vendosur.
Peshorja
Jeta juaj sociale do jetë ne qendër të vëmendjes dhe me sa duket do të keni shume shanse të reja dhe propozime në planin sentimental.
Akrepi
Dita e sotme ju sjell fitore të padiskutueshme në çështjet erotike. Nuk ka qëllim që nuk do ta arrini vetëm se duhet të jeni të vëmendshëm.
Shigjetari
Dita e sotme ju bën të vendosur në veprimet tuaja. Mos e humbisni kohën me persona që nuk ju përgjigjen në aspektin sentimental.
Bricjapi
Pak kujdes duhet të tregoni vetëm në planin ekonomik në se keni çështje ligjore ekonomike për të zgjidhur apo kredi të ndryshme.
Ujori
Shumë erotizëm dhe argëtim do keni në këtë periudhë. Ndoshta duhet të jeni të vëmendshëm të mos shkaktoni xhelozi tek partnerët tuaj.
Peshqit
Dita e sotme ju gjen disi të humbur dhe me ndjesinë që nuk po jetoni dhe nuk po merrni sa duhet si në planin erotik dhe në atë ekonomik.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply