
Dashi
Sot dita nuk do ketë vetëm premtime por edhe do ndjeni se nga fjalët kalohet në vepra. Disa nga dëshirat tuaja fillojnë rrugën drejt realizimit.
Demi
Do keni një ditë ku zotësia juaj, por edhe shanset që do ju jepen do bëjnë që të keni një sukses të madh në çështjet ekonomike.
Binjakët
Dita e sotme do jetë dita e vënies në funksionim të planeve tuaja. Çdo gjë që ka të bëjë me jetën personale do shkojë pozitivisht drejt zgjidhjes.
Gaforrja
Dita e sotme për ju do rezultojë një dalje nga konfuzioni, qëju ka përfshirë në shumë aspekte të jetës. Një çështje ekonomike do sjellë fitime.
Luani
Ka shumë mundësi që sot të gjeni mbështetjen dhe përkrahjen qe keni kërkuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga miqtë dhe përkrahësit tuaj.
Virgjëresha
Dita e sotme do jetë e veçantë sidomos për karrierën, emrin tuaj si dhe publikimin e punës juaj. Mund të fitoni një proces të rëndësishëm.
Peshorja
Kjo periudhë duhet shfrytëzuar përsa i përket planeve që mund të keni për studimet apo marrëveshjet e rëndësishme për të ardhmen.
Akrepi
Kjo periudhë më shumë se kurrë flet për planet tuaja në aspektin ekonomik. Ka shumë mundësi që të shikoni të ardhurat të shtohen.
Shigjetari
Dita e sotme do ketë të bëjë më shumë me marrëdhëniet me të tjerët. Marrëdhënia në çift do jetë e sqarueshme në rast problemesh.
Bricjapi
Kjo ditë do ketë të bëjë me jetën tuaj të përditshme dhe sidomos me punën. Do keni mundësi të bëni ndryshime në lidhje me punën.
Ujori
Dita e sotme do jetë një ditë me të vërtet e mrekullueshme përsa i përket çështjeve erotike. Do keni mundësinë e një marrëveshje të mirë.
Peshqit
Dita e sotme do ketë të bëjë më shumë me çështje që lidhen me shtëpinë apo të afërmit. Do keni mundësi të punësoheni nga një i afërt.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply