U . Ç . K – ja dhe U. Ç . M ( Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Maqedonisë ) rroku armët për të siguruar të drejtat e pa mohueshme të shqiptarëve të maqedonisë dhe nuk e ndërpreu luftën e saj deri sa me ndërmjetësin e diplomatëve Europian & Amerikan dhe u përpilua ( formulua ) Marveshja e Ohrit , ku për mes neneve të ndryshme të saj sanksionohen të drejtat e shqiptarëve jo si minoritet po si pjesë shtet formues., këtë e firmosi delegacioni maqedonas , po ashtu dhe përfaqësuesit e U. Ç .K & U. Ç. M – së. Afati kohor i realizimit total i Marveshjes së Ohrit u caktua 4 vjet. Duke shikuar afatet , Del se kan kaluar 14 vjetë dhe nga ” Marveshja e Ohrit ” nuk ju është realizuar asnjë nga nenet e kësaj marveshje.
Shtrohet pyetja ; Si shpjegohet kjo.?
Kjo shpjegohet me faktin se sllavo-maqedonasit kan blerë e koruptuar krerët e Shqiptarëve të atjeshëm? Duke dashur të ndihmojmë historinë , i paraqesim opinionit shembullin e serbëve të Kosovës , të cilët kanë vetëm një parti, partia serbe e kosovës , kurse shqiptarët paraqiten me disa parti me emra të ndryshme , veprimet e të cilëve po të analizoheshin nga deputetët e partive Shqiptare të maqedonisë do t’ ju ishin tundur këmbët me litar qysh prej kohësh . Ndaj dhe Gruevski luan me deputetët e partive Shqiptare dhe kundërshtit që ato paraqesin në parlamentin maqedonas janë formale dhe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se trashin qafën Gruevskit.
Me këtë rast më kujtohen varget e Pjetër At Gjergjë Fishtës , i cili thotë ;
” pashi njatë zotë e emnin tuaj mos lakmoni para të huaj , sa do von me pas me shku , prap i juaji ka me qëllue ” .
Shtoj pyetje ;
Çfarë loje luhet me shqiptarët e maqedonisë ? Po ambasadorët e BE – së dhe Amerikës në Shkup nuk e kupojnë se si tallete Gruevski me shokë , me ta ? !
Qytetarët e tjeshtë të shqiptarëve të Maqedonisë duhet të ndërgjegjësohen dhe të jenë të sigurtë se kur të realizohet ky ndërgjegjësim kryetarët e partive të maqedonisë nuk do munden të jenë më gjë tjetër veçëse si lecka të vjetra për të pastruar rrugën e lavdishme të lirisë që do ti bëjë Shqiptarër të barabartë në të gjitha instancat. Themë se përderisa nuk është realizuar Marveshja E Ohrit , fshatrat e Shqiptarëve të atjeshëm do të digjen krejt njashtu si shkojn ” fluturzat ” e digjen në flakën e kandilit të natës dhe shqiptarët atje do të rihen si gomari në duhan.
Fajtorët dhe huliganët sllavo – maqedonas, drejtësia e atjeshme bënë sikur i ndjek , kurse gjykata e atjeshme punon nën parullën , ” Njëri u Zduk , tjetrin nuk e di çfarë e mori ” Përfundimisht mesazhi i këti shkrimi është se përderisa të mos ketë një parti Parti Unike Shqiptare , sllavo – maqedonasit do të ulen këmb – kryq në sofrat e tyre duke ngrën të parët Bakllava dhe Shqiptarët Grosh qore .
Baton Marku Student – Universiteti Mjeksisë Veterinare Tiranë
Tiranë , 18/ 09 / 2015
Tetova sot


Leave a Reply