
(Donjeta Pajaziti)
Pse po qanë sot Strellci?
Pse atje ngaroi mileti,
atje rrëzë te bjeshka
Donjetën e morri vdekja!
Oh sa më tronditi ky lajm
edhe këndej oqeani,
ku emri i asaj vajze
me vajzën time më ngjau.
Kush i preu jetën në mes,
kush ishte ai i pa besë?
Kush jan ata barbarë
dorë shkau apo tradhëtarë?
Po ti Strellc pse u bëre memecë?
Në derë kur të trokiti murtaja,
apo mbylle sy e veshë
gjer sa të dëgjohet belaja.
Ah Donjetë moj vajzë e bukur
kush t’i këputi krahët si flutur?
Nuk të la t’i gëzohesh jetës
por të bëri gjah të vdekjes.
Mallkuar qoftë ajo dorë barbari
qe ty të shpiu tek varri,
mallkuar qoftë për jetë e motë
edhe nëse është dorë shqiptari.
Thonë drejtësia triumfon
qoftë herët apo vonë,
në mos fitoftë drejtësia
hak për ty marrtë Perendia!
Sot me zi u mbulua Strellci
gjëmë e madhe familjen e gjeti,
atje rrëzë malit te bjeshka
u masakrua Donjeta!
Ti krimineli i pa emër
si ndihesh qe e mbyte një femër?
Gjaku i saj sytë t’i vërboftë
në vatrën tëndë qyqja vajtoftë!
Pusho e qetë e dashur Donjetë!
Dheu i vendlindjes të qoftë i lehtë!
Më shumë e deshte jetën ti se ajo ty
se të preu në besë me pabesi!
©Maki M Canolli
Burimi – Facebook


Leave a Reply